Një automjet ka aksidentuar dy këmbësore në bulevardin “Migjeni” në Tiranë.
Policia Rrugore ka publikuar një njoftim mbi ngjarjen:
“Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”
