VIDEO / Pas shkarkimit nga Parlamenti, Presidenti Meta relaksohet duke luajtur me top në Gjirin e Lalzit

Ermir Ermir

Pasditen e sotme, Kreu i Shtetit është filmuar duke luajtur me top në plazh, në zonën e Gjirit të Lalzit.

Në video Presidenti Meta shfaqet i relaksuar, ndërsa nuk e ka problem edhe privatësinë, pasi vendi ku ka zgjedhur të qëndrojë është i mbushur me pushues.

Kujtojmë që me 104 vota pro Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi nga detyra Presidentin e Republikës Ilir Meta, për shkelje të rënda të Kushtetutës pas propozimit të 39 deputetëve të maxhorancës dhe një raporti nga një komision i posaçëm.

Vendimi i Parlamentit për ta shkarkuar i ka kaluar edhe Gjykatës Kushtetuese, që do të vendosë për fatin e tij në krye të institucionit të Presidentit. / Panorama

Share This Article
3 Comments
  • Ky Ilir Meta ”shpikes “i shquar po na del ,sa here qe ka nji shqetesim te madh therret ndonji Cim apo “Kallak”dhe e kalon shqetesimin !

  • Foto domethenese:Politika si top volejbolli,hidhja njeri tjetrit dhe te dy lojtaret kenaqen.Mos prisni te ndodhe shkarkimi i Metes ,jane ushtare te nje llogoreje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *