Bufon nuk e ul shpejtësinë: Juve me këmbën te gazi

anazapta

Juventus praktikisht nuk ka rivalë në kampionatin italian, ku i ka lënë shumë prapa rivalët. Megjithatë, kapiteni Xhixhi Bufon i ka kërkuar skuadrës që të mos relaksohet dhe të kërkojë në çdo ndeshje maksimumin. “Duhet ta mbajmë këmbën gjithmonë te gazi”, thotë portieri veteran, duke mos u kënaqur me tetë pikë avantazh ndaj Romës. Bufon shpjegon se kjo nuk është një kërkesë e tepruar, pasi në  kampionatin e kaluar Juventus ishte në të njëjtat pozita, por më pas i la shpresa Napolit për titullin. Bardhezinjtë kishin dhjetë pikë avantazh ndaj ndjekësve, më tepër se tani, por në janarin e shkuar morën vetëm pesë, duke e rihapur garën. Pikërisht një situatë të tillë kërkon të shmangë portieri. 36-vjeçari është  kritikuar nga shtypi në fillim të sezonit, por tani ndihet i sigurt dhe thotë se kritikat e kanë nxitur, pasi e mbajnë përherë  në gatishmëri dhe të motivuar për të qëndruar në nivelin më të lartë. Bufon e pranon se kritikat dhe kërkesat e larta të publikut janë pjesë e lojës për një futbollist profesionist, ndaj e pret me qetësi gjithçka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *