Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, teksa lëviznin me mjetin e tyre në zonën e Teverolës, në provincën e Kazertas.
Të dy shqiptarët, të moshave 26 dhe 34 vjeç, lëviznin në rrugët e qytetit me një makinë të markës “Mercedez Benz”, të cilën e mbanin me targa shqiptare.
Sirenat e policisë të instaluara në një makinë me targa shqiptare, ka qenë arsyeja që automjeti u ndalua nga policët italianë, të cilët arrestuan të dy shqiptarët.

