Ish-Presidenti i SHBA,Donald Trump qëndroi rreth pesë muaj larg vëmendjes së madhe të publikut. Tani ai u rikthye me tubimin e parë të madh pas mandatit si president.
Nën moton “Të shpëtojmë Amerikën!” republikani doli përpara mijëra mbështetësve të tij në Uellington, Ohio. Donald Trump u kërkoi atyre të rikthejnë shumicën republikane në Kongres. Në zgjedhjet e ndërmjetme të vitit 2022 është në rrezik diferenca e vogël që kanë demokratët si shumicë në të dy dhomat e Kongresit të SHBA-së.
Në fjalën e tij Trumpi përsëriti akuzën e tij të hedhur shpeshherë poshtë se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kishte pasur mashtrime. Trumpi kritikoi gjithashtu politikën e imigracionit të pasardhësit të tij Joe Biden dhe ripërsëriti gjithashtu kritikat e tij ndaj Gjermanisë për gazsjellësin Nord Stream 2 në Detin Baltik.
A do të kandidojë përsëri Trumpi?
Trump nuk bëri deklarata të qarta për të ardhmen e tij politike në fjalimin e tij 90 minutësh. Deri tani ka pasur vetëm spekulime, nëse ai do të kandidojë përsëri për zgjedhjet presidenciale 2024. Për të konsoliduar ndikimin e tij tek Republikanët, ai aktualisht po mbështet miqtë besnikë të partisë, të cilët garojnë për shembull kundër kundërshtarëve politikë brenda partisë për zgjedhjet paraprake për zgjedhjet e ardhshme të Kongresit.
Që nga fundi i mandatit të tij në detyrë Trump kishte mbajtur fjalime vetëm në ceremoni dhe aktivitete të brendshme të Partisë Republikane. Mitingu përpara mbështetësve në Ohio ishte i pari në stilin e tubimeve masive që ai ka mbajtur gjatë fushatave të tij zgjedhore dhe presidencës. Sipas policisë në tubim kishin marrë pjesë rreth 20,000 vetë. Tubime të ngjashme janë planifikuar gjatë javës tjetër në Teksas dhe Florida.
Trump u largua nga posti i presidentit më 20 janar pas humbjes në zgjedhje ndaj Bidenit. Megjithatë deri sot 75-vjeçari nuk e ka pranuar se i humbi zgjedhjet. / Deutsche Welle

Toidhjo si këta tanët.
“A do të kandidojë përsëri Trumpi?”
sipas të madhit alfred cako,kryeidiotit shqiptar,çdo shtet ka një cako të tij,në gusht trampi këthehet në shtëpinë e bardhë!
sipas tij,cako mavrisë,bajden ka vdekur,kamala herris është arrestuar si pedofile me gjithë 2600 demokratë të tjerë;vetëm demokratët janë pedeofil,nuk kanë bërë vaksinën kundër pedofilisë si republikanët dhe sidomos trampistët që kanë bërë dhe dozën e dytë;si bajdeni dhe herris,që drejtojnë,janë klone të tyre(gjithnjë sipas cakos që nuk di ndryshimin mes klonit dhe sozies)që përdoren nga tramp për të mos alarmuar amerikanët!!
kështu që për gjigjia është se tramp nuk ka për të kandiduar më!
ai është presidenti në hije i amerikës!!
u bë punë muti këtu!!paska pasur të drjejtë kur thoshte se egziston “deep state”!?ai e paska ditur fare mirë!paska qënë ai dhe këta cakistët që janë “shteti i nëndheshëm”!!
ec e merru me këta koqespiracionistët, janë më të vështirë për tu kuptuar se zgjidhja një fjal kryqi ekstrem në gjuhën tamile,kur nuk di asnjë fjalë nga ajo gjuhë!!
“A do të kandidojë përsëri Trumpi?”
sot trapi është 75 pas 4 vjetësh do të jetë 79!?
a do thonë të njëjtat fjalë quanonistët ose idiotët e tij se nuk ja vlen të votosh një plak me pampers,si thoshin për baidenin??
apo supermeni tramp nuk do të përdorë pampers pas 4 vjetësh!!
dhe ka të drejtë,atij po i merr muti shalët që tashti!!