Edward Snowden, ish-analisti i CIA-s, i cili tashmë është kthyer në informatorin kryesor të rrjetit Wikileaks, ka paralajmëruar sot se Julian Assange mund të jetë tjetri në radhë pasi John McAfee. Paralajmërimi i tij u bë disa javë pasi McAfee u gjet i varur në qelinë e tij në burg.
Snowden, i cilil jeton tashmë në Rusi, la në një koment në Twitter, ku shkruante: Evropa nuk duhet të ekstradojë ata që akuzohen për krime jo të dhunshme, drejt një sistemi gjyqësor të padrejtë e mizor. Të akuzuarit zgjedhin më mirë të vdesin sesa të jenë objekt i këtij sistemi. Julian Assange është tjetri në radhë.

Po ashtu edhe 49-vjeçari Assange kërkohet që të ekstradohet që prej janarit pasi mbi të rëndojnë 18 akuza, mes të cilave komplot për hakerim kompjuterësh, marrje dhe shpërndarje të informacioneve të sigurisë kombëtare. Padia ndaj tij u ngrit pasi rrjeti WikiLeaks nxorri qindra mijëra dokumente në vitet 2010 e 2011.
n.s. / dita

Shpresoj qe Julian Assange ,
mos te pesoj nji fate te tille nga Satani Politike
dhe fitoje Lirine sa me shpejt te jet e mundur .
Nganjiher me duket se ka ardhur koha ,qe njerzimi te heq dore nga Prrallat me Zotin etj ,e mos mbaje me syt lart nga Qielli ,
por te shikoje se Djallin ne Toke 🙁