Pas disa orë kërkimesh, skuadra e polumbarëve ka mundur të gjejë sot në ujërat e lumit Drin dy trupat e pajetë të kushërinjve Kolndrekaj, të cilët u aksidentuan me makinë mbrëmjen e së martës. Alfons dhe Paskualino Konlndrekaj u gjetën në makinën e tyre në fund të Drinit, në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në aksin Shkodër-Tiranë, ku automjeti tip Golf, me të cilin udhëtonin dy kushërinjtë Kolndrekaj, 20 dhe 22 vjeç, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në ujërat e lumit Drin. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Beltojës.
