“Dita e Liqenit” bashkon kryebashkiakët e Pogradecit, Ohrit dhe Strugës, vendosin për një paketë turistike të përbashkët për tre qytetet

Ermir Ermir

Dita e liqenit të Ohrit ka mbledhur sërish bashkë kryetarët e bashkive të Pogradecit, Ohrit dhe Strugës, në një takim, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë vendimmarrja e hapave të përbashkët për të zhvilluar jo vetëm turizmin përreth pellgut liqenor, por dhe mbrojtjen e këtij liqeni sipas kushteve të UNESCO-s.

Por, mesa duekt në këtë takim të tre kryetarëve të bashkive kishin prioritete të ndryshme. Kryetari i Bashkisë së Strugës nuk e fshehu faktin që Struga është lënë në harresë sa i takon investimeve infrastrukturore.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Ohrit kishte prioritet prishjen e ndërtimeve pa leje përreth bregut të liqenit dhe unifikimin e modelit të ndërtimeve sipas një plani rregullues të miratuar nga UNESCO.

Sakaq, kryetari i bashkisë së Pogradecit kërkoi në këtë takim që të vihet në funksion të turizmit linja liqenore Pogradec-Ohër-Strugë, edhe si destinacion turistik.

Gjatë 30 viteve të fundit, të treja bashkitë kanë pasur takime të shpeshta, por në realitet ka munguar bashkëpunimi konkret. /A2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *