Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas tensioneve të krijuara për mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Leli shprehet se nuk e kupton pse këshilltarët duan të krijojnë mizanskena.
Leli shkruan se nuk e kupton arsyen se përse Këshilli këmbëngul për të krijuar mizansekena në teatër.
Ndër të tjera, ai shkruan se është përpjekur dhe ka shpresuar që të mund të realizonte mbledhjen e sotme.
Postimi:
“I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online. Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes! Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim. Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!”
Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka kërkuar një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante.
Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”, është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.
j.l./ dita

ore do silleni sic eshte per te sjelle ju apo ca k doni…
njeri vishet me citjane e atlete dhe shkon takon pushtetare europiane sikur ka dal per kafe nga qendra…
ky tjetri poston ne fb a thua se po ben muhabet me nacut e lagjes…
silluni me seriozitet per postet qe mbani mos na boni si kullera se jena bo tgjith si pedera
Po ai me atlete pse erdhi, apo per te hequr qafe Lelin?
Zagari ta mbaje vendin ne Tirane, se dhe ai nuk i takon, pushtit serbogrek, qe po ben pazare me shqiptaret. tradhetar muti. Dhe juve ju shqeteson “performanca”, jo ca fshihet pas sjelljeve te qelbanikut Ramut.
Lelin duhet te dali populli i Vlores ta mbroje, jo se eshte burre me i mire, po se eshte institucioni i Vlores, i pavarur nga Ramuti, dhe kjo ka rendesi per mbarevajtjen e qytetit , qe duan ta zaptojne banditet e Ramut kurves e Gjiknur guruse putanes
sepse je pederast
i sponsorizuar nga asfalia greke nen petkun e
ambasadave usa dhe beeeeeeeeeeeeeeee
keto ambasada duhet ti djegim, jo te lejojme
te na djegin jetet tona
Llum – llum = Zullum !
Kasperl Theater .