COVID-19 shton numrin e të pasurve, ‘fundosen’ të varfrit. Për herë të parë në histori “milionerët e dollarit” janë më shumë se 1% e popullsisë globale

Ornela

Pandemia ka zhytur në krizë ekonomike pjesën më të madhe të globit, e megjithatë ka pasur një grup personash të cilët ja kanë dalë mbanë, madje edhe janë bërë milioner gjatë vitit të fundit.

Gjatë vitit që lamë pas, numri i milionerëve u rrit me 5.2 milionë, duke bërë që të arrihet në një total prej 56.1 milionë personave në nivel global, ka deklaruar Credit Suisse.

Duke bërë që tanimë milionerët e dollarit, për herë të parë në histori të përbëjnë më shumë se 1% të popullsisë globale

Duke iu referuar Raportit vjetor të Pasurisë Globale të ‘Credit Suisse’, nga uljet emergjente të normave të interesit dhe masat stimuluese të qeverive, shpesh përfitonin ata që kishin më pak nevojë për mbështetjen e shtetit, duke ndihmuar që pasuritë e tyre të rriten përkundrejt rënies ekonomike.

Rritja e çmimeve të pronave të patundshme dhe tregjet e aksioneve luajtën po ashtu rolin e tyre.

Gjatë këtij viti pandemie u theksuan disnivelet e larta mes të pasurve dhe të varfërve, pasi ata që tashmë kishin fitime më të ulëta pësuan humbje të vendeve të punës dhe një rënie të të ardhurave për shkak të ngadalësimit ekonomik.

Në total, pasuria globale u rrit me 7.4% në vitin 2020 dhe prej fillimit të shekullit 21, numri i personave me pasuri ndërmjet 10,000 dollarë deri në 100,000 dollarë, është trefishuar, përkatësisht nga 507 milionë më 2000, në 1.7 miliard në mesin e vitit 2020.

 

o.j/dita

zonguldak escort

Share This Article
2 Comments
  • VRAPONI BAGËTI TË VAKSINOHENI , SEPSE TË PASURVE JU DUHEN EDHE DISA MILIARDA TË TJERA .
    O POPULL IDIOT , ZGJOHU DHE KUPTO SE COVIDIOTI ËSHTË NJË MASHTRIM QË PO PËRDORET PËR T’JU VAKSINUAR ME VAKSINAT VRASËSE..
    A E LEXUAT , PATË DEKLARATËN PUBLIKE TË GAZETËS GJERMANE ” BUILD” NJË NGA MEDIAT MË PRESTIGJIOZE NË EUROPË , DEKLARATË KU PRANON SE QEVERITË PAGUAN SHUMA TË MAJME TEK MEDIAT PËR TË MASHTRUAR POPUJT ME COVIDIOTIN DHE ME VAKSINAT VRASËSE..
    SHKIONI SE ÇFARË PO NGJET NË SHBA ,KU ÇDO DITË ADOLESHENTË 17-18-19 VJEÇ PO VDESIN APO PO PËSOJNË GODITJE NË ZEMËR MENJËHERË PAS VAKSINIMIT , SHIKONI SE SI PO VDESIN NJERËZ ÇDO DITË NË GREQI-ITALI-IZRAEL E GJETKË MENJËHERË PAS VAKSINIMIT…
    ZGJOHUNI !!!!!!

  • Punoi I shkreti në 2 karburante me rrogë 25000 lekë në muaj në vitin 2020. Tani I thonë se do paguajë tatim page që shkon gati 30000 lekë dhe duhet derdhur deri në 31 qershor. Nuk mundet
    Eshte ligji I thonë. Thuajuni të bëjnë një amnisti per nivele tatim page nën 25000 lekë se bëhet fjalë per mbijetesë
    .Eshte dhe ps-ist fukarai. I iku dhe babai nga zemra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *