Operacioni “Bregdeti Ynë” i nisur më 7 Qershor ka shembur deri tani 61 objekte të ndërtuara pa leje. Shifrat i bën publike ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa shton se gjobat e vendosura ndaj subjekteve deri më tani kapin vlerën e 94 milionë lekëve. Dy ditë më parë IKMT e shtriu operacionin në Kepin e Rodonit në Durrës ndërsa do të vijojë në ditët e ardhshme edhe në zona të tjera bregdetare.
“Gjatë dy javëve të para të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 61 objekte pa leje në Velipojë, Shëngjin, Durrës e Ksamil. Vlera e gjobave të vendosura deri më tani ndaj subjekteve llogaritet në rreth 94 milionë lekë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 29 persona, si dhe ka proceduar penalisht disa të tjerë.
Operacioni do të vijojë në të gjitha zonat e bregdetit ku janë konstatuar ndërtime pa leje, për t’i çliruar këto hapësira nga zaptuesit dhe për të mos lejuar askënd që të bëjë çfarë të dojë me territorin. Ka marrë fund koha e të ndërtuarit sipas qejfit në shkelje të ligjit dhe në shumë raste duke dëmtuar mjedisin. Pas vijës bregdetare IKMT dhe Policia e Shtetit do të shtrijnë operacionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në pjesë të tjera të territorit”, thotë ministri Çuçi.

Po ne kush jemi
Kjo duhej bere perpara sezonit veror.
po qe ishin zgjedhjet?? apo e harrove qe u duhej edhe vota e ketyre
Pyetja eshte ku ishte ky shteti i jone kur u ng et iten keto objekte?! To ba pazar per cfare çmimi me dhane per te ngritur?!
Pfff shtet llesji kur para duve iu ngrihen aq dhkme pallate ne e e onat aq te lakmueshme e ku askkush nuk dheh gje kishe, derisa t’i teket Njishit per nje investim tjeter per ´miqte ´ e vete!!
Prish e zapto per veti do ishte ma korrekt per kete nismje te re!
Ok, veprim shumë I mirë që u shembën ndërtesat pa lejë , POR……. DUHET PARË SE KUSH DO NGREJË HOTELE ATY KU ISHIN KËTO NDËRTESA,
Unë do ta besoj se ky operacion është me të vërtetë në dobi të Shqipërisë dhe të Mjedisit vetëm nqs , ATY KU ISHIN KËTO NDËRTESA MBILLEN PEMË DHE JO “KALA” BETONI NGA NDONJË MILIONER SHQIPTAR APO I HUAJ…
MBETET TË SHOHIM SE ÇFARË DO NGJASË NË VAZHDIM…
Shtet terrorist i cili vepron me Shqiptaret si Izraeli me Palestinezet ne Gaza.
Ky nuk eshte shteti juaj. Keta jane kriminele ordinere me vule. Njerezit duhet te organizohen dhe mos ta njohin e lejojne kete autoritet terrorist i cili vepron ne territorin Shqiptar.
Njerezit kane c’do te drejte mbi territorin e vendit te tyre dhe kjo organizate kriminale qe quhet shtet, nuk ka asnje lloj autoriteti me ligjin universal dhe mbi jetet e njerezve.
E vetmja gje qe e ndalon kete masaker kunder njerezve eshte nje pergjigjie e organizuar sistematike. Shqiptaret jane nen sulm nga kriminele, jashteqitje dhe tradhetare te vetes dhe vendit. Kjo histori ka 30-vite tashme.
Jemi nen nje pushtim te mirefillte nga nje Organizate Kriminale Terroriste te shitur te axhenda Satanike Globale e cila ka objektiv shkaterrimin total te prones private dhe instalimin e diktatures Globale.
Ilaçet, ilaçet! Qënke shumë keq. Ka filluar edhe vapa, Prandaj nuk ke dhe aq faj;