Incidentet në shkolla, gjimnazistët më problematikë në Tiranë dhe Kukës

Ermir Ermir

365 incidente kanë ndodhur në institucionet arsimore përgjatë vitit shkollor që lamë pas. Këto problematika të publikuara nga një raport i Ministrisë së Arsimit janë evidentuar nga 150 oficerë sigurie, që e ushtrojnë detyrën kryesisht në gjimnaze.

Tiranë rezulton të ketë numrin më të lartë të incidenteve dhe problematikave të ndodhura me 68 raste, pasuar nga Elbasani dhe Kukësi.

Dhuna fizike është më problematikja me 139 raste si dhe dhuna psikologjike me 50 raste.

Mes tyre, gjatë këtij viti shkollor ka pasur tre raste të tentativës për vetëvrasje si dhe tre raste ngacmimi seksual.

Të tilla incidente sipas raportit kanë ndodhur kryesisht jashtë ambienteve të shkollës, pasuar nga problematikat në klasa si dhe në oborrin e shkollës. 75 incidente nga raporti rezulton se nuk janë zgjidhur ende, por mbahen në monitorim.

Në pjesën më të madhe të rasteve shkaktarë të këtyre problematikave janë nxënësit e shkollave dhe kryesisht gjimnazistët.

Të tilla incidente mendohet të jenë më shumë pasi në të gjithë vendin ka 105 oficerë policie, nga rreth 1400 shkolla në total. / euronews

tokat escort bayan

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *