Rama, ‘fitues i pandreqshëm’, por për të nxjerrë më të mirën e vet nuk i duhen veç pohues të bindur apo kokëulur. Ata nuk mjaftojnë për udhëheqje të mirë

redaktor

Nga Edona Llukaçaj

Teksa kampionati europian i futbollit ngazëllen të rinjtë e topitur prej pandemisë atje te sheshi, më ka pushtuar një deshirë e zjarrtë të bëj tifo për Dritan Lelin, kryetarin e bashkisë së Vlorës, që nuk e njoh.

Është pak a shumë e njëjta ndjesi që përjetojmë kur Shqipëria luan e shumë shpesh humbet (me dinjitet) përballë skuadrave të mëdha që kanë bërë historinë e futbollit në vite.

Si ato skuadra duket edhe kryeministri Rama në arenën e politikës shqiptare. Dikur ministër, më vonë kryebashkiaku i kryeqytetit për më shumë se një dekadë, një periudhë me ngjyra e ndryshimesh për Tiranën, kryetari i partisë më të madhe në vend është fituesi i shumë betejave jo vetëm elektorale.

Ato u kurorëzuan me marrjen bindshëm të mandatit të tretë për të qeverisur Shqipërinë edhe për katër vite, ashtu si nuk kishte ndodhur në tridhjetë vjet pluralizëm.

E përballë kësaj makinerie suksesi e aftë “të vrasë e të rilindë” edhe mentorët e vet, Leli padyshim që nuk ka fort shanse. Kjo jo vetëm sepse Vlora, perla e turizmit shqiptar, ka probleme me plehrat e plot të tjera përgjegjësi që i takojnë pushtetit lokal t’i përmbushë, ndonëse në dukje jo më të theksuara se në mbarë vendin.

As sepse zhvillimi domethënës i Vlorës me Lelin kryebashkiak mund të jetë ndonjë shkallë më poshtë pritshmërive të kryeministrit, i cili, edhe për pak muaj si deputet i këtij qarku është investuar për ta kthyer atë në një shembull ndjellës -përgjatë detit-.

E loja e fokusuar në mbrojtje e Lelit me këshillin bashkiak, që nuk iu hapen dyert për të hyrë në teatrin e qytetit për mbledhje, kinse prej rregullave parandaluese të pandemisë, sigurisht nuk mund të shihet si një version modern i rrëfenjës së Davidit e Golias.
Por unë prap jam me këtë humbës, dinjotoz dhe jo i viktimizuar në qetësinë e ‘jo-së’ së vet për të kandiduar si deputet.

Është krejt e thjeshtë: përtej shpërthimeve me raste, i mençuri Rama është ‘fitues i pandreqshëm’ dhe për të nxjerrë më të mirën e vet i duhen rivalë e kundërshtarë. Ai vërtet, ashtu si pretendon, mund të ketë skuadrën më të mirë, fituesen, me vete e pas tij. Por të kesh veç pohues, të bindur apo kokëulur, nuk mjafton për udhëheqje të mirë.

E Rama prej sa vitesh nuk ka kontestues. Ai nuk e ka një opozitë të mirëfilltë. Rolin e saj janë detyruar ta marrin përsipër herë presidenti, miku i dikurshëm, çfarë mund t’i kushtojë presidencën; herë qytetari dixhital ‘non grata’, tashmë i preokupuar në luftën e vet me mullinjtë e erës; dhe herë një grup larush aforme me nipa pensionistë e ‘kërpërata’ që as për cilin ekip luajnë s’e dinë.

Unë jam me Lelin se asnjë parti, sidomos Partia Socialiste, nuk mund të trajtohet si shpurë njëngjyrëshe nga askush, qoftë ky edhe kryetari i pamposhtur.

Unë jam me Lelin, se Rama ka formacionin dhe tribunat.

şanlıurfa escort bayan

Share This Article
49 Comments
  • Si ka mundësi që ky Dritan Leli 6 VJET ishte SHUMÉ i MIRË dhe 2 VITET e FUNDIT të MANDATIT të DYTË , u bë KAQ i KEQ ???!!!???? SA shkoi BANDITI dhe KRYEKRIMINELI Afrim Qëndro në VLORË si ZV KRYETAR BASHKIE , DRITAN LELI NUK bën më për KRYETAR BASHKIE ???!!!????? PO Afrim HAJDUT dhe KRYE GRABITQAR Qëndro duhet të ishte në BURG SOT , po të kishte TAMAM DREJTËSI , sepse u KAP me PRESH në DORË tek UNAZA e RE , duke u munduar të VIDHTE 30 MILION €URO !!!! PO NUK ka GJYKATA ! !!! NUK ka AS PROKURORË TRIMA dhe ATDHETARË !!!!

    Pastaj e FUNDIT që kisha ÇFARË kërkon Afrim Qëndro në VLORË , KUR në të VËRTETË NUK e LIDH ASGJË me VLORËN , sepse ai është nga Tepelena !!! Si mund të shkoj NJË KRYEBANDIT si ZV Kryetar Bashkie në NJË QYTET si VLORA , kur ai NUK e NJEF FARE FARE nga AFËR QYTETIN dhe NUK JA U DI AS HALLET QYTETARËVE të VLORËS !!!! SI mund të VIJ NJË FSHATAR nga Tepelena në VLORË i Komanduar nga Edvin Rama dhe të dali përpara KRYETARIT të BASHKISË DRITAN LELI , që e kanë VOTUAR dhe e kanë ZGJEDHUR QYTETARËT e NDERUAR dhe ATDHETARË të VLORËS ?????????!!!!!!!!! RESPEKTE për DRITAN LELIN , që NUK PRANOJI të béhej NJË DEPUTET I RËNDOMTË dhe të linte VLORËN në DUART e ZEZA të ORGANIZATAVE MAFIOZE dhe të BANDAVE KRIMINALE të PUSHT-etit dhe të KËRRMAVE Politikanë të BABËZITUR si CaC Angjeli KRIMINEL , Arben Ahmetaj , Damian Gjiknuri , Afrim Qëndro ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ HIENA , ÇAKENJË dhe SHUSHUNJA GJAKPRISHUR që NUK NGOPEN KURRRRRRRRRRË duke ZHVATUR GRABITUR dhe PLAÇKITUR ATDHEUN e tyre dhe POPULLIN e tyre , që BESOI VOTËN !!! RESPEKTE për DRITAN LELIN ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    • Sepse Rama eshte vete koka e skandalit te Unazes.
      Ai i ka thene vete Bashkim Ulajt te maskohet me kompani false qe te mos kuptonin socialistat qe po i jepte leke biznesmenit te familjes Berisha.
      Dhe Baçi e beri, pastaj kur kopili i mbeti me dere, Rama e mori ver persiper mbrojtjen e skandalit dhe personave te perfshire si Afrimi

      • Edhe Edi Rama do te vdese nje dite sic vdiq Enver Hoxha. Por Enver Hoxhes ja terhoqen statujen zvarre. Edi Rama nuk do te lere statuje pas vdekjes, po do te vdese i qete sepse nuk kane se c’fare t’i terheqin.
        Enver Hoxhes ja dhunuan varrin dhe nuk e lane te qete edhe pas vdekjes.
        Po keshtu do t’a dhunojne varrin edhe Edi Rames. Vecse ne qofte se Linda e varros ne Turqi, atehere ndryshojne gjerat. Turqit do t’i ngrejne memorial tek Liqeni.

    • .
      “Si ka mundësi që ky Dritan Leli 6 VJET ishte SHUMÉ i MIRË dhe 2 VITET e FUNDIT të MANDATIT të DYTË , u bë KAQ i KEQ ???”,bile dhe për deputet ishte shumë i mirë,por kur nuk ju bind urdhërit të sadrazemit!?
      na doli kokrra e maskarait!!
      këtë lloj politike e njohim që nga enveri,mjafton të përmëndim mehmetin dhe pastaj vazhdojmë me saliun që masakroi “pishkarin e demokracisë”azomin si spiun sërb e kriminel,e më pas me këtë kërbythje,që megjithëse vuajti mbi kurrizin e tij thënjet e tos qorrit për thojt e paprerë,ushtron të njëtën metodë dhune psiqike ndaj atyre që si binden!!
      e gjitha kjo ka një emërues të përbashkët,pra enveri,saliu,tos qori(më i buti nga të gjithë),e pallosh rama,janë diktatorë në shpirt!!
      diktatorë të tipit më të ndyrë!!

    • Me vjen keq per mentalitetin shqiptar! Njelloj si Tosi,Zheji bushati! Behen me me te dobtin ,pavaresisht ne se ka te drejte apo jo! Por kjo ndodh ne te gjithe Boten! PS e zgjodhi nuk kandidoi si i pavarur! Do te vere ne zbatim vijen zhvilluese te PS dhe jo te tijen personale! Kryetari i Bashkise udheheq me keshillin, komentojne njerez qe s’e kane idene per Bashkine,ndryshe duhet te jape doreheqjen!

  • Vende per ministre do te hapen dhe Rama i ka qejf lajkat.nga ato qe pretendojne te behen ministre.
    Shqiperia e sotme koloniale nuk e ka luksin t’u beje elozhe politikaneve qe po e zvarrisin e rjepin per 30 vjet.

  • Edvin Rama eshe fatkeqesia me e madhe qe i ka rene Shqiperise dhe popullit shqiptar pas Enver Hoxhes dhe Sali Berishes. Zoti e shpetofte Shqiperine sa me shpejt nga ky psikopat egomaniakal, arrogant narcisist i pamdreqshem. Nuk eshte fitues, eshte dhunues i cdo te drejte te te tjereve dhe egzibicionist pa permbajtje.

  • Edi Rama nuk është i imunizuar nga gabimet, por duhet të dini se në situatën që është Shqipëria pa Ramën do të ishte bërë përshesh.

    • neseba
      NGA GABIMET askush në këtë planet nuk është i imunizuar!!
      faji është diçka tjetër,pra është një gabim i bërë më dashje për të shkaktuar dën dikujt ose përfitim të padrejtë për vetveten!!
      këtu,çdo njeri duhet të jetë i imunizuar!!
      rama në shumicën e rasteve nuk vepron padashje,gabon!ai vepron me dashje dhe nuk kemi më gabim,por thjeshtë FAJ!!
      “por duhet të dini se në situatën që është Shqipëria..”ARSYE mund të shpikë gjithkush,bile dhe për të ngrënë MUT!!
      çvardo arsye të nxjerrësh!?
      FAJI,mbetet FAJ!!

      • O mjerane po mos ishte Rama,shqiperia do ishte nje hale e madhe.Eshte fat qe perserit nje here ne 100 vjet,prandaj boll u hoqet si te ekujlibruar dhe demokrat.Rama eshte lider dhe jo zagar interesash meskine.

        • tironso
          ndoshta ke të drejtë!!
          të njëtat gjëra thamë dhe ne për enverin,pak a shumë si ti,në një moment të caktuar dhe të tjera kur shkuam në P të sëmës si të uritur drejt europës pas ’90ës!!
          ne kemi nxjerrë ndonjë mësim leshit,ti më duket se nuk paske mësuar gjë!!
          rama ka bërë më shumë se të parët e tij,por mos harro se e ka bërë në të gjitha drejtimet!!
          çdo punë matet me rendimentin!
          po të shohësh rendimentin e “punëve të mira të ramës”!?
          del se me të vërtetë na ka nxjerrë nga haleja,por në të njëjtën kohë ka “harrxhuar” pak si shumë!!
          dhe për fat të keq,përveç fodullëkut të tij ndaj të gjithë neve,përfshi dhe ti që e pëlqen,nuk dihet se ku kanë shkuar këto shpenzime të fryra!!
          ai po mashtron “fëmijët” me një mollë të sheqerosur!e si ti,janë shumë!!

          • Ju doni Saliun, qe na rrihte dhe vriste,qe dilte polici ne hyrje dhe dalje te qytetit dhe te kerkonte para,dollare,marka si pa te keq! Ju doni ushtaret tropojane dhe kosovare qe vrisnin e rrihnin pa dallim! Por ju kuptoheni nga gjuha qe perdorni qe jeni te pa edukuar dhe saliniane! Por ndoshta jeni pjese e asaj kasaphane!

        • Eh more Tironso sa debil qe je!
          A nuk thoshim edhe per Enverin keshtu?
          A nuk e votonim Enverin 99.99% te popullit?
          Do thuash ti se Rama ka punuar!
          Po pse Enveri nuk punoi?
          Aq sa ndertonte Enveri ne 5 vjet,.nuk nderton dot Rama tere jeten!
          Do thuash ti se ne PS nuk ka me te mire se Rama!
          Ha ha ha ha ha!
          Po ku i pe ti te tjeret,qe t’i vleresoje se sa te mire ishin?
          A nuk doli Ditmir Bushati dhe Rama e hodhi ne plehra!
          Po fushaten elektorale e ndoqe ti,mo?
          Po pse nuk dhane llogari deputetet dhe ministrat,por dilte ne cdo fshat e qytet vetyem Rama?
          Ke shkuar ndonjehere ne Bashkine e Tiranes te ankohesh dhe ke kerkuar te takohesh me kryetarin e bashkiose?
          A ke mundur te takosh jo kryetarin,por edhe pastruesen e bashkise nuk e ytakon dot!
          Me pare takon mbretereshen e Anglise se sa Veliajnm!
          Ndryshon puna po qe se ti je gazetar qe do besh ndonje shkrim te mire per bashkine ose ndonje intertviste etj!
          Po kur lexon faturen e UKT se te furnizon me UJE TE PIJSHEM,por ti e di se ate ujin nuk e ke pire kurre se eshte i PA PIJSHEM,.nuk i ke shternguar dhembet nga inati se po te mashtrojne?
          Se ti ujin per te pire dhe per te gatuar e blen ne dyqan me shpenzime te tjera!
          Po kur ke lexuar se cmimi i ketioj uji te PISTE eshte 8 here me i shtrenjte se sa cmimi i energjise eklektrike,a i ke rene prap tavolines me grusht se po te vjedhin?
          E ne se nuk i ke bere keto gjera,atehere si me mos e quash Ramen dhe Veliajn te mire,se po ikenm ata do vije Basha,se me te mire se Rama nuk ka ne PS etj?
          Po si te dalin njerezit me te afte e me te mire se Rama kur kane mbeshtetjen e bagetive si ty,qe edhe klur ta futin sapunin ne goje e quan djathe?
          Se jemi nje popull i tille pa na mbajten turqit 500 vjet te pushtuar dikur!

    • Mua me duket se persheshin ne mos e ka filluar Rama, e ka vazhduar ne ate fare feje qe per mua ai vete eshte autori i persheshit.

      • RAMA E KA PERFUNDUAR ME KOHE CIKLIN E TIJ
        ALLASOJ PREJ PIKTORI
        AJO QE SHKOJ NUK KTHEHET PRAPA POR VENDOSNI E VEPRONI QE TE PAKTEN NESER TI HEDHIM NE PLEHRA PS E PD SE NA MOREN FRYMEN
        DUHET URGJENT NJE PARTU E RE RINORE PA ASNJE POLITIKAN AKTUAL NE SKENE
        NESE RINIA NUK ZGJOHET RAMA A BASHA NA NXIE JETEN TONE E TE BREZAVE
        MA MIRE VETVENDOSJA SE KLANET MAFIOZE PS E PD

  • Në se bie apo thyhet një pjatë ,atëherë quhet Dështim ! Tendenca e Ramës është ti qëndroi fërkimit ,në se përplaset me BE-në, ” suveniret shiptare “do përfundojnë në xhepa të hajdutve e drogaxhive që do zgjasin pa fund tranzicionin e mafjen ,ku ligjin e bënë Maliqi .Këtu fillon shkëputja me europën -Kurvë ,që coptoi shqipërinë në pesë shtete,e vështirë për të krijuar kordinimin e një shteti të fuqishëm.

  • Kur Fan Noli mori qeverine dhe u be kryeminister i binte flautit (fyellit) ne zyre . Kundershtaret e tije politik , sigurisht, e stigmatizinin pet kete . Ndersa ai vete thoshte se ( dhe duket e llogjikshme ) punet qe kishte per te kryer si kyemunister i hanin fare pak kohe keshtu qe te mos merzitej i biente fyellit. Po ç’ lidheje ka kjo me artikullin? Po ka lidhje . Sepse Shqiperia me 2 milon banore ka pune vetem nje kryetar bashkie dhe mesaduket ,ajo, e ka zgjedhur ai eshte Rama. Keta te tjeret qe bejne si te mbytur ne pune jane ca rrogemares dhe hiçpunesa shteteror. Ai Leli mir ben qe lufton per post por nuk besoj se ka hallin te puna qe nuk do behet po nuk doli ai ne zyre . Thash me siper , Shqiperia nuk ka pune per kaqe shume kryetare . Ja p.sh. Nano vetem nje, shume shume dy, ore ne dite rrinte ne zyre se aq pune ka Shqiperia , e vogel eshte . Aaa… Berisha po, ai flinte ne zyre , ai kishte shume pune . Biles edhe tani qe nuk ka asnje deryre shteterore i kan bere nje zyre qe te ndjehet rehat . Se nuk mund ta hapi celularin nga krevati siç bejne tegjithe dhe te komunikokje me “qyetarin dixhitaal” por i duhet nje zyre qe te ndjehet i realizuar.

  • Secili e lexon si i do bytha kete artikull si dhe ” kontrastin ” Rama – Leli ,por faktet jane kokeforte: Lelin e njeh Vlora sa i vlen lekura (edhe pse tani qe “kundeshtoi ” Ramen u be hero i antiramisteve) , ….dhe nga ana tjeter, mos te ishte Rama ne qeveri, as ne Vlore dhe as ne gjithe Shqiperine nuk do ishte bere asnje nga punet qe jane bere….”dai al Cesare quel che è di Cesare “…..por ne shqipot sjemi kurre objektive

  • “E Rama prej sa vitesh nuk ka kontestues. Ai nuk e ka një opozitë të mirëfilltë.”
    i një mëndje me shkrimin tënd,por këtu o të ka shpëtuar,o e ke deformuar! e para më duket më e mundëshme!!
    rama ka bërë gjithçka për të mos pasur kundërshtarë në radhët e partisë së tij!rasti i lelit është i fundit dhe më flagranti!!si deputet ishte i shkëlqyeshëm,por si K/bashkie një “hale,një hiç,një leckë pa vlerë”!!dhe të gjitha këto dolën në shesh pasi leli kundërshtoi ti bindej mënjanimit të “ëmbël” të ramës!!
    rama me dorë të hekurt ka përkulur çdo “kurriz të drejtë”që ka pasur partia socialiste ose i ka larguar ata!!nën frymën e sjelljes së gjakut të ri!?
    ai ka mbushur PSnë me “yes man”që të vetmen aftësi kanë përgjigjien e gjelit të detit pas vërshëllimës së çobanit të tyre!!
    të njëjtën gjë rama po e bën dhe me “opozitën”,me hajdutët e krahut tjetër!!
    për fat të keq kjo e fundit po mbështet dhe nga amerikanët e europianët!!
    unë personalisht pjesën kundërshtare të ramës nuk e quaj opozitë në kuptimin e mirfilltë të fjalës,sepse nuk është e tillë!!
    ajo është gjysma tjetër e së keqes së politikës shqiptare!
    ASGJË MË TEPËR!!

  • Rama eshte duke jetuar ne ajer,sepse eshte benjamin i Sorosit.
    Rama do te ulet ne toke dhe atehere do te kepusi qafen, kur Sorosi te falimentoje, qe don te thote se rama e ka jeten e gjate
    Cfaredo qe te beje Rama eshte i imunizuar

    • “Rama eshte duke jetuar ne ajer,sepse eshte benjamin i Sorosit.”nuk e di sa e vërtetë mund të jetë kjo që shkruan ti,por për një gjë jam i sigurtë, 1 mijë %!!
      ti je koqe kur mendon se sundimi i ramës varet nga sorosi!!

  • Z. Rama! Lidhe zagarin tuaj Gjiknuri dhe lehesit e tij ne bashkine e Vlortes. Eshte e turpshme dhe e papranueshme veprimtaria perçarese ne bashkin e Vlores. Bene mire te heqesh dore nga veprimet tuaja vulgare dhe antidemokratike. Kryetarin e bashkise Vlore e ka zgjedhur populli dhe zagaret qe keni leshuar neper lagjet e vlores vetem se i vine rrotull, por nuk mund ta kafshojne. Ky mund te jte fundi pa lavdi i juaj, prand aj mendoje dhe nje here dhe zbrapsu. Po ashtu zvarranikuin dhe servilin tuaj Gjiknuri dergojeni te haje pershesh ne ndonje preftekture tjeter se ne vlore ka perplasje interesash personale. Mos kujtoni se populli fle gjume dhe vetem jun jeni te memnçur e mund ta terhini ate zvarre. Turp te keni.

  • E nderuara znj.gazetare!
    Kaluan 30 vjet dhe ju akoma merreni me konstatime se cfarte beri Rama,cfare tha Rama,si u vesh Rama,a ka njeri me te mire se Rama ne PS etj,etj!
    Te gjitha keto tani jane nje ZERIO me xhufke dhe i sherbejne FORCIMIT TE SUNDIMIT DIKTATORIAL te Rames si individ!
    Media qe te jete ,sic pretendon,PUSHTET I KATERTY duhet te jete gjithmone ne OPOZITE te perjeteshme me te gjitha qeverite dhe ne mbrojtje te interesave te popullit!
    Ne se do donit te ishit vertet kjo lloj opozite,atehere pse nuk keni trajtuar ne faqet tuaja pa doreza se se sot ne Shqiperi NUK EKZISTON ASNJE ELEMENT I DEMOKRACISE DHE I SHTETIT LIGJOR,por nje DIKTATURE e Edi Rames?
    Doni fakte?
    1-Para disa vitesh Rama sajoi te ashtuquajturen fantazmen e “Bashkeqeverisjes me qytetaret”,qe rezultoi me fakte te ishte nje vdekje reale e demokracise dhe shtetit ligjor!
    Askush deri me sot nuk mund te thote se pas ketij slogani mashtrues,bazuar ne propaganden gebelsiane te Rames,nuk ka qene ne rolin e vertete te “bashkeqeverisesit”!
    Se sot qytetareve shqiptare personalisht Rama ua grabiti te drejten kushtetuese e te qenit “SOVRAN” duke i kthyer ne jenicere militante ne sherbim te tij!
    Si mund te jem une,qytetari shqiptar nje “bashkeqeverisesw’,kur zyrtaret e ketij shteti apo bashkive me trajtojne mua si skllav,se me zvarrisin ne kryerjen e sherbimeve qe u kerkoj sipas ligjeve,se me poshterojne,tallin dhe te perzene duke te treguar dyert e gjykatave?
    Si qenkam une qytetari shqiptar SOVRANI NE RSH kur nuk me pyeti njeri se kush mendoj se duhet te jete kandidat per deputet?
    Si mund te jem une qytetari shqiptar SOVRANI apo “bashkeqeverisesi”,kur e kritikoj kete shtet per shkelje te te drejtave te mija ligjore ,kryeministri Rama me pergjigjet se “Kam marre legjitimitetin e 1 milion shqiptareve dhe se llogari jap nje here ne 4 vjet me vota” etj?
    A nuk e ndoqet fushaten elektorale te fundit,ku askush nga deputetet,ministrat dhe vete Rama NUK DENJUAN TE JAPIN LLOGARI PARA POPULLIT,por kemi pare vetem nje njeri qe ishte kryetari i PS-se dhe kryeminister Rama,qe bridhte ne te gjithe Shqiperine si dikur Don Kishoti i Mances,duke mburrur veten per cfare kishte bere,duke na mashtruar me premtimet boshe,per te cilat kurre nuk do jape llogari,si deri me sot si dhe duke share me liber shtepie opozitaret dhe sidomos L.Bashen?!
    Ndersa njerezit e zgjedhur per te degjuar recitimet e Rames,qendronin ulur ne karriget ( propagande e shpifur) qe vetem duartrokisnin sundimtarin njelloj sic bente edhe Sanco Panco dikur!
    Ku ishte llogaridhenia nje here ne 4 vjet ketu?
    Ne se nuk degjohen nje here ne 4 vjet qytetaret,ne se nuk degjohen cdo here qe ankohen kur zyrtaret e shtetit u bejne padrejtesdi,atehere a MUND TE QUHET KJO DEMOKRACI DHE SHTET LIGJOR?
    Dikur ne socializem TVSH jepte nje emision te emertuar “Vende dhe popuj” ku jepeshin pamje nga varferia,keq ushqyerja,semundjet e shumta dhe vdekjet e njerezve ne Afrike et per t’u thene njerezve se shikoni sa vuajne njerezit ne boten kapitaliste,ndaj kenaquni ju fashataret qe hani vetem buke misri etj!
    Dhe keta fshatare kur vinin votimet e hidhnin voten e tyre 100% per kandidatet e Frontit Demokratik dhe kjo quhej mbeshtetje popullore etj!
    Edhe sot Rama pikerisht me votat e marra justifikon zhdukjen e demokracise dhe shtetit ligjor!
    Shkurt:Shkruani se cfare i ka dhene demokracise dhe shtetit ligjor e ashtuquajtura “Bashkeqeverisje me qytetaret”!
    Ne se doni te vertetoni se ne Shqiperi nuk ka demokraci dhe shtet ligjor,hapni rubrika dhe shkruani artikuj se si funksionojne keto ne SHBA!
    Kam pare dhe ndjere nga afer se si funksdionojne demokracia dhe shteti ligjor ne SHBA dhe me fakte,argumente dhe foto mund t’i perplaset ne fytyre jo vetem Rames,por te gjithe klases politike se ky sistem qe kane vene ne zbatim ketu prej 30 vjetesh eshte MESJETE,se KAPITALIZMI real sundon ne SHBA!
    Ballafaqoni,ne se keni deshire dhe guxim pervojen e SHBA me realitetin mesjetar te jetes ne Shqiperi dhe hiqni dore nga krahasimet se Rama eshte me i mire se Basha se kjo na ka cuar ne humnere!
    Rama dhe Basha sot duhet te ishin ne burg ne se do ishin zyrtare te ndonje shteti ne SHBA!

    • plotësisht të drejtë!!
      po marr fundin tënd si shëmbull”hiqni dore nga krahasimet se Rama eshte me i mire se Basha se kjo na ka cuar ne humnere”!nuk kemi mësuar asgjë nga përvoja jonë!!
      të gjithë,në këto 100 vjet kanë qënë më të mirë se paraardhësi,dhe kur janë rikthyer në pushtet,dhe ne gjithnjë nuk kemi mundur të dalim nga”vënde dhe popuj”!!dhe gjithnjë ne jemi të fundit në botë!!

  • GEBELSI U NGJALL!

    Po po eshte ngjallur,por me modern,me ekstravagand,nuk ka pranuar se eshte politikan,se nuk eshte i majte e as i djathte,se do te ndertoje “Shqiperine qe duam”,se do votojme “Deputetin dhe kryebashkiakun qe duam”,se do ndertojme porte,aeroporte,tunele,ura,do bojatisim shkollat dhe spitalet,por do t’i quajme rikonstruksione,do t’i privatizojme te gjitha sherbimet shteterore,ndersa rrogtaret e administrates do kthehen vetem ne taksidare ,ndersa popullit do t’i sherbejne jo ata per te cilet votuan,por nenkontraktoret e nenkontraktoreve,pavaresisht se kostoja dhe cilesia e sherbimit te tyre do jete…ZERO me bisht!
    Edhe zyrat e Kadastres (hipotekes) qe ishin brenda qytetit te Tiranes,tani jane ne Rinas,qe t’u vihet ne sherbim shqiptareve jashte vendit,ndersa shqiptareve brenda vendit i kemi lene te vijne me taksi etj!
    Dhe kur hyn ne zyrat e kesaj kadastre te Tiranes,ne Rinas,tmerrohesh nga rrumpalla neper zyrat e tyre,dosjet hedhur ne toke,mbi tavolina,flete te shperndara kudo,muhabet ne kater anet,neper dyer nuk ka asnje tabele ku te dije se ku te hyje,se informacioni si tavoline ishte,por njerez qe te informonin nuk kishte!
    Dhe kulmi ishte kur ne fund gjeje njeriun e duhur per t’u ankuar,por ai ne fakt ishte ai ndaj te ciliot ti ankoheshe dhe kuptohet se ai veten e tij do mbronte ndaj me thote se kaq te takon!
    Kur e pyet se kush eshte shefi yt se dua te ankohem per ty,ai me thote se nuk ka shef ketu!
    Por pasi ngrita zerion ne mes te salles duke u thene se jeni te pa afte ose te korruptuar,doli nje tjeter nga stfrofka e tij(me thane se ishte zv.drejtori) dukle me thene,qe te mos ngrija zerin dhe kur i thashe se pse,ai u fut ne internet per te gjetur ate qe kerkoja une,por…NUKL E GJETEN DOT!
    Kaq dokumente kemi,me thote nendrejtori,te tjera nuk kemi!
    Ankohu ku te duash!
    Ua gjej une ne celularin tim,u thashe meqenese ju nuk e gjeni dot!
    Shkurt:Nuk dinin te gjenin VKM perkatese per te cilen ankohesha une!
    Sic duket nuk e kishin perdorur kurre faqen e “Librarise se Akteve ligjore”!
    Dhe Artan Lamja kerkon te punesoje te rinj ne Kadastra,kur vete Lame eshte i pa afte per deri sa ka mbajtur ne pune njerez te pa afte e te korrtuptuar!

    • “GEBELSI U NGJALL!”
      por në vënd që të përforcosh zbulimin tënd!?
      “Po po eshte ngjallur,”,duhet të shtrosh pyetjen “përse është ngjallur”??
      fare thjesht se ka ambientin e duhur për të hedhur farën e tij!!
      se ka përballë një popull që do të gënjehet,që do të mashtrohet,që është aq i trashë sa kënaqet vetëm me budallallëqe!!
      për fat të keq “gebelsi ynë” nuk ka vdekur kurrë!!e kemi pasur gjithnjë në krye të shtetit shqiptar!gjithë kohën!!të gjithë na kanë mashtruar,dikush më shumë e dikush më pak,por të gjithë na kanë mashtruar!!
      këto mashtrime janë të poshtëra,por nuk është i gjithë faji i tyre,shumicën e fajit e kemi ne si popull!
      injoranca që i imponojmë vetvetes na bën që të mos mësojmë nga “supa e nxehtë”!ne nuk e dimë se pasi digjesh duhet ti “frysh dhe kosit”,jo,ne digjemi me supën e radhës sepse mendojmë se nuk mund të gabojmë më!!jemi aq të sigurtë që nuk gabojmë për herë të dytë sa nga turpi nuk e pranojmë që kemi gabuar për së dyti,e kështu me rradhë!!

  • Fatkeqesia me e madhe per shqiperin dhe shqiptaret, sesht Edi Rama se ky vizjnar, ja ndriti faqen SHqiperis, po punon te bej shtet ligjor, fshatrat dhe qytetet e Vendit tone bien ere evrope. Prandaj milionat e turisteve, shtohen cdo jave e muaj.
    pamvaresisht nga guret dhe druret qe i ven here pas here opzita me Berishen dhe Meten ne krye, rreforma ne drejtesi po rilind dhe dote behet. Sa per Zotin Leli, na vjen keq qe ka gjith ate personel dhe ka krijuar probleme me pastertin e qyetetit, me sherbimet ndaj qytetareve, sidomos me furnizimin me uje te qytetareve.

    • I shkreti Tomorri…!
      Eshte nje fjale popullore:Pyet te vuajturin e jo te diturin”!
      Ne rastin tone duhen pyetur ata qe nuk jane te kenaqur me pushtetin e Rames e jo ata qe kane perfituar nga ai!
      Ne se prap do thuash se Ramen e votoi shumica e shqiptareve,PO ENVER HOXHEN A NUK E VOTONIN SHUMICA E SHQIPTAREVE dhe sot quhet DIKTATOR?
      Cfare qytetesh paska ndertuar Rama kur ai ka lene si GETO te Bombeit apo Kalkutes lagjet periferike te Tiranes,ku banojne shumica e banoreve te kryeqytetit?
      Si paska punuar mire Rama kur bashkia e tij i ka zaptuar lulishtet dhe trotuaret duke ua dhene kafeneve me qera dhe femijet apo pensionistet nuk kane ku te kalojne dy vete bashke apo nuk kane vend ku te pushojne se nuk jane mbjelle peme apo vendosur stola dhe tavolina sic ka bere ne qender te Tiranes se atje ju behet reklame?
      Ti derdellit nga SHBA,por nuk e di se edhe media eshte blere apo nensjtruar nga ky diktator qe e urren popullin e tij si pushtues!
      Ikni u thote te rinjve nga Shqiperia se jeni dembele,se ju zevendesoj me bangladeshas!
      Cfare qytetesh paska rregulluar Rama kur ne lagjet periferike nuk ka ndertuiar asnje cerdhe,kopesht per femijet?
      Nuk ka asnje park,asnje fushe sportive etj ku femijet,rinia dhe pensionistet te kalojne kohen e lire,popr i kane hedhur milionat ne qender dhe tek liqeni artificial i Tiranes ku nuk mund te shkojne 1 milion banoret e saj cdo dite,per me teper qe edhe atje ka vetem kafene si ne kohen e sundimit turk!

    • A more tomor qe nje zot e di se si ke perfunduar ne “usa”!! Aman kujdes me ata “miliona turiste” se i falimentove greket dhe kroatet! Vite me pare per te shpetuar nga barbari berishe, shumica votoi kete “vizionar” por qe na doli po i njejti varkar si i pari….mjafton te shikojme modelin qe ndjek si “vellahu” i tij erdoga turk, eshte dobic i lindur per tu fshehur mbas fasadave, ai eshte arti i vertete i tij dhe shqiperine po e “zbukuron” nga jashte per ta vdekur nga brenda!…ty te bie era europe por thjesht po kthehemi ne nje vilajet te vogel turk po ne mes te kesaj europe..nuk kishim kurre nje parti demokratike te vertete ashtu sic nuk do te kemi nje parti socialiste por vetem dy parti familjare, te parin e spostuan amerikanet te haje pensionin i qete dhe te dytin ta mbajme ne kurriz edhe per disa vite te tjera derisa tu vije radha lulushit dhe erion velise e perseri keq e me keq do vemi….sepse keshtu u kemi shtruar kurrizin perhere nga zogu tek enveri, nga saliu tek edvini, ne shqiperine tone ka komanduar vetem NJESHI, ai kishte te drejte te bente miq e armiq, ai kishte tepsi e timon, por, ai nuk gabonte, te tjeret po, edhe pse gurin dhe arren i kishte ai ne dore! Edhe Leli nuk ben ndonje perjashtim, qofte me i miri a me i keqi, mjafton qe nuk ju bind NJESHIT dhe do ta demaskojme me gjyq publik….vari leshte se e ka zgjedhur nje qytet si te parin e tij, ky eshte edhe “decentralizimi i pushtetit lokal”, ku zgjedhjet lokale jane nje farse, ashtu sic jane edhe ato te pergjithshmet ku ai mavri popull as pyetet e as zgjidhet, me koken ulur do ti bindet atij personi qe ka vendosur NJESHI, pamvaresisht se ka apo nuk ka lidhje me ate komunitet, ai duhet vetem te ngreje doren PRO ne emer te shefit kur i duhet vota ne ate stalle nderzimi qe ne e quajme parlament!! Prandaj edvini me te drejte i tall vlonjatet, ai do tu coje kryetarin e bashkise “me te mirin qe kane pare ndonjehere”, ate afrim qendron e skandaleve, pse mos ta beje?! A nuk u coi shqipetareve edhe like meten president dhe nuk e gjeti gje?!..a nuk i coi vete ne proteste per ate liken e bllokut, ja coi shpellarit per ti vrare, i harroi dhe njerin prej atyre gardisteve e beri kryetar bashkie (me i mire nga Leli ai), a thua se nuk gjente dot nje tjeter kryeveziri sadist?!…po ata mavri qe e votojne per te bashkeqeverisur me lulushin ne shtatorin e ardhshem perse e bene?..pra, timonieri nuk ka asnje faj, jemi ne qe nuk e kuptojme ate dhe do te vazhdojme te mos kuptojme asgje si enuke ne mes te europes, duket gati gati sikur nuk jemi shkeputur kurre nga turqia, se me ate mentalitet jetojme, sikur edhe ate diten e pavaresise kot qe e festojme, se ne kurre ne keto 108 vite shtet s’kemi marre ndonjehere ndonje vendim te pavarur si popull, se kurre nuk ndahemi dot nga individualizmi qe na karakterizon, nuk ndertuam dot te pakten ne keto tre dekada nje parti apo nje Pol te trete qe ti afroheshim sadopak asaj europe dhe te ndeshkonin kete kaste, ne nuk dime cfare kerkojme nga fiksimi i vjeter anadollak qe kemi per NJESHIN, prandaj edhe “viznjari” jot e ka kuptuar kete demet popull dhe do ta perdori si placke tregu, gjysem greke e gjysem turke, do ti nderzehet europes kur ja kerkon baba nga ankaraja, e po ashtu ajo europe do qeshe me ne sic ka bere gjithmone se keshtu kemi qene e keshtu do te vazhdojme te endemi si cifuti ne shkretetire se te shkrete jemi si ne shpirt edhe ne koke, dhe mire na e bejne!!

      • kroger e remo e keni bërë telef tomin amerikon!!
        lëreni se i pëllcet neuroni i vetëm që ka në atë univers kafke!!
        remo më pëlqeu shumë shprehja tënde:
        “.. shqiperine po e “zbukuron” nga jashte per ta vdekur nga brenda!”!!

  • …i vetmi popull ne mbare boten,
    qe bota i thote “Mos shit voten”…

    Rama “fitues i pandreqshem,”
    ne keto mandate te qeverise,
    se e siguron pra pushtetin,
    vec me blerje te Varferise.
    Rama nuk ndreqet asnjehere,
    sa kohe ble vota ne Fukarallek,
    se e kane thene te vjetrit dikur,
    Fukarallek & Maskarallek!

  • Eshte per tu habitur.! Edhe kure punohet mire Edi Rama nga keta Gazetare vihet ne shenjester te topi.!
    Nuk besoi kurre qe ne se kazanet e plkehut ne tere Vloren do te ishin te pastruera nuk me besohet qe Edi Rama do ti thoshte “turep” te kesh perse i pastrove plehrat e Vlores.
    E mora kete shembull. Pore Dritamn Leli ka halle te tjera. Me sa duke ja ka bere me sy Basha duke i premtuar se PD-ja do ta nxjerre kryetar Bashkie ne zgjedhjet qe do te vijen , dhe mendja ja “merre” Lelit se do ta fitoi dhe keshtu Leli te beje Karshellek Rames ne Vlore.
    Vini re ne se nuk do te dale keshtu.!
    Prandaj Leli ka filluar kundershtimet per ta perqare PS-ne Vlore.
    Une besoi qe Lei nuk do t`ja arrije qellimit qe te fitoi ne Vlore pore perpjekjet jan mjafte te fort.Kjo edhe per faktin se PD- kerkon te marre Basiaonin e PS e pikrishte Vloren.

  • Nuk arrije ti kuptoje keta njerez qe dalin ne mbrojte te Lelit Gjithcka ne Vlore eshte bere nga Qeveria .Mire qe u bene po pse nuk mirembahen .Rama do ti mirembaje apo ai qe ju thoni se eshte zgjedhur nga populli.Jo mor jo e zgjodhi PS dhe populli socialist i Vlorese jo keta qe i kane dale tani ne mbrojtje per tju kundervene Rames .Kush eshte Leli nje njeri qe nuk ben zero pune apo tani del rrugeve te beje ca foto per rrjete sociale .Ju vlonjat qe jetoni ne brendesi te lagjeve i dini se si eshte pislleku .gropat uji kanalizimet ,kazanet e llozhrave qe nuk shihen me sy .E perse duhet kryetari i bashkise per te dale ne televizor qe na hapi barkun si njeri i neveritshem delirant fodull llapaqen .Ai eshte turpi i Vlores dhe i socialisteve .Mereni ju demokrat qe e mbroni ja u kemi falur ate pis burre

    • E dime qe i rruan topet Dule RAmutit, po e dime qe eshte qeveria e Ramut Kurves qe i ka vene flaken Vlores. Ja preu Palmat dhe mbolli pisha, e betonoi dhe bregun e Detit, dhe beri rrugen e Skeles me kurriz, meqe kishte probleme me trafikun. E ka bere bregun e detit beton te gjithin

    • Ti ha mutin Dules, ate bej. Dhe po gjete ndonje mut te thare grek ne varreza ta kesh fat, perlaje dhe ate

  • RAMA KURRE NUK KA PER TE QENE NJE UDHHEQES DEMOKRAT PER FAKTIN SE AI KA PROBLEME ME KARAKTERIN E VET …..NJERI ..INTOLERANT ME ATA NEN TE DHE SERVIL NDAJ TE HUAJVE ME PUSHTET….NJE LLOJ KAMALEONTI INTERESAZHI PA VLERA TE VERTETA MORALE… …SI RASTI ME LELIN….PO TA KONTESTOSH TE VE DERMEN…. ME NJE FJALE NJE SULLTAN I VOGEL………..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *