Nga sot Brunilda Lilo do të jetë Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Enkelejda Muçaj.
Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar sot në fletoren zyrtare.
Lilo ka mbajtur më parë detyrën e Avokates së Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar
Vendimi i plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Enkelejda Muçaj lirohet nga detyra si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
2. Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
