Finlandë /  80 tifozë të cilët ndoqën kombëtaren e tyre në stadium në Rusi, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Ermir Ermir

Gjatë testeve të kryera pas rikthimit në vendlindje, është zbuluar se 80 tifozë të Finlandës janë infektuar ne Coronavirus.

Rreth 3 mijë tifozë, udhëtuan nga Finlanda drejt Rusisë, për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares së tyre me Belgjikën.

Megjithatë gjatë kthimit ata i janë nënshtruar testeve të Covid-19, nga ku ëhstë zbuluar se 80 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Shqetësimi për këtë është i madh, pasi në Finlandë i shqetësohen një përhapje të madhe të virusit.

Gjithashtu bëhet e ditur, se 800 tifozë i lejuan të futen në Finlandë pa bërë testet për shkak të mungesës së mjeteve.

Në këtë situatë, autoritetet e vendit nordik, i kanë bërë kërkesë tifozëve të shmangin kontaktet dhe për 72 orë të bëjnë përsëri testin PCR. / panorama

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *