Një 23-vjeçar, banues në Fushë Krujë është kapur nga Policia Kufitare e Kakavijës sepse po transportonte emigrantë të paligjshëm kundër fitimit.
I riu, i identifikuar me inicialet A.V., u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjetin tip “Chevrolet”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
o.j/dita
