Brazil / Adhuruesi i nazistëve urdhërohet të zhdukë simbolin e zvastikës nga fundi i pishinës

Ermir Ermir

Një mësues historie, i cili njihej si adhurues nazistëve, u urdhërua nga policia në Brazil që të mbulojë simbolin e urryer të zvastikës që kishte vendosur në pishinë.

Policia e zbuloi rastësisht kryqin e thyer në fund të pishinës ndërsa ishte duke ndërmarrë një operacion për një rast rrëmbimi.

Teksa shkuan në shtëpinë e mësuesit, oficerët mësuan se Wandercy Pugliesi ishte aq i apasionuar pas nazistëve sa dhe djalin e tij e kishte quajtur Adolf.

Shtëpia ku u gjet zvastika ndodhet në qytetin e Pomerode, i cili ka marrë dhe nofktën “qyteti më gjerman në Brazil”, ku pjesa më e madhe e banorëve kanë prejardhje nga Gjermania dhe shumë e flasin rrjedhshëm dhe gjuhën. / a2

Share This Article
1 Comment
  • Edhe nazizmii nuk lejonte simbole te tjera, por kjo eshte ndryshe; kjo quhet liri e shprehjes ne kohen tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *