Qytetarët të cilët gjejnë emrin në listën e afishuar, duhet të verifikojnë, pronën e tyre nëse është trajtuar realisht siç ata e pretendojnë. Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund të depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur
Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në DVASHK, Sarande, Kadastra Shqiptare njofton:
Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 2518 fshati Lukovë, Bashkia Himarë, është përgatitur regjistri kadastral për këtë zonë, Blloku 1 dhe 2, ku rezultojnë 1105 pasuri të paluajtshme. Në zbatim të Urdhrit Nr.1081 dt. 16.06.2021, të Drejtorit të drejtorisë vendore të ASHK-së Sarandë, prej datës 21.06.2021 fillon konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.2518 Lukovë-(Blloku 1dhe 2). Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore dhe ?? ?? ?????????? ?e ?? ??.??.????.
Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.
Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë godina e njësisë administrative Lukovë, si dhe në faqen e internetit www.ashk.gov.al
Qytetaret të cilët gjejnë emrin në listën e mëposhtme, janë të lutur të verifikojnë, pronën e tyre nëse është trajtuar realisht siç ata e pretendojnë. Në listë gjendet vetëm emri i njërit prej anëtarëve të familjes, gjë që nuk i përjashton anëtarët e tjerë
Në rast se, pas konsultimit të hartës kadastrale, do të keni paqartësi apo ankesa mund të shkruani për sqarime pranë adresës email: [email protected]
Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokumentacionit origjinal të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procedurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë DV.ASHK Sarandë.
Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.
