Sërish drogë në portin e Durrësit! Kësaj herë ka ndryshuar “preferenca” pasi autoritetet e portit kanë kapur 17 kilogramë heroinë, të cilat ishin ndarë në 34 pako të mirëizoluara dhe ishin fshehur poshtë një mauneje.
Gjithë operacioni është zhvilluar pas një informacioni që Policia e Shkodrës kishte marrë për një sasi lëndë narkotike që dyshohej se kishte kaluar doganën e Hanit të Hotit.
Kamioni me targa shqiptare e drejtuar nga një shofer vlonjat, kaloi për kontroll në vijën e dytë, ku rezultoi se ishte bosh dhe po shkonte për t’u furnizuar me mallra në Mal të Zi.

Por për të shuar dyshimet u dërgua për t’u peshuar në portin e Durrësit, ku edhe u gjet sasia e lëndës narkotike, e cila ishte fshehur në serbator.
Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar vetëm shoferi i kamionit, një 48-vjeçar nga Vlora, Sulo Pajo. Ky i fundit ka mohuar që të ketë dijeni, duke pretenduar se është një i punësuar si shofer dhe nuk ka dijeni për lëvizje të tjera.
“Nuk kam dijeni, unë jam i punësuar, isha nisur për të marrë mallra,“-ka deklaruar ai para efektivëve të Policisë.


Kjo sasi e kapur droge në Portin e Durrësit, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 324 kilogramë kokaine, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.
Sasia e kokainës ishte e ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si “Dior”, “PSG” e “Chicago Bulls”. Shoferi i arrestuar Nazif Ajroski është lënë në burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.
n.s./ dita

