“Sipërmarrja Barbarossa“, nën këtë emërtim Rajhu Gjerman sulmoi Bashkimin Sovjetik (BRSS). Me ofensivën – luftë blic të Adolf Hitlerit në Lindje nisi faza më e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore.
Muaj të tërë Adolf Hitler dhe gjeneralët e tij punuan për këtë moment. Të dielën, më 22 qershor 1941, erdhi çasti: Në orën 3:15 Vermahti sulmoi Bashkimin Sovjetik. Pa e marrë parasysh Paktin Hitler-Stalin për mossulmim.

Mbi tre milionë e gjysmë gjermanë dhe ushtarë aleatë të mbështetur nga artileria, aviacioni ushtarak dhe tanket, godasin – shpejt, në masë dhe pamëshirë. Aviacioni ushtarak bombardon avionët sovjetikë kur këta ishin në tokë. Linja e frontit shtrihet mes Detit Baltik dhe Detit të Zi në një gjatësi prej më shumë se 1600 km. Ky është fronti më i gjatë në histori.
Sulmi i gjen të papërgatitur ushtarët e Ushtrisë së Kuqe. „Ata dolën me pizhama jashtë kazermave dhe nisën të qëllojnë, u kapën krejt në befasi”, kujton ish-ushtari i Verhmahtit Gerhard Goertz në një video të portalit Online të Dëshmitarëve Okularë nga muzeu „Shtëpia e Historisë (Haus der Geschichte)” në Bon. Paralajmërimet shteti sovjetik dhe kryetari i partisë, Josef Stalin nuk i kishte marrë parasysh. Ai nuk besonte, që Hitleri do të guxonte ta sulmonte këtë perandori gjigande duke neglizhuar kësisoj mobilizimin në kohën e duhur.

Propaganda gjermane e quan sulmin si një goditje parandaluese ndaj agresionit të pritshëm ushtarak të bolshevikëve. Në të vërtetë Hitleri zhvilloi një kryqëzatë të paskrupullt pushtimi, Diktatori ëndërron për „hapësirë të re jetese” në Lindje për gjermanët. Ai ëndërron për një perandori të madhe gjermane nga Atlantiku deri në Urale.
Lufta e Hitlerit si kryqëzatë
Luftën Hitleri e konsideron si luftë mbijetese të botëkuptimeve dhe racave, kryqëzatë kundër Bashkimit Sovjetik, kryqëzatë kundër „hebraizmit” dhe komunizmit. Përkatësisht ofensiva zhvillohet nën emërtimin “Sipërmarrja Barbarossa”. Një aludim ndaj perandorit Friedrich I.(1122-1190 pas Krishtit), i quajtur Barbarossa (Mjekërrkuq). Ai pati udhëhequr në një kryqëzatë perandorinë romano-gjermane.
Kryqëzata e Hitlerit u demaskua si një krim ushtarak në masë. Të karakterizuar prej shpëlarjes së trurit me ideologjinë e „gjakut dhe tokës”, shumë ushtarë besonin, se si „arianë të racës superiore” ata ishin në epërsi kundrejt popujve sllavë. “Eprorët tanë vazhdimisht na thonin, rusët nuk janë njerëz, ata janë të paarsimuar”, thotë ish-ushtari i Verhmahtit, Herbert Baier.
“Lufta e Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik ishte një luftë asgjësuese, sepse ai synonte përtej objektivit ushtarak asgjësimin e planifikuar ideologjik të një shteti të tërë bashkë me popullsinë e tij,” gjykon historiani Chris Helmecke nga Qendra për Shkencat Sociale të Bundesvehrit në Pocdam. “Në përmasat e gjera kriminale lufta gjermano-sovjetike është unike në histori.”
Robërit e luftës si punëtorë me detyrim
5,6 milionë ushtarë sovjetikë ranë rob të gjermanëve dhe u shfrytëzuan si punëtorë me detyrim. 3,3 milionë prej tyre gjetën vdekjen prej stërmundimit. Njësitë SS të mbështetura nga Verhmahti përndiqnin në territoret e pushtuara popullsinë hebreje.
Hebrejtë janë nxjerrë prej shtëpive „dhe atyre u duhej të merrnin me vete lopatën për të hapur vet varrin e tyre”, tregon dëshmitari i kohës dhe ish-ushtari, Willi Hein në një video të ekspozuar në muzeun „Shtëpia e Historisë. “Më pas ata vranë xhandarmërinë.” Po ashtu doli dekreti i ashtuquajtur „Urdhëri komisar”. Ky dekret përcakton, që komisarët politik të Ushtrisë së Kuqe pasi të kapen rob të ekzekutohen.
Fillimisht tek pushtuesit gjermanë mbizotëro besimi në fitore. Vehrmahti pushton Ukrainën dhe zonën e Baltikut. Besohet, se së shpejti do të merret edhe Moska. Por nuk arrihet që të shkatërrohet në thelb Ushtria e Kuqe, aq sa ajo të mos ishte në gjendje të bënte më rezistencë. Shpërthen kësisoj një luftë e ashpër e përgjakshme disa vjeçare. Për dimrin e acartë me temperatura deri në minus 50 gradë Vehrmahti është i papërgatitur.
Pa strategji për një luftë disa vjeçare
Hitleri e pati nënvleftësuar jashtë mase kundërshtarin, konkludon historiani Chris Helmecke. “Faktikisht ushtarët e Ushtrisë së Kuqe luftonin me qëndresë dhe zell të fortë. Komandantët e saj mësonin vazhdimisht. Vehrmahti ishte nisur nga premisa, se „me një luftë të madhe blic me beteja rrethimi afër kufijve do të mund ta mposhtte Bashkimin Sovjetik. Por nuk pati plane të tjera për një opcion të dështimit të këtij koncepti”. Gjithashtu ekonomia gjermane nuk ishte e orientuar për një luftë afatgjatë, shpjegon Helmecke. “Thjesht mungonin burimet.”
Më së voni me humbjen e betejës së Stalingradit më 2 shkurt 1943 planet pushtuese të Hitlerit dështojnë. Rajhu Gjerman kishte ndërmarrë më shumë nga sa i mbante kurrizi duke hapur luftë në fronte kundër aleatëve perëndimorë dhe Bashkimit Sovjetik. Dështimi i sipërmarrjes Barbarossa konsiderohet si pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore (1 shtator 1939 – 8 maj 1945). “Nga këndvështrimi i sotëm mund të thuash, që lufta në aspektin strategjik qe e humbur qysh në vitin 1941“, nënvizon historiani Helmecke.
Bashkimi Sovjetik pagoi një çmim të tmerrshëm për „luftën e madhe për atdheun”: Me 27 milionë të vrarë, prej tyre 14 milionë civilë, duke pasur kështu numrin më të madh të viktimave ndër të gjitha vendet e përfshira në Luftën e Dytë Botërore.
Pasojat e kësaj lufte në Europën Qendrore dhe Lindore ndihen ende sot. Që nga ndryshimet e kufijve e deri tek mënyra e përkujtimit të së shkuarës. “Lufta në shtete post-sovjetike, jo vetëm ato të Federatës Ruse, por edhe shteteve të tjera, mbetet e gjallë”, thotë për DW drejtori i Muzeut Ruso-Gjerman Jörg Morré. „Të gjitha gjurmët – të vdekurit, të traumatizuarit, të plagosurit, të zhvendosurit. Të gjitha këto përmbajnë histori familjesh dhe tashmë po mbërrijnë në brezin e tretë, të katërt e të pestë.”
E kaluara e përgjakshme luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale me shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik – kryesisht sa i përket nivelit politik. Nga ana qeveritare thuhet, se „ne nuk mund ta harrojmë këtë”, thotë drejtori i Muzeut Ruso-Gjerman. E po ashtu ngrihen pretendime të llojit politik. “Por kjo është më shumë një formë e shfrytëzimit të historisë në dobi të interesave aktuale politike.”
Sipas mendimit të Morrés pavarësisht vuajtjeve të paimagjinueshme, pajtimi duhet të jetë pa kushte. /DW
o.j/dita

Ne nji kohe kur zhvillimi njerezore e qyteterimi sot
ka arritur ne pikat me kulmunante e Moderrne ,
ne Shqiperi gjithcka shkon pra e te duket sikur ke te besh kudo ne Medie me Mesjetare
ose injorante arrogante Mediesh te tufezuar nga dikush ,
qe injorojne gjithcka .
Përralla. Akoma përralla nga propaganda e Antantes Britani-Rusi-France.
Ushtria gjermane, austriake, finlandeze, sllovake, kroate, rumune, hungareze, italiane sulmuan per t’u mbrojtur ushtrine sllavo-barbare ne tokat qe ajo kishte pushtuar ne Europen lindore nga Deti i Zi ne Finlande.
Ishin miliona ushtare sovjetike buze kufirit gati per te sulmuar, te papergatitur per lufte mbrojtese.
Lexoni per shembull kete liber:
Viktor Suvorov, The Chief Culprit: Stalin’s Grand Design to Start World War II.
Or Cen! E njeh ti Viktor Suvorovin? Nuk e njeh. Ai eshte nje ish kapiten i zbulimit ushtarak rus qe u arratis ne Perendim. Emri i tij eshte Viktor Rezun. Shkruan me pseudonimin Suvorov.ibri qe ka shkruar, une e kam lexuar, eshte nje liber komercial, pa asnje te vertete brenda.
Ti ke lexuar nje artikull shqiptar per te dhe hiwesh si i zgjuar.
Bashkimi Sovjetik i Stalinit i dha dermen Gjermanise naziste. Kaq.
Ne nji kohe kur zhvillimi njerezore e qyteterimi sot
ka arritur ne pikat me kulmunante e Moderrne ,
ne Shqiperi gjithcka shkon pas,
pra e te duket sikur ke te besh kudo ne Medie me Mesjetare
ose injorante arrogante Mediesh te tufezuar nga dikush ,
qe injorojne gjithcka .
I pushtoj i shtypi me kembe dhe i ngrejti zgupthi ne e re gjakdhjeret sllavo alabake arrixhinj gerrrrke.
Shkrim perkujtimor shume i dobet.Me mire eshte shkruar para dy ditesh per hapjen e fronti te dyte ne 1944,duke e paraqitur dhe si faktor kryesor te renies se gjermanise.Dhe kjo ndodhi kur ushtria sovjetike ndodhej ne dyert e europes qendrore,pas nje lufte heroike 4 vjecare .Asnje analize historike,Asnje fakt historik vec asaj se nje ushtar gjerman kujton se i gjeten ushtaret ruse “ne gjume dhe me bizhame”.(Lluks i madh,ushtaret flinin me bizhame ),vec argumentimitt te teorise se BS u gjet i papergatitur per shkak te paaftesise se Josif stalinit(jozefin apo zhozefin futeni ne xhepin tuaj).Te kripshe mendjen dhe nivelin o zoti historian.Shyqyr qe pranon se jane 27 milion sovjetike qe dhane jeten.por sipas bilanceve zyrtare te luftes jane 29 milione sovietica,kundrejt 5 milion polake ,1.5 milion jugosllave.Ti thashe keto shurra qe ,ne perkushtim te 9 majit te ardheshem te mos gezosh dhe te besh 300mije amerikanet ne 30 milione.Vetem e vetem per te dale pak me siper BS.
Nuk e kuptoj kte sipermarrjen Barbarosa, ne gjithe tekstet e historise eshte operacioni Barbarosa. Ky purizem demek shqip-shqip eshte qesharak. Pp operacionin gjerman te dimrit do e quajme sipermarrja e dimrit?
Nuk eshte prizes I nderuar portable perkthim I keq.
ceco,
i tille quhej Opoeracioni Barbarosa .(codi i fitores )
Ne Historine Gjermane , ose le te themi legjendat e tyre reklamuar si Histori ,
Barbarosa eshte nji nder Graf / Pijes /Mbret Gjerman i cili me Ushtrine e tij mposhti Romen ,
dhe detyroje Papen ,te bente marreveshje me Barbarosen ,
(alias Mjekerrkuqin e frikshem ) qe mos ta shkaterronin Romen ,
ne kembim te disa Bauleve me Flori dhe sende te cmuara .
Pra Kodi ´Barbarosa´ nenkuptonte Pushtimin e pashmangshem te Romes se Lindjes ate kohe ,qe ishte Rusia .
Jo vetem nga Bashkim Zeneli dhe shume burime perendimore por tanime vete burimet ruse te viteve te fundit ne menyre te perseritur thone se Hitleri, ndodhej midis dy zjjarreve. Ne qershor 41, prej dy vjetesh, Britania e Madhe dhe Franca i kishin shpallur lufte dhe kishin bllokuar detin duke nderprere nje pjese te mire te furnizimit me lende te para dhe naftes (trupat ruse ishin vetem 30 km larg rafinerive te Ploeshtit ne Rumani qe ishte i vetmi burim nafte per Gjermanine. Spiunazhi gjerman kishte te dhena te sigurta per pregatitjet e BRSS per te sulmuar Gjermanine.
Fakti qe ruset ishin pergatitur vetem per sulm dhe aspak per mbrojtje beri qe trupat gjermane te avancojne ne frontin rus me ate shpejtesi te pabesueshme duke arritur rrethinat e Moskes ne Tetor te atij viti.
Absolutisht nuk jane te verteta.gjermania ne dy fronte eshte vene vetem ne qershor 1944 me zbarkimin ne normandi..ne 1941 ,pra me barbarosen arriti vetem ne saje te perendimit,pra frances,anglia dhe te tjere.lexo konference e Mynihut te vitit 1936 dhe do te shohesh se jane pikerisht keto fuqi qe orjentuan gjermanine drejt lindjes.BS po pergatiste agresion ndaj gjermanise?Vetem nderhyrje ne vendet balltike dhe kjo u be per sigurine ne balltik,per te penguar avancimin gjerman ne drejtim te leningradit dhe bllokimi e tij.gjermanet e arritjen kete bllokim ne saje te dezertimit te nje divisioni rus me ne krye nje generali major me emrin Pavlov,si dhe te kontributin te finlandes.Ne vitet 1939 deri ne 22 qershor 1941 BS nuk mund te bente agresion sepse gjysma e ushtrise se saj ndodhesh qe prej 1936 ne frontin e mancurise.Di gje ti per kete?Sigurisht qe jo.Te rekomandoj ,lexo librin per jeten e rikard sorges dhe do shohesh nje radiogramin e dates 20 qershor 1941,ku lajmeronte se nuk do te kete agresion nga japonia.Dhe per te perforcuar mbrojtjen kunder summit gjerman ka filluar levizje e trupave duke udhetuar vetem naten.pra ,jane shpifje nga neonazista europiane sulmi ndaj gjermanise.Nuk kish mundesi ,ndaj kerkoi te fitonte kohe me marveshje e 1939 ribentrop-molotov.por lufta eshte ekonomi,kerkon rezerva industriale dhe te lendes se pare,kerkon dhe burimi njerezore.kjo e detyron hitlerin te ktheje syte nga burimet e lendes se pare ,nga perendimi,nga deti i veriut,me pas nga veriu afrikes bashke me italiane.Dhe sulmi barbarosa nisi jo vetem nga ” 3 milione gjermane”,por edhe nga truppe italiane ,rumune,bullgare,hungareze,vec 3 divizioneve cecene qe hapen vijen e frontit duke u bashkuar me gjermanet.kishte nje marveshje anglo ruse franceze per mbrojtje te perbashket ne rast agresioni gjerman,qe pas konference se Mynihut.por nuk u realizua pikerisht nga anglo francezet.ky ishte edhe shkaku i dyte i marveshje molotov ribentrop.pra ,jane shume fakte ,probleme,zhvillime ,te cilat me pare jane shkruar.por si per cdo gje historia duhet rishkruar sipas koniuktures se sotme.Nasifasjistet ,kudo ku jane duhet te rehabilitohen.Vec nje gje,po te mos ishte BS dhe Stalini,europa sot do te fliste gjermanisht dhe shqiperia antare e denje e saj.
Edhe Napolon Bonoparti u mposht ne Rusi!Ai organizoi “Embargon ndaj anglise ”por nuk e sulmoi Angline ,ndersa,Hitleri edhe pse filloi “Bombardime mbi Londer ” nuk ndermori ndonji lufte frontale si ate me Rusine!Keshtu ,Anglia nuk zhvilloi ne territorin e saj luftime me Gjermanine si shtetet e tjera te Europes!Kjo ishte marreveshja e fshehte midis Curcillit dhe Hitlerit per te luftuar kunder “Komunizmit” dhe Hitleri e perqendroi tere goditjen ne Lindje ku pesoi edhe humbjen sic kishte bere Napolon Bonoparti 130 vjet me pare!