Me anë të transmetimeve “Of the record”, Opinion po nxjerr disa të vërteta në shesh apo të paktën atë çfarë fshihet pas perdes televizive, ku të gjithë mundohen të nxjerrin më të mirën. Në një nga momentet e transmetimit ku ka qenë i ftuar ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, është treguar i sinqertë në pushim… gjatë reklamave. Ndërsa Fevziu e pyet në konfidencë se sa është borxhi në të vërtetë, pasi pretendohet se është 120 milionë euro, Bode thotë se mund të jetë edhe më i lartë, varet se sa e kanë regjistruar ata. Deklarata është bërë në kohën kur qeveria “Berisha” ishte shumë agresive dhe nuk pranonte se qeveria u kishte borxh biznesmenëve;
Fevziu: Pse 120 milionë është borxhi?
Bode: Mos është edhe më shumë ore dhe kaq e kanë të regjistruar ata.
Fevziu: Unë këdo që pyes më thotë se më ka borxh shteti.
Bode: E di se dhe ne na thonë këtë gjë.

ne rast se jane te verteta keto thenie atehere me duhet te them lum ne per keto lloj politi.iresh qe kemi qe genjejne nate e dite si pa gje te keq cjan mor keto paderaste te felliqur qe tallen me fukarallekun e njerezve keto lloj ndyresirash duhen vrare me buke ne goje qe motiv te tyre kane genjeshtren mashtrimin dhe vjedhjen e popullit.