Vendimi i qeverisë: Në listën e personaliteteve që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës, edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë

Ermir Ermir

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri do të ruhet nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar një ditë më parë dhe është botuar sot në Fletoren zyrtare ku shihet se në listën e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës do të jetë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë.

 Nr. 375, datë 23.6.2021

PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe  të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të  ligjit  nr.33/2021,  “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”,  me  propozimin  e  ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto personalitete:

a)   Ambasadorin   e   Bashkimit   Evropian   në Shqipëri. 2. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto objekte: a)   Objektet   ku   akomodohet   dhe   ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën  “a”, të pikës 1, të këtij vendimi. 3. Ngarkohen   Ministria  e  Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren  Zyrtare’- vendimi i botuar në fletoren zyrtare.

Share This Article
4 Comments
  • Kemi 30 vjet dhe nuk ishte degjuar se ambasadoret nuk kane siguri per jeten . Po nga kush tremben!?
    Vetem shtetin e kemi shtet mafioz, i cili i ka bere kriminelet deputete, kryetare bashkie , shefa policie deri sa beri edhe ministrin krye mafioz

  • Kurvice e Ramutit dhe ky, Shikojani surratin, sikur ta kete psonisur Dulja ne tegun e funderinave. Pagojne shqiptaret per plerat, po he..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *