Horoskopi i 2014-s për Dashin

anazapta

Je padyshim protagonisti i një viti intensiv dhe të mbushur me energji rigjeneruese. Plutoni dhe Saturni do të jenë aleatët e tu më të çmuar, ndërsa do të mbështesin në mënyrë të pakushtëzuar aspiratat tuaja. Jupiteri merret ekonominë tuaj, lidhjet miqësore dhe propozon zgjidhje të reja për tema të vjetra, të cilat janë kthyer në një shqetësim. Qëllimet që do t’i vini vetes këtë vit mund të ngjallin kundërshtime, pasi do të shfaqni pretendime për atë që e konsideroni tuajën. 2014 premton zhvillime produktive dhe një rigjetje të stabilitetit afektiv, të cilat do t’ju japin mundësinë të përjetoni në harmoni dashurinë, gjë që prej kohësh po e kërkoni.

Dashuria

Situata yjore në lidhje me historinë tuaj sentimentale, nuk është gjithnjë në lartësinë e pritshmërive që keni. Dashurisë i kërkon një gjë të vetme: të të dhurojë siguri! Dëshiron të jesh i/e frymëzuar nga një ndjenjë e fortë me baza të qëndrueshme (përveçse një përfshirje sensuale), në mënyrë që të të mbrojë nga zhgënjime që nuk të kanë munguar në të kaluarën. Saturni në bashkëpunim me Plutonin në shenjën e Luanit do të ndezë erotizmin në raportin në çift. Lëviz me maturi nëse dëshiron që personi i zemrës të jetë në një situatë të tillë sentimentale, që të të ofrojë maksimumin ndaj pritshmërive të tua. Për ata që janë vetëm, qëndrimi i gjatë i Afërditës në shenjën e Bricjapit në fillim të vitit, ju sugjeron të përdorni armën “e durimit”, nëse synoni të “pushtoni” dikë që e keni për zemër. Në mes të 2014-s situata shkon drejt ndjenjave reciproke, përplotësimit dhe konkretizimit të tërheqjes fizike. Vjeshta? Për shumë do të sjellë dëshirën për të dëgjuar kambana dasmash (ndoshta tuajën) ose do të jetë rasti për të bërë zyrtar raportin në çift!

Puna

Një vit i favorshëm për punën. Vështirë se do ta lesh veten pre të plogështisë dhe nuk do përpiqesh të konformohesh me të keqen më të vogël, por në sajë të mbështetjes së planeteve të sipërpërmendur do të japësh më të mirën nga vetja, duke përmirësuar pozitën tënde dhe aspekte që do të të japin afirmime të rëndësishme. Megjithatë, yjet nuk të premtojnë një vit ku gjithçka do të shkojë për mrekulli, për t’ia arritur duhet një angazhim maksimal nga ana jote. Mbrojtja e tyre do të të lejojë të finalizosh konkretisht zgjedhjet e tua profesionale, edhe në sajë të grintës që karakterizon personalitetin tënd. Në pjesën e parë të vitit do të jetë Afërdita në Bricjap, e cila do të rindezë ambiciet e tua, për të cilat do të luftosh fort. Në të njëjtën periudhë, Marsi mund të të çojë drejt spekulimeve financiare të vazhdueshme. Nuk mund të mos kihet parasysh kundërvënia e Neptunit në shenjën e Peshqve, i cili duket sikur kërkon t’ju vërë në prova psikologjike më shumë se sa praktike. Për shembull për të lindurit në dhjetëditëshin e parë, në disa raste mund të humbasin kontrollin e situatës. ju takon juve të mos tërhiqeni por të provoni të eksperimentoni në një mënyrë të re të vepruari dhe menduari. Periudha në të cilën mund të hasni më shumë vështirësi do të jetë midis 31 janarit dhe 7 prillit, me një pauzë në muajin mars, për shkak të kalimit të Mërkurit në shenjën e Peshqve. Në raport me punën nuk do t’i lësh të tjerët të zhvlerësojnë aftësitë e tua teknike dhe menaxheriale. Në këtë linjë do të vazhdosh edhe në pjesën qendrore të vitit, ndërsa në vjeshtë të presin fitore profesionale të mbështetura nga Jupiteri në shigjetar, që me ty do të tregohet, sigurisht, shumë bujar.

 Paratë

Që në muajin e parë të vitit do të duhet të bësh zgjedhje të përcaktuara dhe detajuara: do të marrësh përsipër beteja  gjithëpërfshirëse për të arritur në njohjen e meritave si personale edhe profesionale, si rrjedhim edhe për rritjen e të ardhurave. Mos u druaj në veprime, yjet do të tregohen shumë bujare me ty duke të dhënë mundësinë të arrish përmirësime të mëdha në situatën financiare.

Forma

Shkathtësia, formë e shkëlqyer dhe vitaliteti do të të karakterizojnë që në fillim të vitit. Në pjesën e dytë të 2014-s përpiqu të mos dembelosesh dhe jepi organizmit mundësinë të shkarkojë stresin, duke u marrë më shumë me sportin dhe ushtrimet fizike.

 

*  *  *

Parashikimi për çdo muaj

Janar

Merru personalisht me çështjet që lidhen me paratë dhe ndiqe vetë situatën tënde ekonomike, pa delegime që do ta vendosnin situatën në duar të gabuara. Në dashuri shfaqu më i duruar dhe të jesh i/e bindur se do të fitosh.

Shkurt

Ambicia dhe dëshira për të arritur qëllimin që i keni vendosur vetes do t’iu marrin pjesën më të madhe të energjive. Personat që ju qëndrojnë afër do të kërkojnë më shumë vëmendje dhe përkujdesje nga ju. Duhet të tregoni kujdes në balancimin e dedikimit që i kushtoni punës dhe jetës private.

Mars

Do të jeni në maksimum të aftësive tuaja analitike dhe ana intelektuale do të arrijë në nivele të konsiderueshme. Udhëtime dhe zhvendosje do të jenë të domosdoshëm për kontakte që do t’iu vlejnë në të ardhmen. Shëndeti do të fillojë të përmirësohet pas dobësive të stinës.

Prill

Do të karakterizoheni nga aftësia organizative, e cila do të jetë në bazë të sukseseve personale që do të zgjasin në kohë dhe do të bëjnë të vlerësoheni në fushën profesionale. Një vetëkontroll i shkëlqyer, do t’ju lejojë të jeni të matur dhe diplomatikë.

Maj

Më parë Mërkuri, pastaj Afërdita do të sheshojnë situata të ndërlikuara për ju, të cilat mund të kthehen në situata shumë interesante. Do të vihet në provë racionaliteti juaj.

Qershor

Plutoni është gjithnjë pozitiv, ndërsa Saturni-Marsi tregohen protektivë (mbrojtës), duke i orientuar aftësitë sipërmarrëse që ju karakterizojnë drejt suksesit. Edhe erosi do të jetë veçanërisht intensiv në këtë muaj.

Korrik

Tendenca për të shijuar verën me një përkushtim të veçantë, do të ketë epërsi duke u përqendruar vetëm te relaksi dhe rikarikimi psikologjik, pas muajsh të suksesshëm po, por shumë të ngarkuar dhe të lodhshëm.

Gusht

Si Dielli dhe Saturni do të të nxisin të nxjerrësh më të mirën nga situata që të përkasin nga afër: do të dish të imponohesh në çdo rrethanë, sepse do kesh forcën e atij që e di që është në të drejtë, edhe pse kjo mund të ngjallë pakënaqësinë e disave.

Shtator

Në disa raste është mirë të jeni më të lakueshëm: mos pretendoni të “shqyeni” këdo që ju kundërshton. E megjithatë Plutoni, Saturni e Marsi do të t’i japin ty avantazhet sido që të shkojë puna.

Tetor

Trego kujdes me lodhjen fizike: ky është detyrimi i tetorit, muaj në të cilin do të duhet të riformulosh programin për një stil më të shëndetshëm jete.

Nëntor

Përkufizohen më mirë sektorët që kanë lidhje me taksat, burokracinë dhe ekonominë në përgjithësi me zgjidhje të thjeshta për probleme fillimisht të ndërlikuara.

Dhjetor

Ndikimit të Plutonit i shtohet ai i Jupiterit më në fund në shenjën e Shigjetarit. Për projektet tuaja do të keni vetëm vështirësinë e zgjedhjes, por mbrojtja qiellore ju bën padyshim ju ndër shenjat më me fat për këtë vit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *