Rreth 60 përqind e forcës së punës në Shqipëri me arsim fillor, kemi nivelin më të lartë në rajon

Edlira Shehu

Një studim i ditëve të fundit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë gjeti se, në vendin tonë 60% e forcës së punës është me arsim të ulët, në të kundërt në vendet e tjera të rajonit, ku ky grup ka një peshë më të ulët në forcën e punës, nën 40%.

Në vendet e tjera si Bosnjë, Mali i Zi dhe Serbi dominon grupi me arsim të mesëm profesional ose të mesëm të përgjithshëm me rreth 50%, ndjekur nga të arsimuarit me nivel të ulët arsimi.

Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri vetëm 10 për qind e popullsisë në moshë pune ka arsim profesional.

Pas Shqipërisë edhe Kosova ka rreth 40% të popullsisë në moshë me nivel të ulët arsimi, por ndërkohë rreth 30 për qind e popullsisë në moshë në Kosovë ka arsim profesional.

Ekspertët e Vjenës parashikojnë që deri në vitin 2030, popullsia me edukim të ulët të vijë në rënie në të gjitha vendet e Ballkanit, por në Shqipëri dhe Kosovë ndryshimi do të jetë më i dukshëm për shkak të hapësirës së madhe për përmirësim.

Por tregu i punës në Shqipëri do të jetë nën ndikimin negativ të emigracionit. Flukset neto të emigracionit do të rriten të gjitha vendet e Ballkanit. Por sipas ekspertëve të Vjenës në Shqipëri dhe Bosnjë emigracioni do të përfshijë të gjitha grupet arsimore të popullsisë në moshe pune pa përjashtim deri më 2030.

Në Bosnjë dhe në Shqipëri, pritet një rrjedhë më e madhe e migracionit të trurit. Ndërsa në vendet e tjera të rajonit pritet që deri në vitin 2030 të ketë rikthim të emigrantëve të arsimuar.

Ecuria e tregjeve të punës në Rajon deri në vitin 2030 sipas një skenari bazë që kanë ndërtuar Instituti i Vjenës tregon se, shume shpejt vendet e Ballkanit do të përballen me mungese të fuqisë punëtore. Për shkak edhe të emigracionit të lartë Shqipëria do të vuajë mungesën e fuqisë punëtore me arsim profesional.

Në përgjithësi i gjithë rajoni do të vuajë për punëtore edhe të kualifikimit të ulët, për shkak se modelet ekonomike kërkojnë së shumti punonjës pa arsim. Në një skenar të mundshëm ku ndryshon struktura e ekonomisë, tregu i punë në Shqipëri do të shfaqte mungesë për punonjës me arsim të lartë.

 

Share This Article
10 Comments
  • Ne se eshte vertet keshtu , atehere pse fajsojme oartneret tane nderkombetare qe nuk investpojne ne Shqiperi ? Pra , 60 % e shqiptarevge qe duan te futemi ne Europe , jane te kategortise “Dru me pre ! ” Prandaj po degjojme sdo dite e me shume ate thenien magjike : ” Ishim me mire , kur ishim me keq ” ! Nuk mund te behet ky vend , me injorante , te cilet jane kontigjent krimi , por jo qyteterimi !

    • Lexo kete per te kuptuar te verteten:

      Kjo eshte vetem nje genjeshter e ndyre e BE edhe organizates shoqeria e hapur e Sorosit ne Vjene per ta nxjerre Shqiperine ne fund te listes si gjithemone per cdo gje nga statistikat e EUROSTAT e BE. Shqiperia ka me shume me universitete edhe shkolle te mesme se sa cdo vend tjeter ne ballkan. Gjimnazin e bejne te gjithe ne Shqiperi edhe universitetin e bejne 75 %. Edhe Anglia, Franca, Italia e Spanja nuk kane kaq shume te kualifikuar me universitet sa Shqiperia.

      • Te rinjte kur shkojne ne Shkolla te mesme , te mesojne edhe nga nje zanat si Hidraulin , elektricist, murator

        Dhe po ashtu te gjithe te mesojne kompiuterin mire ne programet kryesore,
        qe jane te thjeshta fare si psh : Word, Exel, PDF, Power Point dhe keshtu do te jene te pregatitur per jeten qe kane perpara
        sepse duke pasur nje zanat te tille do gjejne pune shume lehte kudo qe te jene

        Ndaj duhet qe ne shkollat e mesme te kete nga 2 ore praktike Zanati,
        ku femijet e caktojne vete se cfare zanati ju pelqen dhe shkojne ato dy ore dhe mesojne Zanatin gradualisht cdo jave

  • Ne se eshte vertet keshtu , atehere pse fajsojme oartneret tane nderkombetare qe nuk investpojne ne Shqiperi ? Pra , 60 % e shqiptarevge qe duan te futemi ne Europe , jane te kategortise “Dru me pre ! ” Prandaj po degjojme cdo dite e me shume ate thenien magjike : ” Ishim me mire , kur ishim me keq ” ! Nuk mund te behet ky vend , me injorante , te cilet jane kontigjent krimi , por jo qyteterimi !

    • Keto organizma nderkomberate duan te mbushin xhepin me rroga te majmr, te marrin mbi rrogat pagese per veshtiresi dhe te bejne qejf ne Shqiperi. Ketu ushqimi shume i mire, me mire se kudo ne Ballkan, qetesi si ma do, shqiptaret qe i nderoj e e respektojne te huajt, me falni se harrova cupa te bukura sa te duash.
      Prandaj perpiqen ta zgjasin qendrimi ne Shqiperi mos i lexoni, jane njesoj edhe parlamentaret europian. Po keshtu jane dhe organizatat si UNDP, Banka Boterore.

  • Kjo eshte vetem nje genjeshter e ndyre e BE edhe organizates shoqeria e hapur e Sorosit ne Vjene per ta nxjerre Shqiperine ne fund te listes si gjithemone per cdo gje nga statistikat e EUROSTAT e BE. Shqiperia ka me shume me universitete edhe shkolle te mesme se sa cdo vend tjeter ne ballkan. Gjimnazin e bejne te gjithe ne Shqiperi edhe universitetin e bejne 75 %. Edhe Anglia, Franca, Italia e Spanja nuk kane kaq shume te kualifikuar me universitet sa Shqiperia.

  • një herë e një kohë ishte ndryshe,janë 30 vjetë e sali- ramës që na kanë çuar në këtë nivel!!

    • Ti anticensure je jashte realitetit edhe flet kot. Lexo kete per te kuptuar te verteten:

      Kjo eshte vetem nje genjeshter e ndyre e BE edhe organizates shoqeria e hapur e Sorosit ne Vjene per ta nxjerre Shqiperine ne fund te listes si gjithemone per cdo gje nga statistikat e EUROSTAT e BE. Shqiperia ka me shume me universitete edhe shkolle te mesme se sa cdo vend tjeter ne ballkan. Gjimnazin e bejne te gjithe ne Shqiperi edhe universitetin e bejne 75 %. Edhe Anglia, Franca, Italia e Spanja nuk kane kaq shume te kualifikuar me universitet sa Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *