Më datën 24 dhjetor të këtij viti, u përurua tek ish-stacioni i trenit një monument disi donkishotesk i Ahmet Zogollit, apo të vetëshpallurit “mbret i shqiptarëve”, kur e pa që në këtë vend të bekuar nga Zoti e të nëmur nga pjellat e tij më të nëmatisura e më të çakërdisura, mund të bëje realitet çdo ëndërr të sëmurë për pushtet të pakufizuar.
Këtë e dinë të gjithë banorët e këtij vendi të të gjithë brezave . E dinë brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë së cunguar të vitit 1913. E dinë të gjallë e të vdekur. Por unë detyrohem ta përsëris në këto radhë, i shtyrë nga tërë ajo rropamë pushtetare me të cilën u shoqërua zbulimi i monumentit disi donkishotesk të mbretit të vetëshpallur. Madje zhurma e madhe pushtetare në zbulimin e atij monumenti të gjatë e të armatosur, që duket sikur ruan biletarinë e braktisur të stacionit të trenit në një kohë që trenat e sotëm shqiptarë presin radhën të shkojnë për skrap.
Tërë ajo rropamë pushtetare për të lajmëruar shqiptarët dhe botën se u ngrit në stacionin e dikurshëm të trenit edhe një shtatore tjetër e mbretit të vetëshpallur , përveç asaj më të voglës që është ngritur me kohë në Burrel, të shtyn vetiu të mendosh se pushteti aktual i Tiranës ka një nevojë të ngutshme për të bërë lojë bajate me monumentet e momenteve.
Them monumentet e momenteve jo për harmoni tingëllimi, por sepse monumentet jetëgjata janë gjithmonë e janë vetëm ato monumente , me të cilat nuk luajnë pushtetet për nevojat e tyre, por i dëshirojnë qytetarët t’i kenë në shehset e qyteteve sepse kanë nevojë shpirtërore për pamjen e shtatoreve të njerëzve, që i kanë dhënë përparimit të vendit dhe historisë së këtij populli të lashtë e, fatkeqësisht, të mbetur nga pengoret e pushteteve aq pranë lashtësisë edhe në kohët e reja.
Që të mos hallaktet tok me mua edhe lexuesi i nderuar, le t’i marrim gjërat me njëfarë radhe. Festmi i bujshëm i pushteteve të Dhjetorëve të ftohtë të Tiranës sonë zemërmadhe, nuk bëka dot pa lojën e pushtetit me monumentet e momenteve. Të gjithë e panë dhe gati u mallëngjyen më atë shpurë të rëndë që zbuloi gjithë krenari monumentin e mbretit të vetëshpallur edhe “të të gjithë shqiptarëve”, se duket nuk i delte mbret vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë që na la viti i hidhur 1913! Por të gjithë e kanë dëgjuar dhe atë rropatjen e rëndë të kryeminstrit- ish-president, kur jep direktiva “patriotike” në mediat e veta si “kryeministër i të gjithë shqiptarëve”…
Tani më lejoni të dashur lexues t’ju pyes: Kam lajthitur unë nga pleqëria dhe nga jeta e lumtur në pushtetin e djeshëm të sekretarit të zjarrtë të Partisë së Punës, apo mos vërtet ky sundimtari ynë i ardhur në pushtet në Dhjetorin e radhës ka ëndërr të njëjtë me again dinak të Burgajetit dhe – Zot na ruaj mendjen e kokës! – do të na vetëshpallet dhe ky një ditë të bukur “mbret i të gjithë shqiptarëve”?…
Mund të ketë mjaft dhe nga ata qytetarë të këtij vendi të bekuar nga Zoti e të nëmur nga pjellat e veta më të terratisura , se ai monument tek biletaria e ish-stacionit të trenit u ngrit për rahmetliun mbret të vetëshpallur, sepse ishte dita e “kthimit të legalitetit”(!)
Cili qe ai deli “legalitet”, që u kthye në Dhjetorin e parë të pushteteve të Tiranës të bekuara nga Beogradi? “Legaliteti” për të vjedhur zgjedhjet e pastaj të fërkosh barkun si Gjini, ai aktori aq simpatik i PORTOKALLISË? Të fërkosh barkun pasi ke vjedhur zgjedhjet me të gjitha mënyrat më harbute dhe këtij shëmtimi t’i thuash me nder “legalitet”? Mos vallë për këtë i duhet loja me monumentet e momentit pushtetit aktual të Tiranës?
Se të gjithë e keni parë e dëgjuar nga i tërë taborri i zymbylagave të maxhorancës aktuale atë thirrjen patetike që “Nuk janë kusht zgjedhjet e lira për të marrë statusin kandidat i BE-së!” Dhe nuk kanë kursyer ar derëzezat gra në këtë fushatë ngazëllimi që “nuk janë kusht zgjedhjet e lira”. I kanë keqpërdoruar dhe ato vulëhumbura deri në atë shkallë sa ta mbyllin thirrjen e tyre në mbrojtje të pushtettit duke u kthyer gjithë zell nga gra pushtetare në ato sahatet kineze të tavolinës , që shiteshin dikur me 800 lekë (!) U gëzova vërtet që e kursyen një grua pjesëmarrëse në atë zbulim monumenti, se do ta kishte dëgjuar dhe agai i Burgajetit atë “tik-tak!”-un e shatit kinez e do kishte zbritur nga pidestali për të marrë pyjet e Macukullit dhe ashtu prej bronzi…
Dëgjon i shkreti njeri fjalimin e kryeministrti të vetemëruar me vota të vjedhura si “legaliteti” në zgjedhjet e viti të largët 1923 dhe e humbet konceptin e kohës. Koha ndalet në vjedhjet e zgjedhjeve të vitit 1923 dhe pastaj të dalin përpara syve marrëveshja e Zogollit më Pashiçin… Një marrëveshje që nuk di pse të kujton atë shpikjen e pushtetit të kohës :”Shqipëria një euro” dhe dyndjen e firmave serbe në sektorët strategjikë të Shqipërisë së tranzicionit. Një dyndje aq miqësore dhe aq e dobishme për zhvillimin e Shqipërisë , sa pengon prej vitesh dhe vetë lidhjen e sistemeve energjitike të Shqipërisë dhe të Kosovës! Po na thonë pastaj që këtë pemgesë e bën në dobi të Kosovës, se firmat serbe na e japin energjinë disa herë më shtrentë se çmimi mesatar i asj në rajon. Dhe kjo të shpie prapë tek ai furnizimi me naftë për makinën ushtarake të Millosheviçit, që ish-presidenti e tani kryeministër i Shqipërisë e paskej bërë për të ngrohur kosovarët e nuk ka asnjë faj ai që Millosheviçi u dha më shumë naftë kosovarëve dhe në vend që t’i ngrohte i përvëloi të gjallë!Kujt i kujtohet më Shën Naumi, apo Vermoshi e Juniku që Zogolli ia dhuroi atij që e solli sundimtar në Tiranë?…
Dëgjon shqiptari i thjeshtë kryeminstrin e vetemëruar që bubullin se Zogolli na qenka “lëshuar si luan zemërzjarrtë për të mbrojtur pavarësinë”, edhe pse nuk shkoi dot fare në shpalljen e Pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës, se e la kali udhës. Pa dëgjon edhe thagmën tjetër që mbreti i vetëshpallur paska bërë dhe një heroizmë të padëgjuar në botë , paska ikur nga sytë këmbët për në Kapshticë kur iu sulmua Atdheu, sepse “nuk pranoi të kapitullonte”(!) Sikurse dëgjon nëpër gjëmimet pushtetare të thuhet edhe se mbreti i vetëshpallur paskej qenë “antifashisti më i madh i Europës”, kur brodhi për të gjetur një strehë të sigurt për kokën e vet (nga Egjipti e në Britani e në Francë) dhe për ato të shkreta verdhushka të shtetit që mori me vete si pare xhepi, por i paskej marrë “me vendim të Parlamentit”(!)
Kjo më kujton atë rebelimin e drejtë e të bukur të intelektualit trim, profesorit të paharruar Skënder Luarasi, kur i turrej një kalemxhiu të diktaturës për dy vargje të shkruar dikur e të kujtuar me vonesë që të merrte buzëqeshjen e shefave të Partisë:
“Ku ishe poet
Isha nën dhet”…
Dhe kolonjari trim shperthente me furinë e tij te njohur”Pse rrije “nën dhet” kur populli yt luftonte kundër pushtuesit? Ishe “nën dhet” sepse ishe frikacak, ta them unë që nuk vdes në lëkurë si ti nga frika! …
Dhe nuk mund të mos mendojë njeriu normal se mbreti i vetëshpallur nuk kishte pse ikte “se nuk donte të kapitullonte”. Se e kishte fare të thjeshtë të bënte të paktën një javë qëndresë në malin e Skënderbeut dhe mund të kishte ndryshuar ashtu edhe historinë e vet të ngarkuar me zullume të rënda, por mund të kishte ndryshuar për më mirë edhe historinë e Shqipërisë…
Por nuk e bëri se nuk mund ta bënte dot ai një gjë të tillë. Se kishte ardhur në pushtet për të sunduar dhe kur e pa që sundimit të tij i erdhi fundi, nuk pyeti më për Atdheun e për popullin e tij. Nuk pyeti për ta, sepse kishte gjithnjë më të shtrenjtë pushtetit vetjak me çdo kusht dhe nuk e kishte fare në hesap as Shqipërinë e lirë e as popullin e tij të lirë. Nuk e bëri dot atë qëndresë në Malin e shënjtë të Skënderbeut, sepse ishte sundimtar e jo atdhetar.
Harroi pushteti të gjëmonte pranë biletarisë së stacionit të trenit, se ai “luftatri i madh kundër fashizmit” ishte gati të merrte dorën edhe të Titos e të Stalinit, pa u turpëruar fare se ata qenë komunistë, dhe këtë e bënte vetëm për t’u kthyer përsëri në pushtet.
Na thanë edhe se paska hedhur themelet e shtetit me sulltanatin që ndërtoi në Shqipërinë e mjerë feudale të asaj kohe. Dhe na i thonë “shtet” repartit të xhandërmarisë që ngriti për t’i ruajtur sundimin e vet personal. Apo e kanë fjalën për një urë të vetme që mori emrin e tij?…
Besoj se janë mjaft këto që radhita më sipër , për të mos qenë aq të shumtë ata që do t’i zemërojë ky shkrim. Dhe më duken mëse të mjaftueshme për të qenë shumë herë më të shumtë ata lexues që dalin vetiu në përfundimin logjik se kjo lojë me monumentet e momentit behet nga pushteti aktual vetëm për të shtyrë ditët e sundimit të vet e jo se e ha aq shumë meraku për again e Burgajetit. Madje besoj se dhe vetë pushtetarët aktualë janë gati të citojnë tok me mua Konicën mendjemprehtë , po ta dinë se loja me monumente donkishoteske nuk ua shton ditët e sundimit të tyre të sëmurë. Se Konica i madh sikur i niihte ca si mirë këtë soj pushtetarësh, kur thotë për mbretin e vetëshpallur:
“E kam vëzhguar që kur ishte 18 vjeç dhe asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist e i pangopur, Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë ajo kulturë, prejardhje, pasuri apo çfarëdo aftësie në ndonjë fushë, ose qoftë dhe patriotizëm të pagdhëndur por të ndershëm.”
Këtu ia lë lexuesit të kërkojë shëmbëlltyrat e pasardhësve të tij, që e kanë pushtetin me të njëjtin bekim si dhe ai, që tanimë do ta kemi dhuratë të pushtetit aktual si roje prej bronzi pramë biletarisë së stacionit të trenit….

mos perserit cfare kemi lexuar ne vite te kaluara.edhe ju e dini mire se nuk ka marreveshtje me Pashiqin pasi Zogu ishte komandant i trupave dhe marreveshtje mund te bente vetem Kryeministri Vrioni e shume tjera ….ndersa perse u largua me 7 Prill 1939 perse nuk pyet ato qe priten fashizmin me lule dhe me kemisha te zeza veshur. Aty eshte pergjigja , kujtoji emer per emer kuislinget qe ishin me fashizmin …….
O Koz Dunjaja, ti me duket se mbrapa dynjase. Po cfare te themi ate qe thote Sali Serbi, qe Ahmut Zogolli e priti me arme pushtimin fashist, apo qe mbushi breket e cau ferren duke u struktur tek greket, duke e blere vrimen e miut me florinjte qe u vodhi shqiptarwve, ap te thenmi qe nuk e dhuroi Shen Naumin tek serbet???? Ik o Koz ha ndonje kos vici
po perseris ti e” kosit ” e priti me lufte aq sa mund te pritej. Apo qe nga anijet italiane topat te shkaterronin durresin e vloren ?por nuk kishte besim te rrinte prandaj i drejtohem zoterise ,e para qe nuk ka marreveshtje dhe e dyta kujto emer per emer kush ishin pro fashistet …..aty eshte pergjigja . Per Shen Naumin ka shkruar Mehdi Frasheri qe ishte personi kompetent per kembimin e teritoreve ne ate periudhe……
O zot . A e dini o njerez qe ky mbret qesharak kur ja mbathi nga Shqiperia mori me vehte gjithe rezeven ne ar qe ishte ne banken e Shqiperise . Dhe a e dini se si e ka justifikuar . Mora rrogen e dy viteve qe me kishte caktuar PARLAMENTI . Paradoksi eshte qe rezerva e arit ishte e barabate me rrogen e tij .E turpshme dhe cuditshmerisht e ngjashme me deklarimet e te ardhurave milionashe te femijeve te kryeministrit aktual