I dashur KORRUPSION! Çfarë të bëjmë dhe si të sillemi ne vdekatarët, “budallenjtë” dhe hamenjtë e njerëzimit që, me kokëfortësi, nuk të qasemi e as të pranojmë?

redaktor

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

 

Korrupsioni është një kancer që vjedh të varfërit, gërryen qeverisjen dhe
karakterin moral të shoqërisë si dhe rrënon besimin”  – Robert Zoellik*

 

“I dashur” Korrupsion!

Ti je po aq jetëgjatë sa njerëzimi, por ti as nuk plakesh dhe as vdes kurrë. Ke vendosur të vdesësh njëherësh me ne, domethënë me “armikun” tënd të papajtueshëm. Emri yt shafqet aty-këtu, mallkohet, ironizohet dhe “dënohet” me vdekje, e megjithatë ti vazhdon krenar dhe i patrembur udhëtimin tënd të lashtë, së bashku me ne dhe kundër nesh.

Kundër teje flasin të gjithë, përbetohen gjithashtu të gjithë se janë të gatshëm të të luftojnë dhe, madje, edhe të flijohen në betejat kundër teje. Mirëpo, ti ke shumë shokë dhe miq të cilët të ushqejnë, mbajnë gjallë dhe forcojnë, sepse ti iu nevojitesh atyre dhe pa ata ti nuk jeton dot. Shokët dhe miqtë e tu ndodhen midis nesh, por nuk janë si cilido prej nesh.

Zakonisht ata bëjnë pjesë në “elitën” e shoqërisë njerëzore, janë të shkolluar dhe finokë. Nuk e tregojnë shoqërinë me ty dhe as marrëdhëniet e tjera që krijoni në mirëkuptim midis jush. Ata e dinë se ne të tjerët, shumica, shumica e pafuqishme, të urrejmë prandaj preferojnë të rreshtohen me ne me fjalë dhe të flirtojnë me ty me vepra.

Përballë nesh ata betohen se janë armiqtë e tu dhe se do të bëjnë çmos të të gjejnë dhe luftojnë pa mëshirë, por pas shpinëve tona, ata takohen me ty, të përqafojnë dhe falënderojnë për miqësinë dhe përfitimet e begata që bujarisht iu garanton.

Miqtë dhe mbrojtësit më të mëdhenj tuaj janë zakonisht burra “fisnikë” me kollare ose papion, por, edhe gra serioze dhe “dinjitoze”, janë njerëz që kanë kërkuar besimin tonë dhe e kanë fituar atë, jo rrallë për shkak të angazhimit dhe premtimeve të tyre për beteja legjendare kundër teje. Ne iu kemi besuar atyre, domethënë fjalëve të tyre, por iu kushtojmë pak vëmendje veprave dhe sjelljeve të tyre.

Ata janë aq të mençur sa t’i qëndisin aq bukur fjalët për t’i bërë bindëse dhe t’i fshehin aq mjeshtërisht veprat dhe miqësinë me ty në mënyrë të tillë që, edhe kur ne i kapim në flagrancë në krevatin tënd, ata na thonë se ky ka qenë një iluzion dhe jo realitet.

Ti je modest dhe nuk preferon të shfaqesh apo të mburresh për aftësinë dhe veprat e tua, ti qëndron në hije. E pse të flasësh, kur veprat e tua shkëlqejnë në dritën e diellit, të hënës, të yjeve dhe të netëve pa hënë e yje? Hotele dhe vendpushime gjigante, restorante luksoze dhe kazino moderne, perandori biznesi të pamasa dhe vepra publike mahnitëse, banka kolosale dhe, madje, shtete “model” për nga zhvillimi, luksi dhe estetika janë veprat e tua ose, më saktë, rezultat i bashkëpunimit tonë me ty.

Ato shfaqen dhe propagandohen si shembuj përparimi, aftësie, vizioni dhe demokracie, por, në të vërtetë, janë veprat e armikut tonë të përjetshëm.

Nëse ndonjë prej nesh ka guximin e marrë të ngrihet kundër tyre dhe t’i denoncojë ato si vepra të pamoralshme dhe të paligjshme, atëherë vihet në provë gatishmëria e përhershme e bashkëpunëtorëve të tu, e ndihmësve të tyre në media dhe e një pjese të “elitës” intelektuale dhe akademike mbarëbotërore. Me aftësitë e tyre, gatishmërinë dhe prestigjin që iu siguron pozita e tyre shtetërore, intelektuale dhe mediatike, ata janë në gjendje të telendisin cilindo që guxon të hedhë hije dyshimi mbi arritjet madhështore të konkurrencës, tregut të lirë dhe shoqërisë demokratike.

“I dashur” Korrupsion!

Ti ke qenë dhe mbetesh shembull i zgjuarsisë dhe shkathtësisë sepse ti, ndër shekuj, i ke joshur të gjithë në shoqërinë tënde, por shokë dhe miq ke mbajtur pak. Ke mbajtur dhe forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin tënd me më të zgjuarit dhe më të pasurit dhe ke hedhur tutje përpjekjet e disa të dobtëve dhe të varfërve për aleancë me ty.

Sa më e lartë shkalla e zhvillimit të shoqërive dhe kombeve, aq më i ngushtë dhe më i fuqishëm rrethi i njerëzve që gëzojnë miqësinë dhe bashkëpunimin me ty. Çfarë të nevojitet një ushtri e madhe me ushtarë lakmitarë, por pa mend e pushtet, kur aleanca jote me gjeneralë e kolonelë të politikës, biznesit dhe medias të mjafton të mbijetosh duke kalëruar mbi shpinat tona të kërrusura dhe të vuajtura?

Banka që fshehin burimet e parave dhe mjetet e thithjes së tyre; miliarderë që s’paguajnë taksa; trafikantë që nuk njohin ligj, fe dhe atdhe; biznesmenë matrapazë që shesin shtrenjt e blejnë lirë por edhe paguajnë pak ose aspak; politikanë që luajnë bixhoz me paratë tona në buxhetin e shtetit duke i hedhur nëpër tryezat e tenderave dhe koncesioneve apo duke i shpenzuar në luftëra grabitëse të maskuara si përpjekje për rivendosje të drejtësisë apo rendit botëror; prokurorë e gjyqtarë që e vënë të drejtën në peshoren e fitimit, ndërsa në sfond të karriges, ku mbështesin shpinën, vetëtin në korrnizë të praruar parimi: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”; manjatë të mediave që hiqen si profetë të së vërtetës dhe prijës të luftërave për drejtësi dhe transparencë, janë vetëm disa nga miqtë e tu më të vyer dhe të përhershëm.

Ne jemi përditë dëshmitarë të faktit që në vendin tonë dhe kudo në botë ndodhin zënka, denoncime, akuza dhe zhvillohen beteja midis individëve, grupimeve të quajtura parti dhe, madje midis shteteve, me pretekstin e luftës kundër teje dhe dëshirën e damkosjes së kundërshtarit si mik dhe aleat i yti.

Me këto parulla e pretekste janë rrëzuar edhe qeveri, të cilat janë zëvendësuar pastaj nga ish-armiqtë e tu që, jo rrallë, kanë dhënë prova se janë bërë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tu, madje edhe më besnikë e të përkushtuar ndaj teje sesa paraardhësit e tyre.

Kundër teje janë ndërmarrë nisma dhe shpallur fushata nga qeveri vendore, kombëtare dhe organizata ndërkombëtare, ashtu siç janë shpallur kryqëzata nga perandori të famshme, por ti ke qëndruar i fortë dhe i papërkulur, madje duke depërtuar edhe më thellë në zemrën e shtabeve luftarake të ushtrive apo aleancave antikorrupsion.

Zgjuarsia, guximi dhe fuqia jote janë të pashembullta. Ndonëse pas vdekjes, ti e munde edhe ligjëvënësin dhe armikun tënd të madh Likurgun e lashtë. Mjetet dhe metodat që ti përdor janë të pavdekshme, sepse lënda e parë me të cilën ato janë ndërtuar e ka bazën në vetë qelizat që ngjizën në ato fillime qenien njerëzore. Adami dhe Eva, Kaini dhe Abeli janë dëshmia fillestare e kësaj lënde e cila, diku më pak e diku më shumë, gjendet tek secili prej nesh, duke na joshur e shtyrë kështu drejt mëkatit dhe aleancës me ty.

Shumë prej nesh të shajmë e mallkojmë për aq kohë sa s’kemi mundësi t’i prekim frutat, nuk e gëzojmë mikpritjen tënde dhe mbetemi të shtrënguar të vuajmë pasojat e aleancës që të tjerët kanë lidhur me ty. Por, kushtet ndryshojnë dhe ti tregohesh bujar duke na e hapur sadopak derën, ne të përkulemi me respekt, lëpijmë pështymën e hedhur deri atëherë dhe të betohemi për besnikëri.

Politikanë dhe forca politike që denoncojnë fort dhe përditë kundërshtarët e tyre pse flirtojnë me ty, nuk digjen nga meraku për pasojat që, siç tha pak vite më parë Papa Françesku “Të varfërit e paguajnë korrupsionin”, por nga pamundësia e tyre e përkohshme për të qenë pjesë dhe përfitues të këtij flirtimi.
Çfarë të bëjmë atëherë, në kushtet kur ideologët e rendit botëror, social dhe politik na thonë se “korrupsioni minon të drejtat e njeriut” dhe, ndërsa e kanë shpallur armik global, në prapaskenë dhe në kurrizin tonë e thërrasin “I dashur korrupsion!” ?!

Çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet të sillemi ne vdekatarët, “budallenjtë” dhe hamenjtë e njerëzimit që, me kokëfortësi, nuk i qasemi dhe as e pranojmë korrupsionin dhe miqtë e tij? T’i luftojmë ata? Me çfarë? Armët i kanë ata, peshoren e të drejtës e mbajnë ata, mjetet “morale” të propagandës i kanë ata. Si t’ia bëjmë atëherë? A na mjafton thënia e lashtë “Njih veten!”, apo duhet të njohim mirë edhe të tjerët, aq thellë dhe aq saktë sa të dimë cilët janë miqtë e fshehtë të korrupsionit dhe cilët janë armiqtë e tij? Dhe, çfarë duhet të bëjmë pasi t’i kemi identifikuar ata saktë?

Nuk do të jetë e lehtë, por është e sigurt se i kemi të gjitha mundësitë të bëjmë identifikimin e duhur, etiketimin e drejtë dhe moslejimin të na marrin për budallenj. Asnjë armë e jotja dhe e miqve të tu nuk mund ta mposhtë vendosmërinë tonë për të mos u pajtuar me ty dhe aleatët e tu.

Armët e tua mund të na trembin përkohësisht, të na bëjnë të vuajmë për një kohë të gjatë dhe të mos ndihemi të barabartë për gjithë jetën, por ato nuk mund ta thyejnë mospajtimin tonë me ty dhe as të na rreshtojnë në formacionet e aleatëve të tu. Por, vetëm me një kusht: Që të jemi njerëz, qoftë edhe në pakicë.

Me “keqardhje” më duhet t’i them bashkëudhëtarit korrupsion se nuk e gëzon etiketën e mirësjelljes time deri në lartësinë e thirrjes “i dashur”, madje gëzon neverinë time, ai dhe miqtë e tij në shoqërinë njerëzore, megjithëse ky fakt as i bezdis dhe as i rrezikon, por i bën të qeshin me qesëndi.

Kështu ka qenë, kështu është, por kështu nuk duhet të jetë.

 

*****

*Robert Zoellick- Jurist amerikan dhe ish President i bankës Botërore.

Share This Article
20 Comments
    • Doni te zhdukni korrupsionin ne Shqiperi?
      Ikni nga Shqiperia si emigrante ose pergjithmone nga kjo bote ne Sharre!
      Rruge tjeter nuk ka,per deri sa kurre nuk jeni ngritur per hallet tuaja,por per partite!
      -E pyes nje pensionist:A te del pensioni?
      -Jo,me thote,se marr vetem 15.00 leke ne muaj,ku gjysma me shkon per faturat e dritave,ujit,blej ujin per te pire dhe gjelle ne dyqan etj!
      Mezi me del per te pire nje kafe!
      -Po sikur te dalim bashke ne proteste per cmimet e larta,taksat e lartya,pensionin e ulet etj para kryeministrise,a vjen me mua?
      Jo,nuk vij me thote se JAM I MAJTE dhe nuk protestoj kunder qeverise tiome!
      -Po si qenka qeveria jote,o lume madh,kur te ka lene barkthare?
      Si qenka qeveria jote kur nuk te pyet fare edhe kur ke nje hall qe ta ka krijuar rrogtari i qeverise apo i bashkise?
      Si qenka qeveria e jote kur per 8 vjet NUK TE RRITI ASNJEHERE PENSIONIN?
      -Si qenka qeveria jote,kur nga pasurite kombetare,qe na takojne te gjitheve nuk te ka shtuar ne vit ASNJE LEK?
      -Si qenka qeveria jote kur u mjekove nga covid 19 ne shtepi dhe nuk te riimbursoi asnje lek per barnat e sherbimet?
      I mjeri popull,pse je kaq DELE do beje qejf kjo qeveri dhe te tjerat qe do vijne me pas!
      Asnje qeveri nuk eshte e popullit,o popull!
      Populli duhet te jete ne OPOZITE tere jeten ndaj cdo qeverie,ndryshe terbon ajo sic ka terbuar!

  • Ua sa I zgjuar qenke or I urruar..! Na e sollet tere Ameriken ketu na I sollet, I harruat patriotet si p. Sh. Fulkani Bode, Shejtani etj etj “me vlere” ..! Sa bukur tingellonka dhe fjala “vdekataret”…! Kush po e “katranos”e kete te urruar gjuhe..! Nuk do” per shkrime letrare” korrupsion ore Malak, qe po na merzisni gazetat, por “dru”, konfiskim e birruce, e jo te hash e te pish, por pune, te shlyesh kusuret..! Po shihni se ka mungese ligjshmerije, pasi hajdut ka shkrruar e ligjin, reagon I, germoni e mos u merni me Ameriken..! Harruat “Lin kalin” dhe po na “kerceni” amerikance..!

  • Zoran Zaev nje pushtetar Ballkanas tha keto dite – “Do iki pas 2 vitesh! Ne Ballkan nje pushtet mbi 8-vjecar behet Autokratik patjeter…”

    Ti Viktori Males po perpiqesh te luash rrolin e budallait apo ke rreshkitur vertet?
    Si ben bota ore, asgje me shume! Te levizen qeverite se edhe uji qelbet duke ndenjur jo me nje mocal korrupsioni. Te largohet qeveria pa e pritur 8 vjet e jo me te zgjatet zullumi pertej 8 vitesh. Kaq, dhe mos u budallalleps vullnetarisht per hir te sherbimit ndaj pushtetit.

    • I dashur korrupsion!
      Ne te duam ty aq shume sa te kemi votuar kryeministrin tone per padronin tend!
      Duam apo nuk duam ne do votojme gjithmone per ty,se po nuk votuam per Ramen do vije Basha!
      Ne edhe MUT do hame,por padronin tone nuk e tradhjetojme kurre!
      Keshtu kemi bere 500 vjet nen pushtimin turk,keshtu beme 15 vjet nen Zogolli,keshtu beme 50 vjet nen Enverin dhe keshtu po bejme per Berishen dhe Ramen!
      Jemi rrace otomane ne!

  • I dashuri dhe i nerumi i te gjithe pushtetareve Korrupsion:

    BEJI TE FALA BUSH JUNJORIT DHE PENTAGONIT TE TIJ DHE AMBASADORIT TE PANERUM WITHERS!

    qe:

    Financuan me 300 meleon dollaro USD firmen private Saliu&Son per te shitur kontrabande fisheket e ndryshkur kineze dhe barutin e predhave te Enverit nga Albani-Stani per ne Afgani-Stan, ne nje mareveshje tejet korruptive ne terrin e nates,

    dhe qe:

    BERI TE MUNDUR BUMJEN E GERDECIT ME 26 VIKTIMA NJEREZORE, FEMIJE DHE PRINDER KREJT TE PAFAJSHEM

    dhe qe:

    Askush nga SHBA nuk i ka kerkuar falje popullit shqyptar per kete krim makaber nderkombetar me baze te papare korrupsioni pushtetar.

  • Ua sa I zgjuar qenke or I urruar..! Na e sollet tere Ameriken ketu na I sollet, I harruat patriotet si p. Sh. Fullani Bode, Shejtani etj etj “me vlere” ..! Sa bukur tingelloka dhe fjala “vdekataret”…! Kush po e “katranos”e kete te urruar gjuhe..? ! Nuk do” per shkrime letrare” korrupsion ore Mala, qe po na merzisni gazetat, por “dru”, konfiskim e birruce, e jo te hash e te pish, por pune, te shlyesh kusuret..! Po shihni se ka mungese ligjshmerije, pasi hajdut ka shkrruar e ligjin, reagoni, germoni e mos u merni me Ameriken..! Harruat “Lin kalin” dhe po na “kerceni” amerikance..!

  • korruption mbi borxhin e dhene nga fondi monetar internacional (FMI) plus borxhit e dhene nga Banka Europiane per vendet me zhvillim te prapambetur,me sakte pa industri prodhuese,pra pa PIB,prodhimi i brendeshem bruto.
    Mos mendon valle qeveria rama se keto borxhe do lahen nga xhepi dhe pushteti i tij?!
    Sepse keto para te dhena do paguhen se zben sepse jane BORXH!!!
    Per vet faktin qe shqiperia duhet te uli inflacionin nen 3.5 pike neqoftese kerkon te paguaje perqindjien e ketij borxhi.
    Inflacioni duhet te jete nen 2.5 pike(norme koefiçenti bankar) per ekonomine shqipetare qe ti beje balle si inflacionit por edhe deflacionit,qe nje dite qeveria qe do vije por edhe brezat qe do vine mos te vuajne kete katastrofe por edhe te jene te detyruar te mbajne mbi shpine pergjegjesine e atyre qe e kane zhytur ne kete ferr,qe quhet ferri i borxhit qe duhete te lahet me çdo kusht pa dallim varferie apo pa mundesie ekonomie te shendoshe prodhuese ku prodhimi neto te jete mbi ate bruto.
    Qeveria soteshme mendon se populli dele duhet te paguaje borxhet edhe pse ska mundesi te shesi lekuren e tij per ti bere balle mjerimit ne te cilin eshte,pra bark bosh apo bark njomur banka do paret e veta.
    E keto banka jene fondi monetar per zhvillimin europian por edhe fondi interancional boteror.
    A e di populli dele sa e ka futur ne borxh shqiperine qeveria 12 vjzçare e rames???
    A e di populli injorant sa sa vite duhen dhe kush do i paguaj keto borxhe?
    Google eshte miku me i ngushte i çdo gomari,le te kerkoje ne te:
    “Sa eshte borxhi i shqiperise pergjate 30 vjet gomaresi”?
    humnerat e shqiperise do mbushen vetem me kadavra kur te shohin qe jane shitur per jet e mot,e qe brezat qe do vine do na djegin skelet e do na ngrejne nga varret per t’na kerkuar llogari por edhe per te na mallkuar me kuç e me maç.
    KORRUPSION,KORRUPSION pellitet me te madhe gjithandej si ne TV plehra propagande por edhe neper shtypin e perditshem halesh qe menderosin popullin duke e formatuar me psikozen e frikes por edhe te terrorit,kur dihet qe dialektika por edhe betimi (Si betimi i HIPOKRATIT per mjeket) gazetarit eshte VERTETESIA!
    Pra shifrat dhe faktet perse ka korrupsin,nga kaush per ke,dhe me çfare qellimi,dhe mbi kurriz te kujt?
    Sepse eshte kollaj te hungerish KORRUPSIONI!!!
    Ja detyra e nje gazetari per te pershkruar vertetesine mbi ate qe quhet POPULLI qe se si ai trajtohet nga qeveria ne fuqi,kur dihet kur sa i jepet vota,ose me sakte kur ajo perveteson FORCEN e POPULLIT,e perdor ate per ta shtypur POPULLIN ne perfitim te kleptokracise (anarshia oligarshike ja kush eshte kleptokracia) ku bejne pjese oligarket ne aleance me politikanet per te zhvatur POPULLIN me taksat e pa drejta por edhe me kontrollimin e tere potencialit ekonomik duke e minuar ate me vjedhien fitimi abuziv.
    Kur dihet qe me te pasurit paguajne me shume taksa sepse jane ata qe kane zaptuar me emrin e ligjit te me te pasurit PRONEN PUBLIKE,sepse vetem termi REPUBLIKE (term latin Res’publika) don te thote prona e QYTATARIT,qe perben çdo civil publik si pjestar potencial ne shtetin,kombin dhe rracen e tij trdicionale popullore.
    Korrupsion,korrupsion,korrupsion!…

  • Ish president i BB?! Çfar eshte penduar qe …ben pjese tek ata qe i sherbejne se keqes me ane te sekretit bankar? Po kur u pendua, kur u be nga president ne ish ? Hëm…… kjo me ngjan me pendimin e atije qe hengri u zhdep sa filloi ti dhëmbi barku dhe pastaj thote i penduar “bera gabim qe hengra kaq shume ” . Ka diçka qe nuk shkon ne kete rast. Nese kete çeshtje do ta ngrinte ndonje person qe do te kishte nje pzicion larg lavateiçes se parave te mekatit ndoshta di te ishte me e kuptueshme dhe e pranueshme kritika ndaj korrupaionit. Shembujt te cileve autori u referohet jane nga bibla Eva . Adami, Kaini, . Kjo tregon se autori nuk beaon se derjtesia njerzore mund te regulloje gjendjen . Shpresa per te duket se eshte ne botenn e pertejme . Kjo besoj eshte arsyeha e pendimit nga frika se nuk peanohet ne parajse nese nuk pendohet. …… . Qqyfyre ….qyfyre.

  • Nuk ka njeri qe nuk e pelqen korrupsionin , problemi esht se ata qe se kan mundesin e urrejn per vdekje , kur i jepet rasti e duan me shpirt ate .

  • Jo Bomba automike vetem ligji me vdekje.Vari nje dy ne litare mu ne sheshin skenderbej dhe shiko do te ket me korrupsion.?
    Evropa, na mori ne preherin e saje me ligjet e vet, ndersa ne shqiptaret nuk i kemi kaluar ato qe ka ber evropa qe po te vjedhesh, ta kepuste nje gishte po te vjedhesh shume te vinte nje pulle ne balla qe e dallonte e gjith vendi kete hajdur e plote forma te tjera deri sa sote ato festojn 100 jetorin e mosvjedhjes.
    Ne nuk i kemi bere keto gjara, nuk i kemi kaluar epo kulktura dhe ndershmeria nuk arrihen vetem me lutje pore edhe me forcen e ligjit.!

  • CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    KORRUPSIONI LUFTOHET vetëm kur KRYEMINISTRI i VENDIT është me INTEGRITET dhe me MORAL té PASTÈR , JO duke mbledhur PAS BYTHE FUNDÉRRINAT Afrim Qèndro , Arben Ahmetaj , Damian Gjiknuri dhe KRYE HAJDUTIN e BALLKANIT CaC Angjelin e UREYER dhe të PËSHTIRË !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • Doni korrupsionnnn.Shkoni ne Drejtorine e Taksave.Duam nje autorizim qe te marrim pjese ne rindertim.Ligji e ka qe jepet brenda 5 diteve.Qe ne mars e kemi depozituar dhe nuk na e japin.Duan para na thone.Kush paguan e merr, ndryshe harrojeni.Kjo ne hunden e atij qe fitoi me “merite”.Me parate tona.Kulmi, ku ehste KLSH, ku ehste Minsitria e Ekonomise?

  • I dashur korrupsion!
    Ti je nje virus vdekje prures per shumicen e njerezimit,por je nderi dhe lavdia e nje grushjti politikanesh,gjyqtaresh,prokuroresh,doganieresh,mjekesh etj,etj !
    Per ty,o korrupsion ulirasin me shume te korruptuarit se sa viktimat e tij,qe shumica jane qytetaret e varfer!
    Se gjithmone “Hajduti ka thirrur KAPENI HAJDUTIN”,prandaj ti mor e rruaj fare,se ata qe nuk te duan ty NUK KANE GJE NE DORE pervec atij …MIKUT te tyre!
    Ndersa politikanet,qe betohen se te URREJNE,te peshperisin ne vesh duke te thene se “Keshtu eshte loja,o bir”!
    Se korrupsionin ata qe e perdorin e mbrojne me ligje,ndaj po t’i akuzosh se pse e ke dhene me PPP furnizimin me ushqime te spitaleve,burgjeve etj,pse e ke dhene me PPP mirembajtjen e lulishteve rreth sheshit Skenderbej,apo pastrim gjelberimin e Tiranes etj,ata e kane hazerxhevat pergjigjen se “E lejon ligji”!
    Po ligjin kush e ka bere keshtu”
    Nje qeveri e ka mandatin vetem 4 vjet,por ajo jep koncesione per 30 vjet dhe kjo nuk quhet korrupsion,se e lejon ligji!
    Po ligjet pse i beni kaq mbrapsht ,i pyet?
    Se keshtu e ka e gjithe bota,te pergjigjen ata te korruptuarit!
    Dhe sot nuk ka asnje institucion,qe t’i thote NDAL korrupsionit qeveritar,se per gjithcka vendos kryeministri Rama!
    Kur e pyet kryeminiistrin se “UKT po vjedh qytetaret e Tiranes me taksa te pa ligjershme”!,ai te pergjigjet se “UKT nuk varet nga qeverias”! etj
    Kur u kap qeveria me presh ne…b…the ne tenderin e Unazes se Re,ku u shpall; fituese nje firme fantazme me dosje fallco,kryeministri Rama,ky “luftetar” i pa epur kunder korrupsionit i kercenoi gazetaret denoncues se “Ku eshte ketu korrupsiopni”?
    Dhe ky tender u be vetem me nje pjesmarres,se ai qe u quajt si i dyte kishte ofruar ZERO euro!
    Pra me zero euro,”Vellezerit Hysaj” merrnin persiper te ndertonin rrugen,kur fituesi u shpall ai qe kerkoi 40 milion euro!
    A e gjeni dot se pse lulezon korrupsioni ketu?
    Ne se nuk e gjeni,kete, ua ka thene vete kryeministri Rama,qe i la pa goje te gjithe gazetaret,drejtesine,ambasadoret etj kur deklaroi se

    -“Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk kane qene dhe nuk jane politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!

    Doni me per Belulin?

  • I dashur korrupsion!
    Ti je nje virus vdekje prures per shumicen e njerezimit,por je nderi dhe lavdia e nje grushti politikanesh,gjyqtaresh,prokuroresh,doganieresh,mjekesh etj,etj !
    Per ty,o korrupsion ulirasin me shume te korruptuarit se sa viktimat e tij,qe shumica jane qytetaret e varfer!
    Se gjithmone “Hajduti ka thirrur KAPENI HAJDUTIN”,prandaj ti mor e rruaj fare,se ata qe nuk te duan ty NUK KANE GJE NE DORE pervec atij …MIKUT te tyre!
    Ndersa politikanet,qe betohen se te URREJNE,te peshperisin ne vesh duke te thene se “Keshtu eshte loja,o bir”!
    Se korrupsionin ata qe e perdorin e mbrojne me ligje,ndaj po t’i akuzosh se pse e ke dhene me PPP furnizimin me ushqime te spitaleve,burgjeve etj,pse e ke dhene me PPP mirembajtjen e lulishteve rreth sheshit Skenderbej,apo pastrim gjelberimin e Tiranes etj,ata e kane hazerxhevat pergjigjen se “E lejon ligji”!
    Po ligjin kush e ka bere keshtu”
    Nje qeveri e ka mandatin vetem 4 vjet,por ajo jep koncesione per 30 vjet dhe kjo nuk quhet korrupsion,se e lejon ligji!
    Po ligjet pse i beni kaq mbrapsht ,i pyet?
    Se keshtu e ka e gjithe bota,te pergjigjen ata te korruptuarit!
    Dhe sot nuk ka asnje institucion,qe t’i thote NDAL korrupsionit qeveritar,se per gjithcka vendos kryeministri Rama!
    Kur e pyet kryeminiistrin se “UKT po vjedh qytetaret e Tiranes me taksa te pa ligjershme”!,ai te pergjigjet se “UKT nuk varet nga qeverias”! etj
    Kur u kap qeveria me presh ne…b…the ne tenderin e Unazes se Re,ku u shpall; fituese nje firme fantazme me dosje fallco,kryeministri Rama,ky “luftetar” i pa epur kunder korrupsionit i kercenoi gazetaret denoncues se “Ku eshte ketu korrupsiopni”?
    Dhe ky tender u be vetem me nje pjesmarres,se ai qe u quajt si i dyte kishte ofruar ZERO euro!
    Pra me zero euro,”Vellezerit Hysaj” merrnin persiper te ndertonin rrugen,kur fituesi u shpall ai qe kerkoi 40 milion euro!
    A e gjeni dot se pse lulezon korrupsioni ketu?
    Ne se nuk e gjeni,kete, ua ka thene vete kryeministri Rama,qe i la pa goje te gjithe gazetaret,drejtesine,ambasadoret etj kur deklaroi se

    -“Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk kane qene dhe nuk jane politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!

    Doni me per Belulin?

  • Këtë artikull ku Viktor Malaj i ka thënë të gjitha ato që duhen thënë për korrupsionin, do ta lexoj ndoshta dhe kreu aktual i megakorrupsionit deri në marrosje totale, Edi Rama dhe mbasi ta lexoj, i prekur thellësisht , me lotët çurk në sy, do të firmos VKM që e ka gati , për të unifikuar ujësjellës kanalizimet e për të njëzet fishuar çmimin e ujit të pijshëm nëpërmjet çmimit të unifikuar 1400L të rinjë 1 metër kub uji që është i papijshëm dhe nga shumë “thithlopa” që xhvatin të gjitha paratë e paguara nga konsumatorët, pa lën asnjë qindarkë, do të kemi vetëm një megathithlopë që do të fryhet e majmet duke shitur ujin që na fal natyra si mall të tij.

    Ndërkaq ne do të bëjmë komente fantastike për shkrimin e goditur deri në nivelin sipëror fillozofik të zotit Malaj

    jo,jo, jo…… thithlopa e korrupsionit nuk trëmbet fare nga artikuj gazetash por majmet e majmet në moçalin e qelbur të “korrupsionit të dashur” ku është zhytur. I nderuari Viktor Malaj ka ndonjë ide që në mënyrë shteruese të na tregoj haptazi dhe qartë si ti shtypim kokën këtij korrupsioni, psh të tregoj se si mund që thithlopa e ujit të pijshëm të ndalet në qoftë se vërtet i çmënduri do të rris çmimin e ujit me marifetet e tij mtematikore sikurse bëri për çmimin e energjisë elektrike që e rriti nga 7,5 në 9.5 Lekë për 1 kwh dhe tallesh maskaraj duke thën që vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që çmimi i energjisë elektrike është ulur.

    I nderuar Viktor, i ke thën si duhet, madje në trajtën elegante të një përgjithsimi analitik filozofik dhe historik, kush është i “dashuri korrupsion”, ndoshta pak me ndjenjën e fatalitetit që ai është në genin e shoqërisë njerzore që në fillesat e saj, kur në fakt ai është tipar vetëm i individëve të caktuar dhe jo i të gjithë shoqërisë për të cilën është një sëmundje kancerogjene që duhet gjetur ilaçi,dhe…..e përsëris …..si duhet ti shtypim kokën të “dashurit korrupsion” që po çfaros deri në shpërbërje me shpejtësi të frikshme një komb të tër, po ikin të gjithë duke realizuar një spastrim total etnik të trojeve shqiptare sepse nuk mund të rrohet më në vëndin ku “i dashuri korrupsion”është përsosur në një megapërbindësh të sofistikuar kombngrënës me shpikjen e fundit të makinerisë shtetërore partiake ramiste anti kushtetuese, antiinstitucinale dhe antiligjore të “patronazhistëve që duam”……

  • I dashur “korrupsion”, ti e ke fajin per gjithcka.
    Une si Viktor jam i lare.
    Me keqardhje te them qe nuk e meriton dot fjalen i dashur.
    Po me keqardhje, e them qe jam trim, dhe nuk te pranoj ne moralin tim, te paster si uji i burimit, te pagrabitur per Hece e tece nga Ramut & Co, dhe me keqardhje te njoftoj se do ta vazhdoj Luften kunder teje, por ne stilin elegant, te te drejtohem direkt, ty i “dashur” korrupsion, si fajtori i vetem i gjendjes aktuale qe kemi sot. Jam trim, dhe trim i vertete, sado ne pakice, te shpall lufte, i dashur korrupsion, dhe e provoj boterisht qe nuk jam nje nga ata, por nje nga keta..
    Me “respekt” te thelle, nje ndergjegje e paster, e revoltuar, e trazuar dhe e cliruar nga gjithe pergjejgesite morale dhe qytetare, qe me ne fund tu drejtova, te shenjova dhe te demaskova publikisht, denjesisht dhe ekzaktesisht ne menyren qe meriton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *