Më 22 nëntor 1963 presidenti i 35-të i ShBA, Xhon Kenedi, u qëllua për vdekje ndërsa ishte duke udhëtuar në autokolonë në Dallas,Teksas. Dy orë më pas, zv/presidenti Lindon Xhonson bëri betimin (në avion), si presidenti i 36-të i ShBA.
Më 8 janar 1964, presidenti Xhonson, në mesazhin drejtuar Kongresit deklaroi: “Fatkeqësisht, shumë amerikanë jetojnë në fije të perit – disa për shkak të varfërisë së tyre dhe disa për shkak të ngjyrës, dhe shumë për shkak të dyjave. Detyra jonë është të ndihmojmë zëvendësimin e dëshpërimit me mundësi. Kjo administratë sot, këtu dhe tani, deklaron luftën mbi varfërinë në Amerikë. Unë e ftoj këtë Kongres dhe të gjithë amerikanët të bashkohen me mua në këtë përpjekje”.
Po pse puna erdhi deri aty sa për varfërinë të angazhohej vetë Presidenti? A nuk ishin Shtetet e Bashkuara vendi më i pasur në botë? A nuk e preknin këtë shumica e amerikanëve. Për më tepër, si mund të ndërrmerret një program i gjerë në luftën kundër varfërisë në vetëm një muaj e gjysmë në detyrën më të lartë shtetërore ?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve tregojnë se lufta mbi varfërinë ishte një vijim i masave të ndërmarra nga Presidenti Kenedi dhe më parë akoma, dhe se me zgjerimin e përmasave, Presidenti Xhonson synonte një zbutje të ndjeshme të kësaj plage të rëndë shoqërore.
Kursi i Ri (New Deal) – masa publike në luftën kundër varfërisë
ShBA hynë në shekullin e 20-të si një fuqi e madhe ekonomike, ushtarake dhe politike. Në dekadën 1917- 1927, të ardhurat kombëtare u rritën rreth 3 herë. Rritja ekonomike e nxiti Herbert Huver, kandidat për president (republikan) të shprehej në fjalën e pranimit të tij në gusht 1928 se Amerika ndodhej më pranë se kurrë më parë në historinë e ndonjë vendi të triumfit final mbi varfërinë. Streha vorfnore është duke u zhdukur midis nesh.
Huver u zgjodh Presidenti i 31-të i ShBA-së,1929-1933. Por, më 29 tetor 1929, ra Bursa e Nju Jorkut dhe filloi Depresioni i Madh, kriza financiare më e ashpër botërore deri në atë kohë. Më 1929, rreth 42 për qind e familjeve vlerësoheshin në “ekzistencë dhe varfëri”, me të ardhura më pak se 1,500 USD në vit. Si një ithtar i politikës ekonomike laissez faire, H. Huver do të shprehej:“derisa njerëzit nuk vuajnë nga uria dhe të ftohtit, kujdesi për ta duhet të jetë kryesisht një përgjegjësi lokale dhe vullnetare”(whitehouse.gov/). Ai nuk ndërhyri me masa publike për nxjerrjen e vendit nga kriza, për rrjedhojë humbi në zgjedhjet e vitit 1932.
Këto zgjedhje i fitoi Franklin D. Ruzvelt (demokrat) me programin e njohur si Kursi i Ri, qëllimi kryesor i të cilit ishte frenimi i krizës dhe ngritja e ekonomisë.
Në fazën e parë (1933–1934) mori masa për zbutjen e pasojave të krizës dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në “njëqind ditët e para”, me nxitjen e Ruzveltit, Kongresi miratoi një varg aktesh për mbështetjen e biznesit dhe bujqësisë, për të papunët dhe ata në rrezik humbjeje të fermave e të shtëpive, për stabilizimin e çmimeve dhe për punët publike.
Në fazën e dytë (1935–1939) ndërmorri reforma sociale dhe ekonomike. Më 14 gusht 1935, me rastin e nënshkrimit të Ligjit të Sigurimit Social, Presidenti F. Ruzvelt deklaroi: “Ne nuk mund të sigurojmë 100 për qind të popullsisë kundër 100 për qind të rreziqeve dhe vështirësive të tjera të jetës, por ne jemi përpjekur të hartojmë një ligj, i cili i jep disa masa mbrojtëse qytetarit mesatar dhe familjes së tij kundër humbjes së punës dhe kundër varfërisë që vjen si rezultat i moshimit”.
Ligji ngriti një sistem mirëqenieje në shkallë kombëtare. Qeveria federale garantonte 1/3 e shpenzimeve të shteteve për ndihmë publike për ata në nevojë dhe për fëmijët nën 16 vjeç (pa nëna). Ndihma (“welfare”) bazohej në “nevojat” dhe jo si e drejtë nga punësimi.
Shërbimet shëndetësore dhe të mirëqenies përfshinin ndihmat për fëmijët, riaftësimin profesional, shërbimet e shëndetit publik dhe shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuar.
Ruzvelti tregoi vëmendje ndaj varfërisë edhe pas rizgjedhjes. Në janar 1937 ai theksoi:“Unë shoh miliona që iu mungojnë mjetet për të blerë produktet e fermave dhe fabrikave dhe prej varfërisë së tyre nuk kanë punën dhe produktivitetin e shumë milionave të tjerë. Unë shoh një të tretën e Kombit në shtëpi të këqija, të veshur keq, të ushqyer keq.”
Me përkushtimin që tregoi për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe fitoren e Luftës II Botërore, Presidenti F.D.Ruzvelt, i zgjedhur për herë të katërt, (por i ndarë nga jeta më 12 prill 1945) zë një vend nderi në historinë e ShBA. PBB i këtij vendi më 1945 llogaritej në gati 50 për qind të asaj botërore. Rritja e shpejtë ekonomike e nxori vendin nga kriza, uli shkallën e papunësisë në 1.2 % dhe ndikoi në ngritjen e pagave, të mirëqenies në tërësi.
Vitet e bollëkut, por edhe të zbulimit të varfërisë
Në vitet 1950-1960 në Amerikë sundonte opinioni se varfëria ishte zhdukur ose ishte në zhdukje e sipër. Mirëpo, ndryshe nga teoria se nga rritja ekonomike do të përfitonin të gjithë, shtresa të caktuara, sidomos afro-amerikanët mbeten përsëri grupet më pak përfitues. Më 1960, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Punës, të ardhurat për një familje me 4 persona ishin 3,000 USD në vit. Rreth 40 milionë njerëz ( ¼ e popullsisë) nën këtë nivel.
Më 1958, Xhon K. Galbraith, profesor ekonomie në Harvard dhe Princeton (1934–40), këshilltar i presidentëve demokratë nga F. D. Ruzvelt deri tek B. Klinton, u bë autor “best-seller” me librin Shoqëria e Begatë. Galbraith skicoi mënyrën se si Amerika e pas Luftës II ishte bërë e pasur në sektorin privat, por kishte mbetur e varfër në sektorin publik, me mungesa në infrastrukturën sociale dhe fizike dhe thellimin e pabarazive në të ardhura.
Galbrait dallonte dy tipe të varfërisë: varfërinë rastësore, e cila është e lidhur me një veçori të individit dhe varfërinë e kufizuar si në një ishull ku thuajse secili është i varfër. Për të eliminuar varfërinë, Galbrait propozonte investime “më shumë se proporcionalisht” në fëmijët e komuniteteve të varfëra.
Në mars 1962, Michael Harrington, profesor i shkencave politike botoi librin: “Amerika tjetër: Varfëria në Shtetet e Bashkuara”. Të varfërit, shkroi Harrington, përbëjnë “Amerikën tjetër” të 40 milionë apo 50 milionë njerëzve. Me këtë libër, siç e cilëson New York Herald Tribune, Harrington ishte “njeriu që zbuloi varfërinë.” Libri i tij zgjoi interesin e Presidentit Xh. Kenedi, që, siç i ka shpjeguar biografit të tij Artur M. Shlezinger, Jr., e “ndihmoi në qartësimin e vendimit të tij më 1963 për të shoqëruar shkurtimin e taksave me një program varfërie”.
Presidenti Xh. Kenedi , ” Kufiri i ri ” dhe matja e varfërisë
Kenedi qëndroi njëmijë ditë në detyrë, ishte presidenti më i ri i zgjedhur dhe më i riu kur ndrroi jetë. Në fjalën e pranimit të kandidaturës së tij për president, në Konventën e demokratëve në Los Angeles më 15 korrik 1960, Xhon Kenedi shprehu vizionin për atë që ai e quajti “Kufiri i ri “: “Ne qëndrojmë sot në prag të Kufirit të ri… një kufi i shanseve dhe rreziqeve të panjohuara – një kufi i shpresave të paplotësuara dhe kërcënimeve. Kufiri i Ri për të cilin po flas nuk është një varg premtimesh – ai është një varg sfidash. Ai nuk përbën çfarë unë synoj t’i ofroj popullit amerikan, por çfarë synoj t’i kërkoj atij…”
Në fjalimin e betimit si President, më 20 janar 1961, Kenedi u angazhua në përpjekjet “kundër armiqve të përbashkët të njerëzimit: tiranisë, varfërisë, sëmundjeve dhe luftës vetë.”
Ai e dinte se, për shërimin e këtyre sëmundjeve, nuk mjaftonin disa muaj apo vite, por e gjithë jeta. “Nëse një shoqëri nuk mund të ndihmojë të shumtët që janë varfër, nuk mund të ruajë të paktët që janë të pasur.”
Arritje të presidencës së tij janë: hapja e vendeve të reja të punës, shkurtimi i taksave mbi të ardhurat, lufta kundër varfërisë, ndihmat për të moshuarit dhe të papunët, rritja e pagës minimale nga 1 USD në 1.25 USD në orë etj. Për shumicën e amerikanëve Kenedi mbetet më i vlerësuar në pesë dekadat e fundit.
Deri më 1963 nuk kishte ende një masë (kufi) për matjen e varfërisë të llogaritur dhe të miratuar për qëllime zyrtare. Administrata e Kenedit mbështeti punën studimore për analizën dhe trajtimin e shtresave që binin nën këtë nivel. Për plotësimin e këtij boshllëku, një kontribut të veçantë ka dhënë Moli Orshanski, ekonomiste-statisticiene në Administratën e Sigurimit Social prej 1958, pas 13 vjetësh në Departamentin e Bujqësisë.
Duke marrë 1963-shin si një vit bazë, ajo llogariti se një familje tipike me katër persona (dy të rritur dhe dy fëmijë) shpenzonin 1033 USD për ushqim në vit, 1/3 e shpenzimeve gjithsej. Duke u shtuar edhe 2/3 e shpenzimeve të tjera (2×1033=2,066) doli shifra prej 3,100 USD të ardhura para taksave, si kufi i varfërisë për familje.
Pavarësisht nga përpjekjet për rishikim, masa zyrtare e varfërisë në thelb ka mbetur e pandryshuar. Ajo thjesht përshtatet çdo vit me Indeksin e çmimeve të konsumit. Për rrjedhojë, vlera e kufirit prej 3,100 USD për një familje me 4 persona e vitit 1963 ka mbetur e njëjtë me vlerën prej 23,492 USD të vitit 2012.
Lufta mbi varfërinë e Presidentit Xhonson
Presidenti Xhonson, angazhimin dhe vizionin e tij për luftën në shkallë kombëtare kundër varfërisë e përpunoi në një program më të gjerë të legjislacionit të mirëqenies sociale, i njohur me termin “Shoqëria e Madhe”, që e shpalli më 22 maj 1964 para 85 mijë studentëve të Universitetit të Miçiganit. Në këtë miting ai u shpreh: “Shoqëria e Madhe mbështetet mbi begatinë dhe lirinë për të gjithë. Ajo kërkon t’i jepet fund varfërisë dhe padrejtësisë raciale, për të cilën ne jemi totalisht të angazhuar.”
Në vitin e parë të detyrës së tij Xhonsoni fitoi mbështetjen nga Kongresi për miratimin e shumë prej propozimeve të Kufirit të Ri të Kenedit si Medicare (kujdes shëndetësor për të moshuarit), Food Stamps – Programi i kuponave të ushqimit për familjet e varfëra, bursa studentëve si dhe grante në shkolla dhe kolegje.
Në nëntor 1964 Xhonsoni u rizgjodh President me 61 për qind të votës popullore. Në mesazhin drejtuar Kongresit më 4 janar 1965, pasi vuri në dukje se shumë amerikanë gëzonin një jetë të mirë, shtoi se shumë gjithashtu ishin ende në kurthin e varfërisë, papunësisë dhe frikës. Ai u premtoi të moshuarve kujdes spitalor nën sigurimin social; të varfërve dhe fatkeqëve rritje të luftës kundër varfërisë; amerikanëve me ngjyrë, zbatim të ligjit për të drejtat qytetare dhe zhdukje të pengesave për të drejtën e votës. Shkalla e varfërisë ra nga 23 % në 12 % në vitet e qëndrimit në detyrë të Xhonsonit.
Programi Suplementar i Ndihmës Ushqimore (SNAP), i njohur më parë si Programi i Kuponëve Ushqimorë, është një program federal që siguron ndihmë për individët dhe familjet që jetojnë nën kufirin e varfërisë. Programi i filluar më 1964, vlerësohet si më i rëndësishmi në luftën kundër varfërisë, sidomos pas krizës të vitit 2007. Numri i përfituesve të kuponëve ushqimorë në nëntor 2010 arriti në 43.6 milionë, që shënon një nivel historik. Më 2010 në këtë program u shpenzuan 64 miliardë USD, shifra më e lartë deri tani. Prej qershorit 2009 përfitimi ishte 133 USD mesatarisht për person në muaj. Programi ka ndihmuar edhe zhvillimin e industrisë agro-ushqimore amerikane.
Varfëria në ShBA në vitin 2012
Sipas publikimit të Zyrës të Regjistrimit të ShBA në shtator 2013, 46.5 milion amerikanë, 15% e popullsisë gjithsej jetonte në varfëri. Ndërkaq, të ardhurat mediane vjetore për familje ranë lehtë në 51,017 USD më 2012, nga 51,100 USD më 2011. Por, këto të ardhura janë ende 8.3% më pak se viti 2007, që përfaqëson nivelin e para krizës financiare globale.
Prej 1967, të ardhurat e amerikanëve mesatarë janë rritur 19 %, kurse e 5 % të majës janë rritur 67 %. Rritja e pabarazise përbën një problem në stabilitetin social të vendit.
Recesioni gjithashtu i shtyu shumë njerëz në varfëri. Më 2010, shkalla e varfërisë arriti në 15.1 %, dhe kjo ështëhera e parë që mbetet në ose mbi 15 % prej 1965.
Një familje me katër persona konsiderohet se jeton në varfëri kur siguron 23,492 USD në vit, kurse një person i vetëm me 11,720 USD në vit. Në 25 vitet e fundit, shkalla e varfërisë si mesatare ka qënë mbi 13 %, kundrejt 22.4 % më 1959.
Si për çdo problem, edhe për efektivitetin e luftës kundër varfërisë ka opinione të ndryshme midis demokratëve dhe republikanëve si dhe midis studjuesve të pavarur. Megjithatë, fakti që ligjet dhe metodikat e miratuara që në presidencën e Xhonsonit, kanë qënë në fuqi në pesë dekadat e fundit, tregon se janë ende funksionale.
A mund të gjendet e vlefshme praktika amerikane për matjen e varfërisë edhe në kushtet e vendit tonë? Ndonëse ndryshojmë thellë e në shumë dimensione, përvoja amerikane për të llogaritur një kufi zyrtar për matjen e varfërisë mund të përshtatet edhe tek ne. Madje kjo përbën një domosdoshmëri, pasi nga mungesa e tij nuk dihet numri i saktë i të varfërve në vendin tone, për rrjedhojë edhe lufta kundër varfërisë është jo-efektive.

Franklin Delano Roosevelt-Presidenti që shpiku termin “100 ditët e para të qeverisë”
“…..lideri botëror që shpëtoi Kapitalizmin dhe Demokracinë në -“100 ditë” –thënë ndryshe në pak javë… “/
Nga Raimonda MOISIU
Hatford/CT/USA
“Franklin Delano Roosevelt është Presidenti i 32 të i SHBA-së i zgjedhur në vitin 1932, dhe është Njeriu që shëndrroi Epërsinë dhe Veprimin në Princip. Presidenti që shpëtoi Kapitalizmin dhe Demokracinëe amerikane në pak javë dhe me të erdhur në pushtet shpalli “Kompromisi i ri” (Neë Deal) –të quajtur ndryshe edhe “100 Ditët” në muajt e parë të administrimit të presidencës-ashtu sikundër pati premtuar gjatë fushatës së tij elektorale,- pra është Presidenti i parë i SHBA-së dhe lideri i parë botëror që eksperimentoi- ndryshimin në “100 ditë”-shin e parë të qeverisjes. Gjendja e mjerueshme dhe kushtet e vështira sociale të shkaktuara nga kolapsi ekonomik, (Depression Era), u dhanë demokratëve një fitore të sigurtë më 1932. Presidenti pararendës Hervert Hoover, pavarësisht programit ambicioz të masave për zbutjen e varfërisë e papunësisë nga ana e qeverisë federale, ai nuk morri në konsoderatë ndihmën e mirëfilltë e të drejtëpërdrejtë për individët e dëshpëruar të prekur nga depresioni ekonomik, por strategjia e programit të tij ekonomik e social parashikonte të ngjallte besim e ndihmonte në të holla-bisneset dhe institucionet industriale të falimentuar, ndërkohë që jeta e amerikanëve sa vinte e varfërohej, papunësia dhe të pastrehët rriteshin nga dita në ditë.
Kështu, përballë presidentit Hervert Hoover, demokratët zgjodhën Guvernatorin e Neë York-ut, ideatorin e programit model për zbutjen e varfërisë, i programeve sociale, për pensionet e shtresës së të moshuarve, asistencë sociale për papunësinë, programe publike të guximëshme, të fuqishme dhe këmbëngulëse. Ai ishte Franklin Delano Roosevelt!
Roosevelt shtegëtoi cep më cep të Amerikës, me orar e pa orar në një fushatë elektorale energjike e historike. Populli amerikan, mbështetësit e tij e shihnin atë me qaforet shtrënguar rrotull këmbëve teksa lëvizte me karrocën e invalidit, i mbërthyer që në moshë të re, në vitin 1921, nga sëmundja e Polios.
Me përpjekje e sakrifica, sëmundja nuk e pengoi Presidentin e 32 –të të Amerikës të conte në zemrën e cdo amerikani premtimin e tij-Neë Deal—marrëveshjen dhe kompromisin e ri dhe të gjithë së bashku të punonin për kurimin e ekonomisë amerikane. Kështu në nëntor amerikanët i dhanë Roosevelt 22.8 milion vota -dhe presidentit Hoover-15.8 milion, -Roosevelt kryesonte Kolegjin elektoral; 472 përfaqësuesë për demokratët dhe 59 –ë të tillë për republikanët. Gjatë muajve të parë të Administratës së tij, të deklaruara e njohura si “100 ditët e para”, Roosevelt morri një pamje ekspansive të fuqisë presidenciale, pafutur aspak në grackë Kongresin, ai paraqiti urgjentisht legjislacionin gjithpërfshirës për emergjencën kombëtare – për rimëkëmbjen nga kolapsi ekonomik. Kështu që në seancën e parë të Kongresit, me një lëvizjë të matur e të zgjuar në një situatë të tillë kritike për vendin, duke patur parasysh premtimet në fushatë, ai bëri draftin dhe ngriti Kompaninë Federale të Sigurimit të Depozitave, duke jua garantuar depozitat bankare amerikanëve, të cilët i patën tërhequr ato nga bankat dhe i kishin qepur në dyshekë dhe jastëke. Ata iu bindën Presidentit të tyre me patriotizëm duke ridepozituar kursimet e tyre. Zgjeroi kompetencat e Bordit të Arkës Federale, ngriti Korporatën e Huazimit të pronarëve të shtëpive –për t’i ndihmuar ata të mos humbnin shtëpitë, miratoi Ligjin e Obligacioneve Federale, ligj i cili ju kërkonte kompanive të deklaronin informacionin e plotë financiar mbi huamarrjet dhe aksionet financiare të reja. Për të luftuar papunësinë, Roosevelt i kërkoi Kongresit të lëvrojë 500 milion dollarë për programet e ndihmës sociale, për të hapur vënde pune, duke përfshirë edhe Mbrojtjen Civile të Shoqërive Aksionare. Për të stimuluar industrinë, Roosevelt iu drejtua Kongresit Amerikan të miratojë Projektligjin e Rimëkëmbjes Kombëtare të Industrisë, edhe pse industria vetë fillimisht i rezistoi mundishmëm presionit, Roosevelt ushtroi kontroll në Ëall Street, i ashpër me taksat dhe i rezistoi presionit për të nacionalizuar bankat. Me miratimin e Projektigjit të Nëpunësit Cvili –ai krijoi Administratën Publike dhe i detyroi liderët industrialë të miratojnë ligjet e praktikave të ndershme, duke i lejuar ata sipas rendit të vendosnin tavanin e cmimeve, pafrikën e ndonjë procedimi antitrust. Pagat minimale dhe orët e punës të vendosura sipas ligjit, dhe klasës punëtore iu dha të drejtën për marrëveshje kolektive. Përvec ligjit, ai ngriti Këshillin e Rimëkëmbjes Kombëtare të udhëhequr nga Gjeneral Hugh Johnson. Ky Këshill ishte përgjegjës për hartimin e një sërë projektligjesh në favor të biznesit. Edhe pse qeveria federale mundi të kryente reforma të thella progresive, si krahun e punës nga fëmijët në industrinë tekstile dhe industrive të tjera, në të njëjtën kohë ajo iu dha të drejtën edhe sindikatave të punëtorëve të përdornin legjislacionin për të fituar më shumë pushtet dhe të tërheqnin anëtarë. Roosevelt ishte i shqetësuar dhe tregoi interes për gjendjen e mjerueshme të fermerëve amerikanë dhe krijoi në bashkëpunim me Kongresin, Administratën e Rregullimit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në maj 1933. Progami i kësaj administrate kishte si qëllim të vendoste kufirin e prodhimit, subvecioneve federale dhe cmimet bujqësore në “barazi” me cmimet e fermerëve që patën gëzuar dikur, kohën kur bujqësia ishte në ditët e saj më të mira ekonomikisht.
Një qind ditët e para gjithashtu ligjësuan lindjen e Tennessee Valley Authority-një agjensi përgjegjëse për programet e përgjithëshme sociale brenda autoritetit të rajonit. Në përballje me kolapsin ekonomik që kishte mbërthyer Amerikën, Roosevelt vendosi të marrë në varësi cdo gjë Post-Kongres, biles e bënte me arrogancë packa se ishte i pafat në realizimin e marrjes në varësi të Gjykatës së Lartë. Ai po priste sa majtas –djathtas dhe nuk ishte nga ata që të falte. Sa morri mandatin në 100 ditëshin e parë- hidrocentralet, plehrat kimike për konservmin e tokës, kontrollin nga përmbytjet dhe pyllëzimi, duke marrë njëcerek milion punëtorë krahu, endacakët e të papunët , ata që rronin me asistencë sociale, dhe i detyroi të pastronin pyjet për të hapur toka për rrugë, ndërtesa dhe duke ndërtuar qytete e qëndra banimi. Me një shkathtësi e aftësi admiruese i bëri që të gjithë të punonin, duke vënë përfomancën mbi përkushtimin. Roozvelt më 5 mars 1933-dita e parë e plotë në zyrën e tij presidenciale, u zbavit duke dhënë një fjalim legjionit amerikan, thirri nën armë veteranët e liruar –krijoi një ushtri të tipit Musolini –për të mbrojtur bankat nga dhuna, anarshia dhe sigurinë e qytetarëve amerikanë në vend.Ky akt sa befasues dhe i mahnitshëm i një lidershipi “ të rrëmbyeshëm” dëshmoi “momentin final” të një politike modern amerikane: Roosevelt shpëtoi Kapitalizmin e Demokracinë në 100 ditët e para të Presidencës së tij.Populli amerikan e adhuronte Roosveltin për atë cfarë ai po përpiqej të bënte në ato “100 ditët”. Edhe pse nëntë milion njerës ishin akoma të papunë në 1934, Demokratët patën sukses të kishin epërsinë më të madhe, në të dyja dhomat e Kongresit amerikan. Të papunët ishin lojalistë ndaj administratës të Roosevelt, sepse ata vlerësonin vendimet e tij në caste dramatike. Katër milion prej tyre u punësuan nëpërmjet Projektligjit të Emergjencës për Rimëkëmbjen Kombëtare, dhe shumë të tjerë u trajtuan me fondet publike.Megjithëse kongresmenët dhe vetë Presidenti ishin në dilemë për koston e FERA—program punësimi nga Administrata e Punëve Civile, por ata e mirëkuptonin si domosdoshmëri projektin e punësimit. Roosvelt hoqi taksimin mbi të dhe në vitin 1934, pra vitin në vazhdim ai i bëri thirrje Kongresit të ngrinin Administratën e Mirëqënjes Sociale e Publike, dhe nga viti 1935 deri 1943-e, kur ky program po përshënditëte, u shpenzuan $ 11 bilion dhe u punësuan 8.5 milion njerës. Ndër komponentët e ËPA-u bënë publike programet për projektin e Artit e Kulturës, Theatrit, Statusi i Shkrimtarëve dhe i Rinisë. Megjithëse u derdhën miliona dollarë në ekonominë amerikane nëpërmjet programeve federale, Great Depression vazhdonte ta mbante të mbërthyer Amerikën. Në fillim te vitit 1936 Roosevelt filloi “Second Neë Deal” ( “100 ditëshin e dytë të ndryshimit” )-dhe Kongresi vazhdoi punën dhe gjatë këtij kompromisi të dytë të ri, duke kthyer në ligje e projektligje më shumë programe. Presidenti Roosevelt kishte vullnetin për të bërë kompromise shumë më tepër se kushdo e në kohën e duhur. Për të dekretuar Projektligjin për numurimn e punës ai braktisi bazën liberale dhe përkrahu versionin konservator të tij:krijoi pensionet për të moshuarit, nëpërmjet taksimit të rrogës. Roosevlet dhe Kongresi Amerikan dekretuan: Projektligjin e “The National Labor Relations” (Marrëdhëniet e Punësimit Kombëtar”)-që do të thotë; Marrëdhëniet -mes Punëtorëve e Punëdhënësve, të Punës e Çështjeve sociale- i njohur ndryshe si Ligji i Ëagner-it, ligj i cili rriste fuqinë e punës kolektive, Projektligjin për kontrollin e Energjisë Elektrike dhe Gazit për ngrohje, Projektligjin për Elektrifikimin dhe Zhvillimin e Zonave Rurale, Projektligj që coi energjinë elektrike në 9-ë zona rurale e ferma në Amerikë; Projektligjin për Taksimin e Shëndetit Mjekësor.
Por para mbarimit të “100 ditëshit të dytë”, erdhi viti 1936-ë-viti që shënoi mbarimin e mandatit të parë presidencial, pra viti i zgjedhjeve presidenciale dhe ky mandat ishte për Roosevelt-Një Fitore e Plotë! Ai bëri fushatë në cdo shtet-përvecse në Maine dhe Vermont, dhe e mundi oponentin e tij Alfred M.London, prej me më shumë se 10 milion vota. Edhe në mandatin tjetër pati ulje e ngritje dhe ndiqte të njëjtën politikë, sa të pasurit dhe biznesi i madh e quajtën tradhëtar, por Roosevelt ishte njeri që epërsinë e kthehu në princip. Shumë demokratë u përpoqën ta ndalonin për të mos fituar sepse e shihnin si njeri i paqëndrueshëm dhe i rrëmbyeshëm, duke e quajtur atë një “eksperiment-administrator i guximshëm e këmbëngulës”, por amerikanët e votuan edhe për mandatin e tretë e të katërt.
Ndërsa Amerika po përballej me Depression Era, ngjarjet në tërë globin po bëheshin më të pasigurta e të rrezikëshme për kombet e botës. Në Itali, Musolini dekretoi një projektligj për trainimin universal të ushtrisë dhe pushtoi Etiopinë, në 1935. Gjenerali Francisko Franco grumbulloi një forcë ushtarake rebelësh dhe filloi luftën kundër qeverisë spanjolle. Në korrik të vitit 1937-ë, Japonia pushtoi Kinën përsëri. Në vitin 1938 Gjermania e Hitlerit pushtoi dhe aneksoi Austrinë.Megjithë ndjenjën e fortë izolacioniste dhe lufta po përhapej anëmbanë botës, Roosevelt ndjehu detyrimin t’i vinte në ndihmë Anglisë dhe Europës Perëndimore. Kur sfidat ndryshuan ai ndryshoi kursin, duke deklaruar; “Marrëveshja e Re”, me “Të fitojmë Luftën” –Ishte një luftë e drejtë në kohën e duhur. Presidenti historik Franklin Delano Roosevelt mendonte se njëanëshmëria ishte shkatërrimtare.
Sulmi i befasishëm nga Japonia ndaj Pearl Harbor i dhanë atij pretekstin e duhur, për të cilin ai kishte nevojë dhe shkroi historinë; -Amerika hyri në Luftën e Dytë Botërore dhe e fitoi atë, e udhëhequr nga Presidenti më Popullor dhe Presidenti që shërbeu më gjatë në historinë presidenciale amerikane -Franklin Delano Roosevelt.
Lufta e Dytë Botërore do të bënte atë që nuk arriti ta bënte “Neë Dea; I dha fund kolapsit ekonomik –The Great Depression! Sidoqoftë Kompromisi i Ri ( Neë deal)-i njohur ndryshe “100 ditë”-shi -pati përmbushur shumë nga axhenda progresive e reformës që gjeti zhvillim e mbështetje për më shumë se një shekull. Më shumë se cdo gjë tjetër Neë Deal me Projektligjin për Numurin e Punës dhe Projektiligjet e tjera reformuese –profilizuan Amerikën modern të shekullit të 20 –të. Udhëheqja presidenciale nga Roosevelt edhe sot e kësaj dite ofron disa ide të dobishmëme për Shtëpinë e Bardhë dhe për këdo që është i intriguar nga misteret e lidershipit. Disa nga metodat e drejtimit të shtetit bazohen në metodat e lidershipit të parë botëror që premtoi ndryshimin në “100 ditë”dhe Themeluesit të Lidhjes së Kombeve të Bashkuara – Franklin Delano Roosevelt.
Raimonda MOISIU
Më 18 mars 1968, vetëm disa javë para vrasjes së tij, Robert Kenedi (i mbiquajtur Bob: 1925 – 1968) mbajti ligjëratën e mëposhtme në Universitetin e Kansas:
« Në llogaritë lidhur me shpenzimet publike të parashikuara në buxhetin federal të SHBA, merren në konsideratë investimet për kufizimin e ndotjes së ajrit, për reklamat e fuqishme që nxisin pirjen e duhanit dhe për vajtje-ardhjet e ambulancave që transportojnë në spital të plagosurit e shumtë në rrugët tona jo fort të përshtatshme.
Aty përfshihen gjithashtu investimet për sistemet e sigurimit, që ne duhet të instalojmë për të mbrojtur banesat tona të kërcënuara nga mungesa e rendit, si edhe çmimet e burgjeve ku na duhet të mbyllim ata që arrijnë ta nxjerrin teknikisht jashtë funksionit sistemin tonë të sigurimit të banesave.
Nuk harrohen gjithashtu të parashikohen shpenzimet për shkatërrimin e pyjeve tanë të bukur, për t’i zëvendësuar me një rrjet urbanistik tentakular e kaotik.
Gjithmonë përfshihen në buxhet shpenzimet astronomike për prodhimin e napalmit, të armëve bërthamore dhe të makinave të blindura të policisë të destinuara për të shtypur revoltat popullore në qytetet tona, të cilat janë mesazhe për qeverisjen tonë jo të kënaqshme.
Nuk mungojnë kurrë shpenzimet për fabrikimin e pushkës Whitman dhe të thikës Speck, si edhe programet televizivë që i thurin lavdi dhunës me qëllim që të shiten lodrat e shumta për fëmijë, duke kultivuar në shpirtin e tyre të çiltër magjepsjen pas dhunës.
Përkundrazi, nuk parashikohen në shpenzimet tona publike fonde shtesë për shëndetin e fëmijëve tanë, për përmirësimin e cilësisë së arsimimit të tyre, për prodhim lodrash që t’iu sjellin atyre gëzim e dashuri për jetën.
Aty nuk parashikohet asnjë shpenzim financiar për reklamimin e bukurisë së poezisë sonë dhe investime për nxitjen e zhvillimit të saj të mëtejshëm, për qëndrueshmirë e martesave tona që devijojnë aq shpesh në divorce, duke kërcënuar seriozisht ardhmërinë e familjes dhe të shoqërië amerikane.
Nuk të zë syri ndonjë investim për ngritjen e cilësisë së debateve tona politike, ose të integritetit të përfaqësuesve tanë.
Po ashtu, nuk merren në konsideratë në masën e duhur investimet për forcimin e kurajos dhe të besimit tonë për të ardhmen, për intensifikimin e dijeve dhe të kulturës sonë në tërësi. Nuk parashikohet asnjë masë për ringjalljen e dhëmshurisë në shoqërinë tonë të ngurtësuar shpirtërisht prej egoizmit, apo për forcimin e ndjenjës së përkushtimit ndaj atdheut.
Me një fjalë, hartuesit e buxhetit federal lidhur me shpenzimet tona publike parashikojnë investime për gjithçka, me përjashtim të atyre gjërave që i japin më shumë kuptim, bukuri e joshje jetës, që të të bëjë ta marrësh me kënaqësi mundimin për ta jetuar. A nuk është për të psherëtirë ?»