Masat anti-COVID në Kosovë, lejohen dasmat, fejesat dhe mbrëmjet e maturës deri në 23:00

J L

Qeveria e Kosovës ka prezantuar ditën e sotme masat e reja lehtësuese që ka marrë për vendin.

Gazeta Ekspress shkruan se nga sot në vend do të lejohen mbajtjet e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare si dhe mbrëmjeve të maturës, duke shtuar se do të lejohen deri në orën 23:00.

Pritet që të festat të lejohen vetëm duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërkohë që distanca mes tavolinave duhet të jetë 3 metra.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë persona me Covid, ndërkohë që 2255 të tjerë kanë humbur jetën.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *