Struktura anti-korrupsion e kryeministrisë kontroll blic në Kadastrën e Sarandës, sekuestrohen 9 dosje ‘të dyshimta’ për pronat

Ermir Ermir

Struktura anti-korrupsion e kryeministrisë ka ‘zbarkuar’ në Sarandë ditën e sotme, ku kanë ushtruar një kontroll blic në zyrat Kadastrës, ku raportohet se janë sekuestruar 9 dosje të dyshimta korruptive. Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë, kryesisht në jug të vendit janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë, për këtë arsye edhe plazhet e Sarandës dhe të Vlorës kanë qenë në fokus të këtij operacioni.

Tre koordinatorët e urdhëruar nga kryeministri Rama, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku kanë sekuestruar dosjet, teksa kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime nga nivelet më të larta drejtuese në këtë institucion deri në ndjekje penale.

Pak ditë më parë, kreu i Kadastrës, Artan Lame paralajmëroi largimin e një sërë drejtuesish të Kadastrave në rrethe “që nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës”, duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Korça, Saranda e Fieri, e për pasojë shpalli thirrjen për aplikime për drejtues të rinj. Kjo deklaratë e Lames është pasuar edhe më këto operacione, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim. / shqiptarja

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *