SHËNIM: Gojëdhëna e peshkatarit dhe një marrëveshje kundër korrupsionit. A e ka Shqipëria potencialin për t’i ndalur hovin fenomenit frymë-marrës?

redaktor

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA 

Sipas një gojëdhëne, që tregohet shpesh për të motivuar nxënësit dhe studentët e rinj për të mësuar një profesion a t’ia dalin në jetë, një djalë i ri kalon një ditë pranë një peshkatari që po peshkonte në breg të një lumi. I uritur, i riu i lutet peshkatarit t’i japë një peshk. Por peshkatari refuzon kategorikisht. Në vend të saj i ofron të riut t’i mësojë zanatin e të kapte peshqit e vet.

Ishte kjo që më ra ndër mend kur, në datën që do të zhvillohej edhe provimi i fundit i maturës shtetërore, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada e Italisë në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashikohet përpilimi i një programi pilot përmes të cilit do trajnohen nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri, me qëllim sensibilizimin e tyre ndaj ligjshmërisë dhe luftës ndaj korrupsionit.

Për shumë, kjo nismë mund të ketë pamjen e një përçapjeje minimale dhe me impakt disi të limituar, sidomos kur bëhet fjalë për një shoqëri si e jona, ku fenomenin multi-dimensional e kemi lënë të lëshojë thellë rrënjë, dhe e kemi ushqyer e majmur ‘prej hallit’, frustrimit apo pamundësisë për të bërë ndryshe.

Sigurisht një projekt i tillë nuk pritet të bëjë mrekullira. Korrupsioni në Shqipëri apo vështirësitë për të zgjedhur të ligjshmen, të drejtën, të duhurën nuk do të tkurren përnjëherë. Por adresimi i një prej plagëve më të mëdha të vendit, fillimisht, shpreh shpresën. Tregon se Shqipëria e ka potencialin, një potencial i shqueshëm, për t’i ndalur hovin fenomenit frymë-marrës.

Është një nismë e vyer dhe e mirëmenduar që shpreh gatishmërinë dhe interesin e një shteti europian për ta mbështetur shoqërinë tonë konkretisht dhe nga afër, jo duke ofruar ‘lëmoshë’ sa një vakt bukë me peshk.

Ajo që inspiron në këtë marrëveshje, që uroj nuk harrohet zyrave administrative, është se më shumë të rinj mund të ndryshojnë perceptimin e rrugëve që duhen ndjekur për të arritur atë që dëshirojnë e kanë nevojë. Eshtë mundësia se një numër më i madh i tyre do të refuzojnë të bëhen palë e pjesë e fenomenit që i stërmundon, që i ha hakun, që i vjedh të ardhmen, dhe që i degradon vendin.

E ku i dihet, ndoshta si rrjedhojë, maturantët e vitit të ardhshëm do të refuzojnë të hynë në provim me celular, nuk do pranojnë të fotografojnë pyetjet e t’i postojnë ata rrjetesh sociale gjatë provimit, nuk do bëhen pjesë e nuk do lejojnë të gabuarën t’i joshë, do pranojnë të testohen si të barabartë mes të barabartëve.

Ku i dihet ndoshta kështu mësohet të zësh peshk dhe një ditë në rrjetë bien edhe “peshqit e mëdhenj”.

 

Share This Article
10 Comments
  • Per pushtetin rendesi ka te pushtetoje e te fitoje , xhepat te mbushin…ke kto gjera tolerojne e sjua ndjen fare….hiqi tenders dhe e shikon si re shqyejne , do I marin me vete…….

  • Nje hartim per klasat e fillores!
    Merruni me hallet reale te popullit e jo me plotesimin e deshirave te adoleshenteve qe duan te duken!

  • Multidimensional =shume dimensional. Kur mund te gjesh korrespondentin ne shqip, beje. Projekte pilot italianet bejne edhe ne burgjet e tyre. Psh perpiqen te edukojne shitesit e droges ne rruge, marokene, shqiptare, etj, qe te mesojne ligjet e te mos trafikojne. Por ata dalin nga burgu dhe I kthehen prape zakonit. Per ironi te fatit, italianet as peshkun duhet t’ua japin, as duhet ti mesojne si kapet peshku

  • Edona leri llafollogjit , teoria per tu ber i ndershem me ndergjegje nuk hyn ne as nje vesh , korrupsionin e dashurojn nga thellsia shpirtit i gjith njerzimi , ai nuk zhduket me ndergjegje kurr , se ata qe ty te msojn grepin per peshk ne teori , ne praktik te ter paran e tyre e zotrojn fal korrupsionit , nuk jemi ne Shqiptaret popull me i keq se te tjeret , por ne e dashurojm shum drejtesin kur nuk kemi gje ne dor , por gjithashtu dhe korrupsionin e dashurojm te ter me pasjon kur na jepet mundesia si i gjith planeti , nuk esht ndergjegjia njerzore qe e zhduk korrupsionin , kjo esht genjeshter , ate e zhduk vetem ligji asgje tjeter , kur tek ne ne kohen e PPShs ishte ligji me vdekje kush abuzonte me nje milion e nje lek , ne shqiptaret ishim aq te ndershem sa kalonim xhdo imagjinat , sa dhe nje thes me lek qe i ra ne rrug ne kombinat makines bankes nuk e prekte njeri me dor deri sa u kthye mas dy oresh makina bankes e mori prap , lind pyetja po sot nese ndodh kjo gje , ne po ai popull jemi si do vepronim sot qe dhe kur vret vetem futesh ne burg , ja pra kush e zhduk korrupsionin ligji vetem ligji , te tjerat jan prralla per ti treguar te tjerve qe je integru mir ne kapitalizem kaq.

  • KORRUPSIONI zhduket ne se kryeministri eshte vete i AFTE dhe i NDERSHEM!
    Ne se kryewministri eshte i pa afte dhe i korruptuar vete,te tille do zgjedhe edhe ministrat,deputetet etj!
    Ne nje shtet antikorrupsion te gjithe duhet te jene te kontrolluar,qe nga kryeministri e deri tek sanitarja e ministrise!
    Por nje kryeminister i AFTE dhe i NDERSHEM kurre nuk do lejoje ,qe t’i privatizoje te gjitha sherbimet shteterore,kur ato duhet t’i kryeje vete!
    Sidomos ne SHENDETESI,t’i japesh te gjitha sherbimet me PPP eshte nje KRIM i madh shteteror!

    Viktimat e vetme te korrupsionit jane qytetaret,por Rama,por ai ia ka mbyllur qytetareve te gjitha mundesite qe te ankohen ndaj padrejtesive,prandaj njerezit japin ryshfet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *