Ministri i Bujqësisë njofton ndryshimin e skemës së subvencionimit

anazapta

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, nga Fieri njoftoi ndryshimin e skemës së subvencionimit për fermerët. Ai tha se fillimisht, lehtësi do të ketë vetëm për pesticidet dhe plehrat, kurse më pas në varësi të prodhimit. Bujqërit nuk do të marrin më ndihmë nga shteti para se të kenë nxjerrë prodhimet e tyre. Skema e subvencioneve do të ndryshojë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë vizitës së djeshme në një fermë serash në Fier, tregoi se fermerët si fillim do të mbështeten vetëm për pesticidet dhe plehrat kimike. Ndërsa subvencionimi për karburantin mbetet ende në planin teorik, pasi ministri tha se “do të merren me shmangien e abuzimit”. Më herët Panariti pati një takim me specialistë të bujqësisë për problemet dhe prioritetet në qarkun e Fierit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *