Kthjellohet qielli, vazhdojnë temperaturat ekstreme, si parashikohet moti sot

J L

Sipas MeteoAlb, sot masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të lërë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por ulen lehtë vlerat e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *