Qeverisja që duam! Fitimi i mandatit të tretë paraqet edhe disa sfida dhe rreziqe serioze. Jo për qeveritarët, por për popullin dhe vendin

J L

“Qeverisja e mirë nuk varet kurrë vetëm nga ligjet, por nga cilësitë 

e atyre që qeverisin. Makineria e qeverisë i nënshtrohet gjithnjë 

vullnetit të atyre që administrojnë këtë makineri. Elementi më i 

rëndësishëm i qeverisjes është metoda e zgjedhjes së drejtuesve”. 

                                                    Frank Herbert* 

 

Viktor Malaj

 

Shumica aktuale qeverisëse e Shqipërisë mund të thuhet se ka fituar “telebingon”, përderisa populli i dha mundësinë, për të tretën herë radhazi, të administrojë dhe drejtojë punët tona të përbashkëta. E, ndërsa mund të flitet për “fatin” e qeverisësve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të qeverisurit. Fitimi i mandatit të tretë nuk do të thotë se dy mandatet paraardhëse dëshmuan se ne kishim qeverisjen më të mirë të mundshme dhe më të duhurën. Por fatkeqësisht, ato dy mandate provuan se, në kushtet e kësaj faze të tranzicionit të mundimshëm, qëndruan më lart se alternativat e tjera.

Të vështruara me syrin e interesit popullor, dy qeverisjet e fundit nxorën në pah edhe një varg të metash, gabimesh dhe fajesh në administrimin e jetës publike të vendit. Duke përjashtuar punën përgjithësisht të mirë që u krye kundër pasojave të tërmetit 2019 dhe të Covid-19 qysh nga fillimi i vitit 2020, shumë aspekte të qeverisjes mund dhe duhej të ishin më të mira.

Nuk ka dyshim se drejtuesit e qeverive i ndërtojnë kabinetet e tyre sipas besimit dhe preferencave të veta. Por, po kaq e sigurt është se nga cilësia e përzgjedhjes së drejtuesve të ministrive do të varet pastaj edhe cilësia administratave përkatëse dhe efektiviteti i punës së tyre.

Kopertina e Ditës, 29 Qershor 2021

Duke përjashtuar disa ministra, një pjesë jo e vogël e drejtuesve të dikastereve qendrore kanë qenë njerëz pa individualitet të spikatur intelektual dhe pa kontribute të dukshme në qeverisjen e vendit. Deri tani, është dëgjuar kryesisht një zë, ai i Kryeminsitrit dhe fare pak zëra të tjerë. Pra, qeverisja i ka ngjarë një kënge labe aspak të pëlqyeshme, ku njëri bën marrësin dhe të tjerët mbajnë iso. Isua ka rëndësinë e saj, por ajo nuk ka vlera nëse mungon kthyesi dhe hedhësi. Besoj se drejtuesit e dikastereve qeveritare duhet të jenë njerëz me personalitet të cilët duhet të mendojnë vazhdimisht dhe në mënyrë krijuese për mbarëvajtjen e punëve shtetërore që mbulojnë. Ata as duhet të jenë zevzekë punëprishës, por as sejmenë lepe-peqe të drejtuesit kryesor. Nuk merret vesh pse duhet të ketë Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin kur këtë mund ta kryejë një zyrë e veçantë në Qeveri, ashtu siç është e papranueshme që kemi pasur Ministri për Pushtetin Lokal dhe Territorin, por as sot pas tridhjetë vitesh, nuk kemi realizuar ende emërtimet e rrugëve dhe as numërtimet e banesave. Adresat e institucioneve dhe ato të banesave në Shqipëri janë ende një skandal i vërtetë dhe një turp për aftësitë tona administruese.

Hapja e platformave onlajn (online) për shërbime qeveritare ka pasur njëfarë ndikimi për mirë, por është larg qëllimeve për të cilat u krijuan. Edhe sot vazhdon sorollatja e qytetarëve që aplikojnë për çështje biznesi apo nevoja të tjera dhe kjo ndodh për shkak të paaftësisë dhe mosdashjes të disa zyrtarëve për të kryer detyrat. Por, besoj se shkaku kryesor qëndron në  prirjet korruptive të individëve të caktuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi nevojave të qytetarëve. Prirja e Kryeministrit për të punësuar në administratën shtetërore shqiptarë që jetojnë jashtë vendit me bindjen se do t’i kryejnë detyrat onlajn tingëllon joshëse, por në të vërtetë do të rezultojë një fiasko. Ndoshta ekspertë të fushave të ndryshme edhe ia vlen të punësohen, por të besosh se dikush nga jashtë do të drejtojë onlajn dikastere apo drejtori të ndryshme është një iluzion që e ka të sigurt dështimin. Aftësitë drejtuese janë të veçanta dhe nuk varen nga fakti ku jeton. Përveç kësaj, është kusht sine qua non që drejtuesit (administruesit) të njohin mirë realitetin shqiptar dhe, krahas kësaj, të njohin nga afër personelin që kanë në varësi.

Lufta kundër korrupsionit është në një nivel të padurueshëm. Një nga shkaqet e dëshpërimit të shqiptarëve është pikërisht korrupsioni i të gjitha niveleve. Fakti që KLSH-ja gjen çdo vit dhjetëra dhe qindra milion lekë dëme në financat e shtetit të shkaktuara nga administrata qendrore e vendore dhe thuajse askush nuk shkon në burg, është një përgënjeshtrim ballor i pretendimeve politike se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Edhe nëse gjykatat kanë qenë të korruptuara, është e pafalshme për Qeverinë mosheqja nga puna e individëve të implikuar në korrupsion dhe të personave të paaftë, që janë paditur nga KLSH-ja. Nëse dënohet qytetari i thjeshtë për mospagimin e energjisë elektrike apo për vjedhje të tjera të vogla, por nuk iu hyn gjemb në këmbë zyrtarëve shtetëror që keqpërdorin apo përvetësojnë fondet shtetërore, apo biznesmenëve që iu shmangen taksave, atëherë dënimi i vjedhësve dhe dëmtuesve të vegjël nuk ka fuqi parandaluese dhe KJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA QË DUAM.

Fitimi i mandatit të tretë paraqet edhe disa sfida dhe rreziqe serioze. Jo për qeveritarët, por për popullin dhe vendin. Ekziston mundësia që drejtues apo zyrtarë të zakonshëm dhe të pandërgjegjshëm të jenë velur me pushtetin dhe të zhvasin qytetarët drejtpërdrejt apo nëpërmjet abuzimeve me tendera, duke shkuar me mendimin se “Edhe këto katër vjet jam…”. Gjithashtu, Qeveria duhet ta rrudhë shumë praktikën e koncesioneve dhe PPP-ve. Në këtë drejtim duhet theksuar edhe fakti se disa ministra janë tashmë të diskredituar dhe, siç thotë populli “Më mirë të daltë syri se nami”. Vetë z. Rama duhet të jetë nismëtar i kthesës lidhur me format korruptive të koncesioneve dhe PPP-ve, përndryshe pretendimet se këto përdoren edhe në Perëndim nuk do të bindin askënd për seriozitetin dhe ndershmërinë e qeverisjes. Bërja e kontratave të paqarta dhe të pasakta me sipërmarrësit privatë, duke çuar në përfundimet me vonesë ose pa cilësi të veprave të investuara apo në shtimet e herëpashershme të vlerave të investimit, do t’i sjellin shumë dëme vendit e popullit dhe do të jenë turpërime të paamnistueshme për drejtuesit qendrorë dhe vendorë.  Një nivel aktual i korrupsionit nuk i përket SHQIPËRISË QË DUAM.

Një nga fushat e veprimtarisë shtetërore më të dështuara ka qenë kthimi i pronave tek pronarët legjitimë dhe funksionimi i Kadastrës Shtetërore. Është e palejueshme që qytetarë shqiptarë, që kanë në dorë vendime gjyqësore të formës së prerë me të cilat u kthehen pronat, të mbahen peng duke mos ua regjistruar ato me pretekste dhe keqinterpretime ligjore. Vendimet gjyqësore të formës së prerë janë të detyrueshme për zbatim nga qytetarët, çdo institucion shtetëror si dhe nga vetë gjykatat. Sorollatjet e pronarëve realë kanë ardhur sa nga paaftësia dhe prirjet korruptive të punonjësve të Kadastrës nga qendra në bazë, aq edhe për shkak të frikës së tyre nga Mafja e Pronave e cila i ka shtrirë tentakulat thuajse në të gjitha qelizat e njësive vendore, bashkitë dhe qarqet e zonës bregdetare. Kjo Mafje (individë dhe grupe të krimit të organizuar) kanë tjetërsuar prona shtetërore e private, janë paditur, arrestuar dhe pastaj liruar nga gjyqtarë të korruptuar dhe tani, megjithëse enden të lirë (në vend që të ishin në qeli) nga një gjykatë në tjetrën si të pandehur, vazhdojnë të kërcënojnë drejtues dhe zyrtarë të Kadastrës Shtetërore për të mos lejuar kthimin e pronave tek pronarët. Po ashtu, zgjatjet pafund të gjyqeve nga gjykatat, duke mbajtur nën sekuestro preventive për vite të tëra prona që de jure iu përkasin pronarëve, por që ata s’i regjistrojnë dot për shkak të sekuestros, është praktikisht mohim i të drejtës së pronës. Ky problem duhet zgjidhur ligjërisht dhe praktikisht, duke mundësuar regjistrimin e pronave atyre që iu takon dhe të mos mbahen peng nga veprimet kriminale të tjetërsuesve të pronave dhe nga procedurat maratonë të proceseve gjyqësore.

Një anë tjetër e qeverisjes që ka nevojë të përmirësohet rrënjësisht është edhe shtrirja e veprimtarisë shtetërore dhe investimeve edhe në periferitë e qyteteve. Ndërsa është bërë një punë e lavdërueshme me rregullimin e qendrave të qyteteve, periferitë e tyre dhe fshatrat kanë nevojë për vëmendje serioze nga Qeveria. Është e palejueshme dhe e pafalshme që ka fshatra apo lagje të veçanta të cilëve iu mungon energjia elektrike për muaj dhe deri vite të tërë, nuk iu asfaltohet një rrugë e shkurtër lidhëse (siç ishte rasti i një fshati në Sarandë që ju premtohej çdo dy vite dhe ende janë pa rrugë) apo nuk ndërtohet një urë e sigurt 30-40 metra e gjatë dhe kështu mbesin të izoluar gjeografikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht. Votuesit e Qeverisë ndodhen në të gjithë territorin dhe Qeveria ka detyrime për të gjithë, duke përfshirë edhe fshatra apo zona që nuk e kanë votuar në shumicë. Një Shqipëri ku vëmendja dhe dora qeverisëse nuk shtrihet në gjithë territorin NUK ËSHTË SHQIPËRIA QË DUAM.

Një fushë shumë e rëndësishme ku Qeveria duhet të vërë dorë sa më parë janë edhe minierat dhe nafta. Futja në dorë e pasurive minerare nga gjithfarë banditësh vendas apo e pasurive të naftës nga gangsterë ndërkombëtarë, shfrytëzimi kriminal i këtyre pasurive dhe i punëtorëve shqiptarë të punësuar në to përbëjnë një nga krimet më të mëdha të qeverisjeve të këtyre tridhjetë viteve. Aksidentet në miniera, grindjet dhe vrasjet ndërmjet rivalëve që pretendojnë se janë koncesionarë, apo mospagimi i rrogave të punëtorëve nga kompanitë e huaja shfrytëzuese dhe ndotjet e mjedisit prej tyre, janë tregues i qartë i dështimit moral, politik dhe kombëtar të qeverisjeve të këtyre tri dekadave. Një vend ku gangsterët vendas e të huaj bëjnë ligjin, sillen si duan, grabisin pasuritë nëntokësore dhe shfrytëzojnë pa mëshirë shqiptarët në vendin e vet NUK ËSHTË SHQIPËRIA QË DUAM.

Kur erdhi në pushtet në vitin 2013 kjo shumicë iu pati premtuar shqiptarëve se do t’i bënte zap “të fortët”. Po, kush janë të fortët? Përgjithësisht, këta “të fortë” janë ose banditët që merren me gjithfarë trafiqesh kriminale dhe pastaj paratë e krimit i përdorin për t’u mbrojtur nga ligji dhe për të korruptuar administratën shtetërore, qendrore e lokale, ose janë halabakë të bërë biznesmenë apo fëmijë pasanikësh mëkatarë. Fillimisht u bë njëfarë pune në “tredhjen” e tyre, por e vërteta është se këto kategori individësh pa din e iman vazhdojnë t’i qëndrojnë në qafë popullit shqiptar. Jo pak prej tyre kanë vila luksoze pa punuar asnjë ditë, kanë makina shumë të shtrenjta dhe, madje, me xhama të zinj, i parkojnë ku dhe kur duan, ecin me shpejtësi skëterre dhe nuk përfillin Kodin Rrugor duke shkaktuar krime dhe humbje jete (siç ishte edhe shuarja e fundit e familjes Gushi). Këta nuk përfillin jo vetëm moralin shoqëror dhe të drejtat e qytetarëve, por as organet shtetërore. Duke pasur para pa fund, kryesisht nga burime kriminale, ata kanë krijuar lidhje me prokurorë, gjykatës, drejtues policie apo bashkiakë dhe prandaj ndihen të sigurt në paprekshmërinë e tyre. Praktikisht ata janë mbi ligjin dhe kundër rendit shoqëror që pretendohet të shpallet “demokraci”. Organet mbikqyrëse të ligjit ose i kanë frikë ose janë korruptuar prej tyre, ndërsa organet ndëshkuese të paligjshmërisë janë pasuruar nga nënshtrimi përballë xhepave të tyre. Ekzistenca e kësaj kategorie horrash, të pazgjedhur prej nesh, por që qëndrojnë mbi ne dhe ndrydhin jetët tona, është njëri nga shkaqet kryesore të pakënaqësive popullore dhe pasigurisë qytetare. Një vend ku ekziston një kategori njerëzish të pandëshkueshëm nga ligji dhe ku i keqi, i pandershmi dhe abuzuesi ndihen mbi shumicën e popullit NUK ËSHTË SHQIPËRIA QË DUAM.

Gangsterët e biznesit dhe ata të trafiqeve dhe fëmijët e tyre qarkullojnë nëpër rrugët, restorantet, hotelet dhe plazhet e Shqipërisë me armë, me leje e pa leje, kërcënojnë e vrasin cilindo që iu ” zë rrugën ” dhe nuk i druhen ligjit as shtetit. Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që shteti të mos ushtrojë kontrolle të befasishme, dhe jo të vendosë postblloqe të përhershme, për të kontrolluar dhe kapur elementët e dyshimtë por edhe persona që qarkullojnë me makina luksoze, me xhama të errët, pa patentë dhe të armatosur. Nëse elementët me prirje kriminale dhe me rekorde të tillë ndihen të sigurt dhe i bëjnë karshillëk shtetit dhe popullit, ndërsa populli i thjeshtë ndihet i frikësuar dhe i pasigurt, atëhere kjo NUK ËSHTË SHQIPËRIA QË DUAM.

Prej dekadash vazhdon në Shqipëri një fenomen negativ të cilin nuk e gjen në vendet më të civilizuara. Bare, restorante dhe klube nate, gjatë gjithë natës dhe gjatë gjithë verës shërbejnë me muzikë, brenda dhe jashtë lokalit, me një zhurmë tmerruese për banorët e tjerë që përbëjnë shumicën. Në vendet perëndimore muzika dhe ahengu lejohen nëpër lokale dhe restorante vetëm kur lokali ka liçencë ( leje ) të posaçme dhe një liçencë e tillë iu jepet vetëm atyre bizneseve që kanë godina me izolim në mënyrë që zhurma të mos dëgjohet jashtë. Shumica e popullit kanë familjet e tyre, hallet dhe planet e tyre dhe duan të pushojnë natën dhe të punojnë ditën. Pjesa e territorit jashtë restorantit iu përket të gjithë shqiptarëve dhe askush nuk duhet lejuar që, jo vetëm fizikisht, por as nëpërmjet zhurmës t’iu hyjë njerëzve në shtëpitë apo oborret e tyre, t’iu prishë rregullsinë e jetesës dhe privatësinë individuale. Një vend ku një grusht horrash duan të pasurohen me çdo kusht dhe pa asnjë skrupull; një vend ku 100 vetë që duan të hargalisen e zdërhallen u prishin qetësinë dhe privatësinë e tyre mijëra qytetarëve të tjerë, ky vend NUK MUND TË JETË SHQIPËRIA QË DUAM.

SHQIPËRIA QË DUAM mund dhe duhet bërë, por ajo nuk bëhet pa hequr nga puna dhe pa ndëshkuar të paaftët, të korruptuarit dhe të papërgjegjshmit. Ku ndodhen ata? Ata ndodhen kudo ku shkelet një e drejtë qytetare, kudo ku një punë nuk ecën si duhet, kudo ku konstatohen punë të pabëra apo të bëra keq dhe ku qytetarët ankohen. Nëse qytetarët ankohen dhe ankesat rezultojnë të drejta, shkaktarët e padrejtësisë duhen ndëshkuar. Shembulli duhet dhënë nga lart, nga qeveria, madje sa më shpejt. Përndryshe do vazhdojmë të zvarritemi si dështakë.

 

* Frank Patrick Herbert – Shkrimtar amerikan i shek. 20.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
34 Comments
    • Nuk e kuptoj fare se pse gazeta kerkon nga ne lexuesit se cfare “Qeverisje duam”,kur vete jo vetem nuk thote asnnje fjale,por edhe kur e themi moderatori te censuron komentin!
      Edhe ju gazetaret qytetare si ne jeni,prandaj duhet te udhehiqni mendimin opozitar te popullit e jo te partive politike cdo dite!
      Por ju jeni bere pjese e propagandes gebelsiane te Rames,reklamoni cdo fjale,cdo foto,cdo bredhje te Rames neper Shqiperi,vetem atje ku ka bere investime,por kurre NUK KENI SHKUAR ATJE KU NUK KA BERE ASGJE ose ka bere pak!
      Ju nuk i keni hapur hapesire botimi ankesave te qytetareve,keni heshtur kur Rama shpalli fantazmen e “Bashkeqeverisjes me qytetaret”,qe ishte nje PUSHKATIM i demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi!
      Se ju botoni ne faqe te pare sofizmat e Fatos Tarifes,por nuk keni botuar ne faqe te pare letrat e mija drejtuar kryeredaktorit tuaj per “Bashkeqeverisjen si mashtrim i madh”,denoncimin tim se “Ua ke vrare femijerine femijve tane z.Veliaj (kete e censuruat fare),heshtet kur BB botoi raportin vjetor ne 2019 qe per Shqiperine theksonte se gati gjysma e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuareve punojne ne te zeze”,qe tregon mos ekzistencen e shtetit ligjor dhe demokracise ne vend,heshtet kur Rama deklaroi se “Kokat e korruposionit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret” etj!
      Une kam trajtuar keto probleme hollesisht,por juve nuk u kane rewne ne sy se prisheni me pushtetin!
      Ndaj me duket hipokrizi edhe kjo e sotmja kur ju” tjerrni lesh”,por asgje nuk na thoni ne te varferve!
      Nuk folet nje fjale kur Rama bridhte i vetem neper Shqiperi,ne fushaten elektorale,por asnjehere nuk dha llogari para popillit!
      Atehere pse harxhohen miliarda per nje pune koti?

    • MIDIS SHUME PROBLEMESH QE JANE PERMENDUR NGA GAZETARI ME SHUME TE DREJTE , DUA TE NGRE NJE PROBLEM TE RENDESISHEM SI PSH ISPEKTORIATI I PUNES SI KA PUNUAR SEPSE KA TE PUNESUAR QE SIGURIMET SHOQERORE I PAGUAJNE VETE OSE GJYSMAT PUNEDHENESI E GJYSMAT AI . POR KA EDHE PUNONJES QE PUNOJNE NE TE ZEZE . JANE KETO TEMATIKA E SHUME TE TJERA SI RROGA E HULET KUSHTET E PUNES APO USHQIMI POLIVALENT SHUME I NEVOJSHEM QE BEJNE ATE TE LARGOHET NGA VENDI OSE TE MOS PUNOJE .

    • Cfare Shqiperie duam?

      Vetem kete Shqiperi qe kemi patur keto 30 vjet NUK E DUAM,qe ta kete as hasmi!

      Shqiperine e duam me DEMOKRACI DHE SHTET LIGJOR SI NE SHBA!

      Epo nuk jemi SHBA ne!
      Pse mos valle ne shqiptaret jemi MAJMUNE dhe amerikanet njerez?

      Se politikane si Erion Veliaj,qe shkoi ne SHBA tani dhe mbush faqet e gazetave me fotot e tij me politikanet amerikane NUK DUAM!

      Ne duam politikane,qe kur te kthehen nga SHBA te deklarojne se cfare pervoje pozitive perfituan atje dhe ta zbatojne ne Shqiperio!

      Se politikane,si Rama,qe i shtetezon ANKESAT vetem ne kryeministri,kur i ka PRIVATIZUAR te gjitha sherbimet shteterore,NUK I DUAM KURRE!
      Se Rama ia ka mbyllur gojen nje populli te tere qe te ankohet dhe rrogtaret e administratesa jane bere KUCEDRA para qytetareve!

    • Cfare Shqiperie duam?

      Vetem kete Shqiperi qe kemi patur keto 30 vjet NUK E DUAM,qe ta kete as hasmi!

      Shqiperine e duam me DEMOKRACI DHE SHTET LIGJOR SI NE SHBA!

      Epo nuk jemi SHBA ne!
      Pse mos valle ne shqiptaret jemi MAJMUNE dhe amerikanet njerez?

      Se politikane si Erion Veliaj,qe shkoi ne SHBA tani dhe mbush faqet e gazetave me fotot e tij me politikanet amerikane NUK DUAM!

      Ne duam politikane,qe kur te kthehen nga SHBA te deklarojne se cfare pervoje pozitive perfituan atje dhe ta zbatojne ne Shqiperio!

      Se politikane,si Rama,qe i shtetezon ANKESAT vetem ne kryeministri,kur i ka PRIVATIZUAR te gjitha sherbimet shteterore,NUK I DUAM KURRE!
      Se Rama ia ka mbyllur gojen nje populli te tere qe te ankohet dhe rrogtaret e administrates jane bere KUCEDRA para qytetareve!

  • Cfare quan te mire ,apo te mundeshme te mire.
    Zgjollen nje prokurore te pergjitheshme te perkoheshme ne menyren me skandaloze me 69 vota dhe vetem nga nje parti, qe eshte antikushtetuse dhe kunder reformes ne drejtesi.
    Kjo prokurore duhej te qendronte 6 muaj, ndejti 2 vjet
    Kjo prokurore nuk kishte hetuar asnje bande apo kriminel te rrezikshem,nuk kishte ndjekur ne gjyq asnje bande apo kriminel te rrezikshem, nuk kishte asnje pjesemarje,diskutim, botim ne fushen e doktrines penale, ose te pakten njeleksion mesimdhenie.
    Ajo plotesonte vetem kushtin, se do te sherbente me devoteshmeri politikes se E.Rames
    Por ky eshte skandal i madh dhe i pa riparueshem

    • Zoti Viktor!
      Megjithe mend e thoni ju se Rama ne mandatin e trete eshte para sfidave dhe rreziqeve serioze?
      Mos mashtroni njerezit se Rama me kete opozite te kriminalizuar,me kete PS te nenshtruar,me te gjithe median te blere Rama do rrije ne pushtet deri sa te jete gjalle!
      Ju keni frike te pranoni se Rama eshte sot DIKTATOR!
      Me thoni ju mua se cfare kishte me teper kompetenca Enver Hoxha se Ramna?
      ASNJE!
      Kush do ta kontrolloje,denoncoje etj Ramen kur nuk funksionojne SINDIKATAT,kur nuk funksionon Avokati i Popullit,KLSH dhe media vazhdon te merret vetem me konstatime?
      Si do vihet Rama para sfidave dhe rreziqeve kur ai dhe pushteti i tij nuk jep llogari kurre para popullit?
      A nuk ishin si “KARNAVALET E BRAZILIT” fushata elektorale,ku asnje deputet,minister etj,bile as vete Rama nuk dha asnjehere llogari ne fushate per qeverisjen e 4 vjeteve,por bridhte neper Shqiperi para nje tufe te zgjedhur “Sanco pancosh”,qe ekzaltoheshin vetem se Rama u kishte dhene nje karrige per t’u ulur neper takime aq sa u dukej e mjaftueshme gjykimi per ate?
      Pse duheshin harxhuar miliarda per te paraqitur takimet e Rames si madheshtore,kur njerezit donin te ankoheshin per mangesite e pushtetit,por qe nuk i la njeri te flisnin?
      Po media pse heshti dhe nuk tha nje fjale se PSE NUK DEGJOHET POPULLI NE FUSHATA ,por vetem derdellitjet vetem te kryetareve te partive?
      Jo,po keshtu e ka edhe Amerika,do thoshte Rama hazerxhevap,por ne Amerike qytetari respektohet ne cdo gje nga administrata publike kur ankohet,ndersa ketu ndodh e kundeta!
      Pse heshtni ju media para ketyre sfidave?
      Rama e di se nuk do kete asnje sfide e ashnje rrezik,sepse askush deri me soit nuk e ka vene me shpatulla per muri!
      Nxoirri Pamfleti para ca muajsh nje denoncim per korrupsdionin e madh ne bashkine e Tiranes,por ju heshtet!
      Ju keni heshtur edhe kur UKT i mashtron qytetaret se i furnizoka me uje te pijshem kur ai eshte i pa pijshem?
      Per me teper ju heshtni kur shikoni se cmimi i ujit te PISTE eshte 8 here me i larte se cmimi i energjise elektrike etj!
      Nuk pyet per sfida e rreziqe Rama su ju ka vene nen kembe te gjitheve!
      Ndersa ne rebeleve qe guxojme te denoncojme,ju na mbyllni gojen duke cencuruar komentet,duke u bvene ne sherbim te Rames!

    • I nderuari z.Viktor!
      Kush do ta sfidoje Ramen,qe t’i krijoje atij rreziqe?
      Kush jane keta trima,qe do te guxojne t’i dalin Rames,kur deri me sot Rama eshte tallur me te gjithe sepse ka pare,qe te gjitha jane lolo te pushtetit te tij?
      Ku ishin keta trimat e neserm,qe do ta sfidokan Ramen kur ai izoloi 700 mije pensionistet gjoja per t’i mbrojtur nga covid 19 nuk u dha asnje sherbim mjekesor ,kur dihet qe pensionistet vuajne edhe nga shume semundje te tjera me vdekjeprurese se covid 19?
      Po kur Rama nuk riimbursoi asnje nga qindra mije qytetareve qe u mjekuan ne shtepi nga covid 19,pse heshtet?
      Po per te ashtuquajturen “Bashkeqeverisje me qytetaret”,qe ka qene “pushkatimi i demokracise dhe shtetit ligjor”,pse heshtet?
      Po kur Rama deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”,duke amnistuar te gjithe qe nga Sali Berisha dhe deri te vete ai,pse heshtet?
      Ja pra z.Viktor,qe Rama u ka vene te gjitheve nen kembe si DIKTSATOR dhe ju i beni fresk atij me gjoja shkrime pupla!

    • Z.Viktor,mos beni lojra fjalesh kur dihet nga te gjithe se prej 30 vjetesh Shqiperia NUK ESHTE QAEVERISUR,por eshte SUNDUAR nga nje klase politike antishqiptare!
      Hapini faqet e gazetes qytetareve duke u shtruar atyre pyetjen:
      -“A kemi sot ne vend DEMOKRACI dhe SHTET LIGJOR”?
      Ua them kete sepse ju asnjehere nuk keni guxuar te gjykoni se pse iu desh ta sajonte Rama fantazmen e ashtuquajtur “Bashkeqeverisje me qytetaret”,qe vete Rama e ka pranuar zyrtarisht si i vuri kazmen shtetit ligjor dhe demokracise ne Shqiperi!
      Ju asnjehere nuk keni guxuar te analizoni se pse qytetaret shqiptare nuk i presin me ne zyrat e shtetit dhe bashkive qe te ankohen ndaj padrejtesive dhe pse rrogtaret e tyre sillen ndaj tyre si harbuter!
      Demokracia fillon,qe kur qytetari ankohet ne zyrat e administrates dhe ate e presin dhe debatojne me ate duke patur per balle legjislacionin e jo shprehjen kanceroze se “Keshtu veprojme me te gjithe”!
      Qytetari te kete te drejte te ankohet tek eprori i atij rrogtari qe i ka bere padrejtesi dhe ne se ai nuk e bind ose nuk i zgjidh ankesen te kete te drejten te ankohet tek te gjithe eproret me te larte deri tek kryeministri!
      Ne se kjo gje nuk realizohet,atehere te mos pretendohet apo mburret se ne Shqiperi ekzistoka DEMOKRACIA dhe SHTETI LIGJOR!

  • Ky sllogani ‘” Qeverisja qe duam ” i shkon per shtat vetem nje kategorie shoqerore – Atyre qe kane marre tendera e koncesione nga kjo Qeveri!
    (si ai i llojit Unazes Re 40 milion Euro dhene nipces 25-vjec te Bac Ulajt)
    Per asnje kategori shoqerore, absolutisht asnje, kjo qeveri Rama nuk ka dhene asgje.
    Buxhetoreve asnje 5-lekesh rritje page, pensionisteve vetem nje rritje sa nje pakete cigaresh para zgjedhjeve, atyre ne perkrahje sociale asgje. Taksa e mbi taksa jane shtuar kudo.
    Borxhi i Jashtem per 2020 nga te dhenat e vete qeverise , u shtua me 1 Miliard Euro
    Borxhi Publik katastrofe eshte me i larti i 30 viteve.
    Qeveria Rama eshte qeverisja me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga qeveria Carcani.

  • “Elementi më i rëndësishëm i qeverisjes është metoda e zgjedhjes së drejtuesve”. ”
    Po te jete e vertete kjo, qe thote ky Frank Herberti, fatkeqesia me e madhe kombetare ne historine njeshekullore te shtetit shqiptar ishte “zgjedhja” qe i beri Ramizi grupit te pardesybardheve qe u la ne dore Shqiperine dhe qe e kane shpene atdheun tone ne kete qorrsokak (dead end) historik me pasoja te renda afatgjata per populin tone fisnik.
    Demokracia e vertete mund te vinte vetem nga poshte nga masa gjigande e intelektualeve qe ishte ekzistonte ne ate kohe, por qe u izolua, politikisht ne Shqiperi, dhe jo nga ajo bande qe Ramiz Alia u dhuroi pushtetin “per te permbysur pushtetin e tij”. Zgjedhje me te keqe qe Ramizi beri per transferiminn e pushtetit nuk mund te kishte
    Kjo qe ndodhi ishte nje fatkeqesi kombetare i dhe sot pas 30 vjetesh pseudodemokraci nuk na mbetet vecse me optimizem te manaxhojme demin e madh te shkaktuar duke nisur me eliminimin e politikaneve qe na shpune ne kete derexhe.

    • Ne duam nje qeverisje,qe kur te shkoj ne zyrat e shtetit dhe bashkive,rrogtaret e tyre te me japin sherbimin qe kerkoj sipas ligjit dhe ne se nuk ma japin,atehere te kem te drejten te ANKOHEM tek eproret e tij deri tek kryeministri!
      Dhe te gjithe rrogtaret,qe ne shkelje te ligjit nuk me kane sherbyer drejte,TE NDESHKOHEN ADMINISTRATIVIUSHT DHE PENALISHT!
      Ne se as kaq pak nuk ben qeverisja,atehere ketu NUK KA AS DEMOKRACI E AS SHTET LIGJOR,POR DIKTATURE FEUDALE!

  • “Elementi më i rëndësishëm i qeverisjes është metoda e zgjedhjes së drejtuesve”. ”
    Po te jete e vertete kjo, qe thote ky Frank Herberti, fatkeqesia me e madhe kombetare ne historine njeshekullore te shtetit shqiptar ishte “zgjedhja” qe i beri Ramizi grupit te pardesybardheve qe u la ne dore Shqiperine dhe qe e kane shpene atdheun tone ne kete qorrsokak (dead end) historik me pasoja te renda afatgjata per populin tone fisnik.
    Demokracia e vertete mund te vinte vetem nga poshte nga masa gjigande e intelektualeve qe ishte ekzistonte ne ate kohe, por qe u izolua, politikisht ne Shqiperi, dhe jo nga ajo bande qe Ramiz Alia u dhuroi pushtetin “per te permbysur pushtetin e tij”. Zgjedhje me te keqe qe Ramizi beri per transferiminn e pushtetit nuk mund te kishte
    Kjo qe ndodhi ishte nje fatkeqesi kombetare i dhe sot pas 30 vjetesh pseudodemokraci nuk na mbetet vecse me optimizem te manaxhojme demin e madh te shkaktuar duke nisur me eliminimin e politikaneve qe na shpune ne kete derexhe.

  • Problemi eshte pare nga nje kend i gabuar! Ne c’do vend te botes ka korrupsin qeveritar! Problemi qendron se ne SHqiperi ky korrupsion eshte nga Politika dhe nga drejtesia! Nuk ka kulture Shqiperia per te zbatuar ligjin! Ne kohen e Enverit te gjithe mundoheshin nga frika te zbatonin ligjin< Ne Kohen e Saliut ai tha se :me me fitojne te gjithe! Parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote! Kjo kulture mbizoteron per 30 vjet tashme! Shqiptaret duhet te mesohen qe ne shkolle se ligji duhet zbatuer,jo per frike por per t'u bere nje qytetar i mire. Kjo vazhdon te mungoje ne SHqiperine tone te dashur!

    • Pergjithesisht mire, po ia ke fut pak si kot ne ate pjesen e ligjit ne kohen e Enverit. Ku kishte ligje ne ate kohe mor zoteri? Ishte vetem Maliqi, qe ne fakt e quanin Enver. Kaq.

      Dhe tamam ajo e keqe vazhdon te trashegohet akoma. Ne Shqiperi bejne sikur bejne ligje, po ne fakt ka vetem Maliqer, ca me te medhenj, ca me te vegjel, eshte edhe kryeMaliqi qe i kontrollon te gjitha.

      • Te dhjefsha ligjin,o neutral ballist!
        Ne se atehere kishte maliqer,sot me siguri ka “kucedra”,qe te shqyejne tere jeten sa qe me mire kerkon vdekjen se sa jeten!
        Ne kohen e xhaxhit kishte ligje te tilla,qe po te dilte nje shites dificit apo suficit edhe 200 leke ne viot,shkonte ne burg!
        Ndersa shteti i dha tenderin e Unazes se Re prej 40 milion eurosh per 2 km rruge nje firme fantazem dhe me dosje fallco dhe kryeministri Rama ju hakerrye gazetareve se “Ku eshte ketu korrupsioni”?
        Ishte brenda z.kryeminister,por t’i se sheh,s’e e ke ne xhepat e tu!

  • CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    Tè na RROJÈ SHKËRDHATOKRACIA me HAJDUTËT CaCë Angjelin , Tritan Shehun me PRESHIN GJIGAND të NGULUR në BYTHË , Petrit Vasilin , Vangjel Dulen , Shpëtim Idrizin , Neritan Cekën dhe Agim Neshon !! Që të gjithë kèta që përmenda më SIPËR HAJDUTË , ISH HAJDUTË , HORRA , FUNDËRRINA , GRABITQARË , FOSILE , NDYRËSIRA dhe PLAÇKITËS të PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    • JO, PS duhet te dali parti me vete dhe te kerkoje publikisht largimin e Rames dhe Rilindjes si parti me vete.
      Rama perdor emrin e PS ne partine e tij. Partia e tij nuk eshte PS, por Rilindja e Mitatit.
      PS duhet ta hedhi ne gjyq qe Ramuti te mos perdori me emrin PS per interesat e tij kobzeza antishqiptare

  • DITA: V.Malaj është njësh në DITA.Ai dhe B.Islami,F.Tarifa,Xh.Shehu..etj me shkrimet e tyre të paanëshme bëjnë që DITA të shitet sa më shpejtë në Fier,Vlorë..etj,më shumë në jug të DRINIT.Ashtu siç u ngjyros harta e Shqipërisë në Zgjedhjet e fundit.
    -Ndarjen VERI-JUG e bëri SaliSërbi në 97,98 e në vazhdim,ndaj Vëndi është ndarë në “2 MËNDËSI,OPINIONE,MENTALITETE,VEPRIME,MOSVEPRIME..!
    1.Në njërën anë të barrikadës qëndon PS,e cila qëkur u themelua në 1991 nuk ka pasur tendencë të shkatërroi asgjë të ndërtuarë nga paraardhësit,përkundrazi është munduarë të bëj Shtet,ndonse disa KryeMinistra si I.Meta më shumë vodhi e u pasurua se sa ndërtoi.Duke u futur nën poturret e Sb.Ai vodhi sa deshi dhe shpëtoi po prej tij sa herë ju desh për të plotësuar nr.në Qeverisje.
    2.Nga ana tjetër në 92 erdhi në qeverisje një BANDË FASHISTE e tipit AA GREQI që drejtësia e atjeshme e nxori jashtë ligjit.Por,tek ne DREJTËSIA ËSHTË NË KOMA dhe i shkojnë pordhët urof nga frika e Sb që të vret natën e të qan ditën.
    -Dëmi që i ka sjell vëndit në 30 vite Sb e konkretizon me 4-5 fakte DASH me shpalljen e tij Non grata.
    -Çështjen e PRONAVE e ka shumë të vështërë ta zgjidhi edhe E.Rama siç e shkruani JU.Dhe o e zgjidh E.Rama ose asnjë burr-Shteti tjetër në Shqipëri.
    -Katraura Saliste me pronat për të ndërtuarë ku të mundej,Si të mundej,në EMËR TË LËVIZJES SË LIRË PËR VOTA..ishte fatale.Zbritja e Veriorve nga mali në fushë,Periferikve të zonave të thella për në qëndër-Shqipërinë e Mesme.Ndërtimet pa leje e pa projekte e preventivë..Pa kaluarë në KKRTSH..në emër të DEMOKRACISË KATRAURË shkatërroi pasurinë dhe mjedisin në 28 mij km-2 sa është vështirë të bëhet më.Që nga Velipija në Sarandë toka,Deti,Rëra,Apartamentet..etj janë shitur 2-3 herë nëpërmjet DREJTËSISË SË DEGJENERUARË të kapur nga Sb që në 92.Dhe tashmë gjyqsori ndonse ka ngelur 30 % nga vetingu thot..vendimet e gjyqsorit nuk diskutohen..! Ndaj Opozita+Drejtësia+Të fortët-kriminelët-Hajdutët..janë bërë NJË,dhe janë hedhur në sulmë (KÇK)kundër Qeverisë dhe E.Ramës që kërkoi të shëmbi pallatin e drejtësisë të korruptuarë,Degjeneruarë..në 30 vite.Sot krimineli vret,policia e arreston dhe gjyqsori i nxjerr nga burgi.Shëmbillulli freskët është DJALI ELEZ BREÇANIT TË PD QË SAKATOI NIË FËMËR DHE DOLI NGA BURGU NË SHPI.Apo STRESI i Sali Lushës që ka bërë 101 krime dhe i bënë karshillëk policisë,Shtetit.Apo DRITAN DAJTI që vrau 4 polic në Durtës 2009 dhe nuk dënohet se babai tij ka qënë kuzhiner i Sb-President,etj,etj
    -Reformimin e drejtësisë e ka marrë përsipër SHBA+BE,por unë nuk besoj që tja dalin për të krijuarë një drejtësi të mirë siç do populli.Pasi Gj+Prek.janë e njëjta bajgë derri Salist 92.
    -SHBA për të bërë drejtësinë më parë duhet të heqi nga skena politike sëpari Sb dhe Im.Ndryshe edhe Ambasadorja KIM do të iki si Amb.LU.,Arvizu,Vlahutin…deri te PRINC VIDI GJERMAN që pas 6 muajësh iku nga syt këmbët..Vetëm nië ENVER i dytë e bje në MENGENE këtë vënd.Duam a sduam NE.
    -FLM DITA

  • U bet te bezdishem me perralla si ajo e pardesyve te bardha qe i kishin vetem 5 veta, ndersa te errëtat te gjithe, perfshire dhe juve komunistet e sigurumsat. Shumica pranojne se parlamentet 1991 e 1992-1996 ishin me te mirat e me spacialista e intelektual te sprovuar per aftesite e tyre ne specialitetin qe kishin perfituar ne kohen e xhaxhait tuaj Dullait. Prej tyre dolen dhe drejtuesit e shtetit qe kreu permbysjen e madhe te sistemit komunist duke hedhur themerlet e nje shteti demokratik dhe te ekonomise se tregut te lire. Po te ishte i gabuar pse nuk e rikthyet komunizmin ne 1997 pas revolucionit të dyte demokratiko-popullor te Kenos me shoke, por krijuat shtetin e krimit dhe korrupsionit e bashke me ju nga Fatosi… Saliu e Edvini duke i thelluar mbas çdo rrotacioni e çdo mandati…..
    Ramizi ra dhe u dorezua qe te mos perfundonte si Çaushesku se aty e katandiset veendin gjate diktatures…

  • E mori vesh njeri cpune kishte Frank Patrick Herbert – Shkrimtar amerikan i shek. 20 me Shqiperine dhe filosofinne e Viki Malajt

    • Frank Herbert kishte pune me dijen, letersine dhe problemet e demokracise, por ai nuk shkruante per budallenj dhe maskarenj si ky ” mirel “, i cili ka probleme te pazgjidhshme si me dijen e kulturen ashtu edhe me moralin. Kete e deshmojne qarte te gjitha komentet e tij tek gazeta Dita.

      • Ti permend Frankun, po prape bythen e Dules fshin.
        O fadil koqja, ti dhe Viktori me hani bajgat te dy, po demokracia nuk vjen as me citate, as duke i veshur diktatures emra te tille. Permendja e Frankut nuk eshte merite e Viktorit, se Franku ka bere misionin e tij ne jete, nuk ka pritur te citoje veprat e te tjereve si papagall.
        Vetem prezantimi nuk te ben te ditur, o kafshe debile.
        Zbukurimi me tollumbace dhe Dronet nuk e bejne Shqiperine te pasur o debil dhiar i Dules.

  • Z.Viktor!
    Nuk besoj se edhe ju si gazete e keni seriozisht kur shtroni pyetjen se kush eshte “Shqiperia qe duam”!
    Edhe ne kete sjkrim ju vetem konstatoni pa fund ato qe keni shkruar gjithmone dhe qe i dine te gjithe shqiptaret,por sic dihet as u ka hequr nje qime b… pushtetareve!
    Pa folur per problemet serioze te mos ekzistences se demokracise dhe shtetit ligjor,qe keni heshtur,apo te pa aftesise dhe korrupsionit gjigand ne administrata,ju vazhdoni te mburrni dhe reklamoni kryebashkiakun Veliaj sikur ai e ka bere Tiranen parajse!
    I kam shkruar me pare nje leter kryeredaktorit me titull”Ua keni vrare femijerrine femijve tane z.Veliaj?,por nuk e botuat!
    Aty ngrija nje problem jetik kombetar,ate te katandisjes se lagjeve periferike te Tiranes,si Yzberishti,Astiri etj si GETO ku femijet dhe rinia nuk kane asnje element jetik te jetes se nje komuniteti!
    As juve nuk u ka bere pershtypje te investigoni se cfare bejne mbi 5 mije femijet dhe rinia e Yzberishtit me mbi 50 mije banore,pas shkolle,cerdhe,kopshti etj ,ku argetohen,luajne ,edukohen etj?

    Eshte tragjike te shikosh se mijra femije dhe te rinj nuk kane asgje pervec shtepise dhe kafeneve,ku pajisja e vetme e vrasjes se kohes eshte interneti,ku nuk perjashtohet edhe shikimi i pornografisse!
    Si mund te konsiderohet nje kryebashkiak se ka punuar kur hedh miliarda eleke investime ne qender dhe ne asksin Rinas-Liqeni artificial,ndersa lagjet periferike i ka lene si GETO?
    Per cfare shkon kaq shpesh ne SHBA Veliaj,kur kthehet nuk ben per qytetaret ndonje pervoje te re qe ka marre atje,por ju mbushni faqet e gazetes me turli foto pa kuptim?
    Ky Veliaj ka studiuar ne Michigan(SHBA),ka shkuar shpesh atje per t’u mburrur atje,por nga pervoja e atij shteti nuk ka prure ne Tirane ASGJE!
    Mund t’u bej disa shkrime per shume gjera qe kam pare ne Michigan,qe duhet dhe mund te zbatoheshin edhe ne Tirane PA ASNJE SHPENZIM SHTESE!
    Eshte turp kombetar,qe te shohesh te ashtuquajturat lulishte rreth sheshit Skenderbej mbushur me ferra e shkurre pa asnje ndjenje bukurie dhe kenaqesiue,qe nuk jane vaditur per mbi 5 vjet,por edhe qe firma Fusha merr rreth 1 milion euro ne vit per kete qellim!
    Dhe Veliaj hesht sikur nuk e sheh keto ferra 50 m larg zyres se tij!
    Kur nuk shikon kete katrahure ngjitur me zyren e tij,si mund te shohe ai dhe mijra puninjes te administrates se bashkise pa pergjegjshmerine e firmes Fusha ne rrenimin e lulishteve?
    A nuk eshte ky rast per te dyshuar se bashkise ia ka mbyllur syte korrupsionni,qe nuk shikojne?
    Turp i madh eshte edhe pastrimi i mjediseve,ku vetem pastrim nuk behet,per me teper qe fshesaxhinjte perdorin fshesa zhuke apo mareje si ne vitin 1936!
    Paguajne per pastrimin banoret,qe pastrimi te filloje nga hyrja e pallatit te tyre,por kjo nuk ndodh!
    Veliajt nuk i ka bere pershtypje qe si askund ne bote pastrimi ne Tirane behet diten duke ua hedhur plehrat qytetareve ne fytyre,pervec rrugeve kryesore qe bien ne sy!
    Gjithcka eshte mashtrim,propagande nga nje kryebashkiak si Veliaj!
    Per keto shkruani,vini gishtin ne plage se keshtu do ndizni revolten e qytetareve ndaj keq qeverisjes dhe korrupsionit!
    Mjaft me me parullat tuaja se “Rama eshte me i mire se Basha”,se kjo eshte antishqiptare!
    Te gjithe kreret e politikes duhet te shporren e te denohen per rrenimin e gjithckaje ne vend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *