Prof. Adem Salillari  “plaket” duke bërë shkencë

Ornela

Nga Bashkim Koçi

 Kam lexuar një sentencë ku thuhej se njeriu në pleqëri duhet të kryejë aktivitet më shumë se në moshën e rinisë. Dhe nuk është fjala për aktivitete sportive për të mbajtur trupin shëndetshëm e të freskët fizikisht, por më së pari për t’u marë me punë të dobishme, që të jetë vazhdimësi e asaj që ke kryer kur ishe në mardhënie me kontratë me shtetin apo me një institucion tjetër punëdhënës.

Për ta filluar shkrimin me sentencën që lidhet me plakjen, me pleqërinë, me moshën e tretë, e cila shpesh e kthen njerinë në diçka pa vlerë, të padobishëm për shoqërinë, më “detyroi” një personazh paksa i veçantë në mjedisin shqiptar, Prof. Adem Salillari. Ai për moshën që ka, rreth të 80-ave, vazhdon të bëjë shkencë në kuptimin më të mirëfilltë e të vërtetë të kësaj fjale magjike. Specialiteti i tij është ai i agronomit gjenetist, për të cilin ka investuar të gjithë jetën. Ka investuar duke studjuar, eksperimentuar dhe vitet e fundit  është angazhuar për të nxjerrë në dritë “krijesat” e tij, varietete të reja të bimës së grurit e të misrit, bimë aq të domosdoshme për të përballuar nevojat e njerëzve për bukë, por edhe për t’i dhënë shtysë zhvillimit intensiv të blegtorisë.

***

Po cili është kjo vlerë e çmuar në mesin e intelektualëve tanë shqiptarë? Profesor Adem Salillari mbart mbi shpinë një përvojë 50 vjeçare në fushën e kërkimit gjenetik e përmirësues të bimëve bujqësore, kryesisht të drithrave. Ai është një kërkues i mirëfilltë që ka ndjekur brezin e profesorëve korifej të gjenetikës shqiptare si Mentor Përmeti, Teki Tartari, Xhevat Shima, Hysen Laçej etj, të cilët tashmë i kemi shumë të rrallë, për të mos thënë se janë “specie në zhdukje”. Dhe Adem Salillari është një ndër gjenetistët më të mirë të ditëve tona për faktin se ai u qëndroi dhe i thelloi nga viti në vit studimet në fushën e gjenetikës. Në vitet ‘70 i trokiti fati për t’u specializiuar në Instutin e Përmirësimit Gjenetik të Bimëve “Maliani” në Romë, ku edhe u çertifikua “I aftë të organizojë sipërmarrje të Përmirësimit Gjenetik e Prodhimit të Farërave të Drithrave”. Nga viti 1975 e deri në vitin 2010, vit kur doli në pension, Prof. Adem Salillari punoi si mësimdhënës, si profesor i gjenetikës në UBT, duke mbajtur edhe disa detyra të tjera të rëndësishme si Dekan i Fakultetit Agronomisë, Shef i Katedrës të Gjenetikës dhe Shef i Departamentit të Agronomisë. Ka qenë vërtet ngarkesë e plotë, por nëse shtojmë edhe punën e tij studimore e shkencore, si titullar i lëndës së gjenetikës dhe të tjera si ato të Resurseve Gjenetike, të Eksperimentimit Shkencor bujqësor, Citogjinetikës, Bioteknologjisë Bimore, për të cilat ka përgatitur edhe librat përkatës, duhet të themi se ai po kontribon jo vetëm të hedhë farën, por edhe që ajo të mbijë.

Udhëtimi në rrugën e shkencës i Prof. Adem Salillarit, për të krijuar e bërë zbulime në fushën e gjenetikës, konkretisht me krijimin e varieteteve të reja të grurit dhe misrit, ka qenë dhe mbetet  shumë i suksesshëm. Pyetjeve “si e qysh” ua gjen përgjigjen tek këmbngulja e tij për të arritur të bëjë “çudira”, për të sfiduar madje edhe natyrën, gjë që mbetet vërtet admirues dhe shembull për qindra intelektualë të tjerë të çdo fushe të ekonomisë, të cilët, ndoshta edhe pa dashje “vetburgosen”, i hapin rrugën një agonie të ngadaltë, rutinës vrasëse, duke e pritur lindjen e diellit e perëndimin e tij përpara filxhanit të kafesë. Prof. Adem Salillari i ka thyer e shkërmoqur këto  tabu “qytetarie”, e madje përbën një shembull admirues si intelektual, i cili e koncepton jetën jo si diçka “shtyje ta shtyjmë”, të njëtrajtëshme e pa emocione, por përballje me sfidat, duke menduar për të arritur suksesin e çdo dite, vetëm me punë, e cila të jep bekimin për t’i ndryshuar gjërat.

***

Përvoja botërore në fushën e shkencës bujqësore, ka dhënë një mësim të madh, të patjetërsueshëm, se kuptimi i gjërave në gjenetikë nuk është të kërkohen, por të krijohen. Kjo ndarje mendjeje, pra që të kuptohen prerazi nocionet kërkim dhe krijim, ka diktuar që Prof. Adem Salillari të ndërmarë lëvizje shumë serioze dhe me jo pak rrisk, që krijimin e varieteteve të reja të grurit dhe të misrit, të kthehen qëllim në vetvete, për të arritur objektivin e madh, atë të zevëndësimit të varieteteve ekzistuese me parametra të ulët në rendiment dhe cilësi, në ata që, për hir të së vërtetës, kanë mahnitur edhe shkencëtarë të huaj, ata italianë përshembull, të cilët mbeten bashkëpuntorë të përhershëm në përmirësimin gjenetik të bimëve këtu në vendin tonë.

Të vijosh suksesshëm një punë të filluar përpara se emri tënd të rregjistrohet në listat e pensionistëve, nuk do të thotë se po bën aventurë. Përkundrazi, është një “marrëzi” për të kapur suksesin, është guxim për mos e çuar dëm të gjithë atë investim gjysmë shekullor të bërë me aq pasion e dashuri në fushën e përmirësimit gjenetik. Për Prof. Adem Salillarin mjaftoi një shkëndi e rastësishme kur dikush i kërkoi të shfytëzoheshin disa hektarë toka djerrë e pastaj mendja e tij arriti ta kthente atë sipërfaqe toke në mjedis ku do të gjente zbatim kërkimi shkencor, apo ta kthente në një bazë eksperimentale për prodhimin e linjave të reja të grurit e të misrit.

Ishte viti 1912, pra përpara afro një dekade, atëherë kur kolegë e studentë sikur i pëshpërisnin fjalët ndjellakeqe “ti tashmë je pensionist”, të bëhej pjesë e një ekipi të përmirësimit gjenetik ku bënin pjesë  punonjës shkencorë, Msc Artan Sota në Shqipëri, Dr. Nazmi Hasanaj në Kosovë si dhe tekniku, shpirti i të gjithë kësaj pune të lodhëshme e të pandërprerë, Trifon Arapi.  Kjo mjaftoi që të fillohej e mendja të niste nxemjen. Falë këtij fillimi të vendosur ata si “tre musketierët” ecën vetëm përpara dhe të arrinin sinjale drite se puna do të kryhej. Sigurisht në fillimin e çdo gjëje do të ketë edhe emocione, por ama suksesi kishte filluar.

Por, siç edhe ata e dinin, ishte shumë më e vështirë të kthesh fjalët në vepra se veprat në fjalë.

Në fillim u arrit të ngrihej në kushtet e një fshati (në Toshkëz në rrethin e Lushnjes) një qëndër të Përmirësimit Gjenetik për krijimin e varieteteve të reja të grurit dhe hibrideve të misrit të pagëzuar me emrin Agroarfa. Tani kjo është fuqizuar pasi ka edhe një degëzim në fshatin Istog, në Kosovë. Janë lëvizje që kanë hasur pengesa, shumë vështirësi. Por çdo vështirësi përmban në vetvete xhevahire të çmuara. Në harkun e 10 viteve aktivitet është arritur të krijohen disa varietete të reja në grurë dhe disa hibride misri, të cilët janë më superiorë se të gjithë variatetet e grurit të huaj që mbillen sot në Shqipëri e Kosovë. Tek bima e grurit janë linja 34 e linja 21 e për misrin janë prodhur disa hibride si Agroarfa 621, Agroarfa 625 etj. Ato tashmë janë rregjistruar në katalogun kombëtar të farave dhe janë testuar jashtë nga firma të specializuara në Itali, si në Voghera, Groseto dhe Bergamo. Befasues është fakti se qoftë linjat e grurit e qoftë ato të misrit, janë vlerësuar si ndër më të mirët, duke i klasifikuar me pikë nga më të lartat.

 

***

Mund të shtrohet pyetja: si ka mundësi që punime të tilla dhe aktivitete kaq të ndërlikuara, të cilat në të gjitha vendet, kudoqoftshin, kryhen nga institute e qëndra të specializuara për veprimtari shkencore, apo që edhe në vendin tonë, para viteve ’90, kryheshin nga Instituti i Kërkimeve Bujqësore, për gurin në Lushnje, dhe Instituti i misrit në Shkodër për hibridet e misrit? Pra janë marë e merren institucione të specializuara për punë që kërkojnë së pari investimin e trurit. Për kërkimet në fushën e gjenetikës, si kudo tjetër, kërkohet të kesh në dispozicion investime të shkallës së lartë për bazë laboratorike, për personel zbatues të kualifikuar dhe sidomos mjete financiare, të cilat shpesh konsiderohen si pará të hedhura në lumë. “Musketjerët” tanë kanë qenë të privuar nga këto kërkesa të domosdoshme, ndaj atyre për të bërë shkencë iu desh të kullandrisnin me nikoqirllëk atë çka kishin në xhepat e tyre. Sipas Prof. Adem Salillarit ngjitja deri tek suksesi u arrit duke kompesuar të gjitha mungesat me shtrëngesa të forta në përdorimin e mjeteve financiare dhe atyre njerëzore, duke shtrydhur mendjen për të gjetur rrugët më me pak shpenzime dhe pa cënuar rezultatin shkencor. Fjalavjen, vrojtimet më të imta dhe rregjstrimet e materialeve fushore ndiqen me një disiplinë të pashembullt, të urdhëruar e komanduar nga inteligjenca e ekipit zbatues. Përshtatja e metodave të punës me modifikime përkatëse, në çdo hallkë të veprimtarisë së përditëshme, mbeten punë krijuese pa shpenzime. Ka edhe diçka tjetër, e që është zbatuar me korrektësi falë përvojës shumëvjeçare  si gjenetist e Prof. Adem Salillarit. Janë protokollet e punës. Aty sejcili e di çfar do të bëjë, si do ta bëjë dhe kur do të bëjë. I gjithë zinxhiri zbatues është nën pushtetin e urdhërit. Madje edhe nëse në ndonjë rast vërehen sinjale jo të mira, pra gabime, janë konsideruar shkaktarë jo zbatuesit e porosive të dhëna, por urdhërat.

Shijen e jetës, edhe pse konsiderohet mosha e tretë, Prof. Adem Salillari e gjen duke mos rreshtur së lodhuri me si “profesor” në zbatimin rigoroz të disiplinës shkencore në proceset që i kërkon gjenetika. Dhe gjenetika është shkenca e disiplinës. Nëse deri tani janë arritur rezultate befasuese në prodhimin e linjave të reja të grurit dhe të hibrideve të misrit, gjithçka është finalizuar falë punës me shumë durim, graduale e të përditëshme, për përgatitjen e personelit kërkues, trajnimin i zbatuesave të proceseve aq të brishta, të cilët janë punonjës të fshatit, pra aty ku janë fushat eksperimentale. Me durim dhe vendosmëri, për të mos e humbur betëjën me atë çka Prof. Adem Salillari ka marë përsipër për ta çuar deri në fund, ka mundësur që kryesisht nëpërmjet punës praktike, aty në fushat ku kryhen të gjitha proceset aq të vështira dhe delikate me bimët e grurit dhe të misrit, është arritur momenti kur tani ata janë në gjendje të kryejnë procedurat në të gjitha hallkat e përmirësimit gjenetik.

Ky aktivitet, sa shkencor po aq edhe ekonomik, është bërë konkurues brenda dhe jashtë vendit. Duhet thënë se të gjitha hapat që hidhen gjatë përmirësimit gjenetik të bimëve zbatohen  nga të gjithë me një disiplinë të rreptë shkencore. Ata që janë të përditshëm në këtë punë inteligjente, nga Profesori e deri tek puntorët zbatues të kualifikuar, tashmë janë mësuar të durojnë stresin që krijon vet natyra e punës për të pranuar më tej mërzinë si dukuri njerëzore. Tani në fushat disa hektarëshe janë “magazinuar” me qindra materiale në proçesin e kërkimit dhe nga koha në kohë do të hedhen në prodhim variatete gjithënjë e më të mira,  e mbi të gjitha për kushtet konkrete klimatiko-tokësore ku do të mbillen për prodhim të gjerë. Të aftë për të zbatuar “kanunin gjenetik” dhe ndërkohë, pa e humbur vetbesimin në të dy vendqëndrimet, në fshatin Toshkëz të Lushnjes dhe në Istog të Kosovës, ata po punojnë në dy drejtime: kërkim variatetesh gruri e hibride misri për zonën e ngrohtë, ku programi zbatohet për kushte e Lushnjes dhe varietete për zonën e ftohtë, për kushtet e Kosovës, të Korçës dhe Dibrës.

***

Puna kërkimore-shkencore e Prof. Adem Salillarit është produkt i një detyrimi të brendshëm, shpirtëror. Atë nuk e detyron kush për të udhëtuar qindra kilometra në javë vetëm e vetëm për të parë me sytë e tij zhvillimet apo këshillat që u duhet të japë vartësve rreth ndjekjes të ecurisë së punëve aty në fushë, aty ku ata pretendojnë të bëjnë shkencë. Dhe është rasti të themi, pa e tepëruar,  që Prof. Adem Salillari në fushën e kërkimeve gjenetike për bimët e drithrave, grurë e misër, deri tani nuk ka njeri tjetër që të mund ta konkurojë. Ky konstatim, i cili përputhet me të vërtetën, nuk ka të bëjë vetëm me arritjet e tij në fushën e kërkimit shkencor, por edhe botimeve të librave të shumtë, të artikujve shkencorë, të udhëheqjes të desertantëve , të temave shkencore të studntëve, të cilët janë me qindra.  Sigurisht, një intelektual në moshë të thyer, pra që disponon të drejtën e pensionistit për të qëndruar në shtëpi, nuk mund të bëj gjithçka, por mund të bëj diçka. Prof. Adem Salillari në fakt nuk po ndalet që të bëj aq sa mundet. Dhe për këtë mendoj se meriton një kurorë, atë të intelektualit që ndërmer aventurën për të mposhtur pleqërinë, e ndërsa shumë të tjerë vegjetojnë.

 

 

 

 

çanakkale escort

Share This Article
4 Comments
  • Nje shkrim per tu pershendetur,ne vilajetin tone i helmuar i gjithe nga lehje-kafshime te pordh-itikes,apo me debolesa pa fund,per emra te vecante letrare.kurse profesori apo shkencetari i mirefillte,qe shtryth trute nga pasioni dhe prodhon produkt konkret cilesor per shoqerine,vazhdon te mbetet i harruar,i privuar jo vetem nga respekti institucional dhe shoqeror,ne ndryshim me ushtrine e pafundme te ´´ndereve te kombit´´te artisteve,letrareve etj,shoqeruar me perfitimet materiale perkatese..
    Eshte nje diskriminim i hapur profesional oriental,bere nga injorante klasi,qe kane uzurpuar karrige te larta.

  • Prof. Adem Salillari eshte shembull i asaj qe ne shkence nuk ka rruge te asfaltuar dhe vetem ai qe cdo here ngjitet ne shkembijte e saja plot sakrifica dhe pa pertim arrine majat e saja qe ka arritur Prof. Adem Salillari -urime shendet e suksese

  • Pershendetje Bashkim Koci!Te pergezoi qe na sjell herpashere njerez te punes ne faqet e kesaj gazete e cila na “ushqen ” akoma me lajme per te cilat kemi aq shume nevoje ,ne keto kohe te turbullta ,kur per punen flitet pak dhe behet shume here me pak per ta bere ate qellimin kryesor te jetes se ketij brezi qe po e “harron ”
    punene e vertete!
    Edhe njihere te pershendes e te uroi sukses !
    Fatmir Xhamallati

  • Adem Salillari është vetëm konseguent dhe këmbëngulës por jo inteligjent dhe një person i ngurtë që i mungonte komunikimi me njerzit dhe studentët , merrej me gjera të vockëla .
    Ishte më komunikuese e shoqja Lumja sido që bënte një punë të zakonshme .
    Ademi kur i hyje në provin të shikonte nga veshja dhe të gjente një kleçkë qê vetëm mëndja e tij e dinte .
    Punonte me Denekët e Grurit dhe çfarë bëri për 15 vite prej 1975-1990 ( ta leme peroudhën mbas 1990 )), asgjë .
    Asnjë përmirsim gjenetik të krijimit të një Varieteti të ri autokton së paku në grurë ku për 15 vite sa kishte Shteti Gurin dhe Arrën do ta krijonte një varietet të ri siç krijoiji Elham Manaj nê Institutin Kërkimor “Miçurin “ në Lushnjë në Grurë dhe bimë industriale (luledielli , pambuk etj) , apo punën kolosale që bënë Ahmet Osja dhe Hysen Laçej në Shkodër në Institutin e Misër -Orizit me krijimin e ROZAFAVE të famshme tê Misrit nga 86- 135 ditshe për të 3 llojet e klimave në vëndin tonë dhe mê gjerë .
    Ademi ishte Këmbëngulës por i vogël që merej me cingërrima , Skolastik , cilsi këto tê njê Laborstoristi të rëndomtë .
    E vlersoj për konseguencën .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *