Një 39-vjeçar me shtetësi ruse është gjetur i vdekur mbrëmë në Shëngjin. Sipas informacioneve të para, shtetasi me inicialet E.N., dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
“Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E. N., 39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasoj? e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
O.J/DITA
