Nisa syrin të të gjente,
Veshur plot me lot,
U lodh syri duke parë,
Por s’të gjeti dot.
Nisa këmbët të të gjenin,
Ecën mijëra hapa,
Po ato u lodhën shumë
Dhe u kthyen mbrapa.
Nisa buzët lozonjare,
Po u lodha kot,
As ato s’të gjetën fare
Dhe s’të puthën dot.
Bëra, ç’bëra, nisa zemrën,
Të mbaroja punë
Dhe vetëm zemra të gjeti,
Të solli tek unë…
Ç’më gjeti, shoqe, ç’më gjeti
1.
Ç’më gjeti, shoqe, ç’më gjeti,
Nga prapa m’u qep, laneti,
Më hodhi duart, si grepi,
Fustanin e ri ma shqepi.
Ai vrap e unë vrapoja,
Nuk e di pse m’u mbyll goja,
Desha, po dot s’e mallkoja,
O lanet, t’u shoftë boja!…
…
O lanet, o lumë, o lumë,
S’bëhen kështu këto punë,
Vrapo ti e vrapo unë,
Porsi peshqit-o në lumë.
2.
Më hodhi duart, si grepi,
Fustanin e ri ma shqepi,
Pastaj qeshi dhe tha:
“Të bëj unë rroba të ra…
Të blej unë rroba të ra,
Me flori e me sërma,
Jo, moj, jo, s’bëhet hata..
