Datat 29 dhe 30 qershor ditë të hapura vaksinimi për qytetarët mbi 18-vjeç. Nga sot regjistrohuni në e-Albania

Ornela

Qendrat e Vaksinimit do të hapen për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në datat 29-30 qershor, ku vaksinimi masiv do të vijojë për dy ditë.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja e bëri të ditur sot këtë fakt nga qendra e vaksinimit në Vlorë tha se e marta dhe e mërkura do te jene dite te hapura vaksinimi.

“Vlen që në grup-moshat e ndryshme të popullatës, të kemi një mbulim të mirë të vaksinimit për të shmangur shpërthimet pandemike. Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që datat 29 dhe 30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç”, tha Ministrja.

Ministrja shtoi se do të përdoret platforma e-Albania, që të gjithë qytetarët që janë të interesuar për t’u vaksinuar, të mund të aplikojnë nga dita e nesërme, e diela dhe e hëna për të kërkuar për t’u vaksinuar dhe sistemi E-Albania do të njoftojë vendin e vaksinimit, sipas qyteteve dhe do të jenë kryesisht qendrat e vaksinimit të përqëndruar ato të cilat do realizojnë vaksinimet për ditët e hapura.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *