E PABESUESHME / India shënon rekord botëror, arrin të vaksinojë mbi 8 milionë njerëz vetëm në një ditë

Ermir Ermir

5 prill, ishte dita kur autoritetet indiane vaksinuan 4.5 milionë shtetas.

“Rekordi i sotëm me numrin e të vaksinuarve është arsye për gëzim”, tha kryeministri i Indisë, Narendra Modi, përmes një postimi në Twitter.

Për të përshpejtuar vaksinimin, Modi ka paralajmëruar qysh më herët se nga 21 qershori, të gjithë do të mund të vaksinohen falas.

Modi po ashtu ka thënë se Qeveria e tij do të blejë 75 për qind të vaksinave nga prodhuesit, për t’iu dhënë falas shteteve federale, të cilat, së bashku me spitalet private, i kanë blerë vaksinat për njerëzit e moshës 18-45 vjeç.

Ekspertët thonë se India duhet të vaksinojë 10 milionë njerëz në ditë, për të arritur qëllimin e saj për vaksinimin e 950 milionë të të rriturve deri në dhjetor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *