I nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë, java që vjen sjell temperatura përvëluese

redaktor

Data shënon 19 qershor dhe temperaturat janë 32 gradë celsius, por kjo është minimalja e tempraturave ‘të çmendura’ me të cilat do të keni të bëni në ditët në vijim. Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, do të vijnë në Shqipëri dhe do të sjellin temperatura mjaft të larta, sidomos në zonat e ulëta.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në një njoftim në faqen zytare bën me dije se të dielën, vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Kulmi i temperaturave do të jetë të enjten, 38 gradë celsius!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *