Kryeministri i Holandës, Mark Rutte: Hungaria s’ka më punë në BE

Ermir Ermir

“Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, teksa kritikoi Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual.

Ligji – të cilin Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor – ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha Rutte, duke arritur në një samit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

“Por, unë nuk jam i vetmi që e vendos këtë: ka edhe 26 të tjerë [vendet e BE-së]. Kjo duhet të bëhet hap pas hapi”, tha Rutte.

Orban u tha gazetarëve në Bruksel se ligji është keqkuptuar.

“Ai nuk është kundër homoseksualitetit. Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, tha Orban. / Radio Evropa e Lirë

Share This Article
1 Comment
  • Kush e ndegjon Rutten , Ai duhet te shiqoj ma se pari ne oborin e vet ,Hungarija nuk esht Shqiperija ku Evropa luan si maca me miun me dekada sot negociata neser jo me Shqiperine ska negociata pse nuk thuan troc qe ata vende qe kane popullate Muslimane nuk dote pranohen ne BE, shiqo Turqine ka 50 vite qe ka bere kerkesen dhe nuk pranohet,Shqiperija,Bosnja,dhe Maqedonija e veriut nuk dote Pranohen jo se Bullgarija pengon ,por Greqija dhe Qyproja jan kunder por ju nuk e kuptoni ja falet detin dhe tani Shqiperine e jugut dhe nesr jeni anetare e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *