VIDEO: “O nanë marova, o ç’na gjet”, britmat e familjarëve në vendngjarje pas masakrës në Velipojë

redaktor

Familjarët e katër viktimave në Veliopjë, u përballën mbrëmjen e djeshme me një skenë horrorr. Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.

Siç dëgjohet në video, familjarët qajnë dhe bërtasin me të madhe për humbjet e të afërmëve të tyre.

‘O nanë marova, o ç’na gjet’-dëgjohet të thonë familjarët në video.

Përplasja me armë zjarri ka nisur mes 2 familjeve pronare të dy hoteleve në zonë, vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit, për disa shezlongë.

Konflikti që nisi verbal përfundoi në përdorimin e armëve, plumbat e të cilave i morën jetën Kujtim Ferracakut; dy pronarëve të hotelit tjetër Xhovani dhe Edmond Gocaj. Bashkë me ta humbi jetën dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli. Ky i fundit vetëm 17 vjeç.

i.b. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • U vrafshi të tëre o rracë malokësh ,me kuç e me maç.
    Me ju nuk mundet te bisedohet ,ju nuk jeni njerez qe konfliket ti zgjidhni në mynyre paqësore.
    Ju si bandite e kaçake njihni vetëm pushkën.
    U shoftë rrca juaj.

  • Te ju rrojne hotelet,edhe me te vdekur,edhe hotelet humben edhe ne gjak.mendja e kokes eshte gje e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *