Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa shton se në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.
“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë. 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”.

“Vaksinat” janë eksperimentaledhe nuk jane vaksina.
https://clinicaltrials.gov/ct2/show/NCT04470427
https://clinicaltrials.gov/ct2/show/NCT04368728
https://clinicaltrials.gov/ct2/show/NCT04505722
Ato Astra Zeneca nuk bejne mor ti – ben gabim qe i merr ato vaksina
ke noi diplome ti qe e thua me kaq kompetence??
Ka diplome , si nuk ka ? Diplomen e “shqiptarit” , idiot , megaloman , qe shan e shpif per kedo e per cdo gje , qe te vret per nje fjale goje . Vaksina Astra Zeneca , eshte perdorur nga 40 milione angleze dhe nga 200 milione te tjere ne bote , perfshire ketu kryeministrin italian Dragi , kancelaren Merkel , kryeministrin anglez dhe plot personalitete te tjere . Eshte e aprovuar nga AJA .
Perse nuk lini te komentojme tek artikulli (shume aktual) “ambulanca nuk erdhi kurre……….” . Ky artikull spjegon gjithecka se si jemi katandisur moralisht