Idetë e arta të Art Agollit, historia e një sipërmarrësi të suksesshëm

J L

Historia e një sipërmarrësi të suksesshëm në Alberta, Kanada. Kush është njeriu që ka themeluar Bankers Petrolium dhe sot po sjell inovacion në fushën e shëndetësisë. Njihuni me Art Agollin, shqiptarin që është larguar 30 vite më parë nga vendi ynë, por i duket sikur nuk është shkëputur kurrë nga Shqipëria. Me eksperienca të vyera si këshilltar, investitor kryesor, konsulent dhe CEO këtë herë vjen me një shërbim në fushën e bioteknologjisë dhe shëndetësisë, si themelues i kompanisë “Equity Health Services”

Entela Resuli

 

Janë disa individ që ndoshta kudo që t’i dërgosh do të prodhojnë sukses. I tillë është edhe rasti i njeriut për të cilin do flasim sot.

Ai quhet Art Agolli dhe sot jeton në Calgary të Kanadasë. Ka 30 vite që është larguar, por 16 vitet e fundit është vendosur në këtë vend.

Më parë ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe ka kryer studimet me pas është vendosur për punë në Londër dhe tani në Kanada.

Është njeriu që ka themeluar Bankers Petrolium dhe prej dy vitesh ka themeluar një tjetër kompani, “Equity Health Services” e cila operon në fushën e bioteknologjisë dhe shëndetësisë.

Mediat kanadeze kanë shkruar për të ndaj u lidhëm me zotin Agolli për të mësuar më tepër rreth tij dhe kompanisë që ai ka themeluar.

Equity Health ofron platformat e diagnostikimit molekular (ku bëjnë pjesë dhe testet për Covid) si dhe ato onkologjike. Ofron edhe zgjidhje të shpejta dhe të zgjuara si pasaportat dixhitale të vaksinimit, qendra dhe shërbime shëndetësore mobile që nga kirurgjitë për të ulur radhët e pritjeve deri tek laboratorë mobile që nuk mbulohen dot nga laboratorët tradicional.

Ndërsa dikush mund ta konsiderojë kujdesin shëndetësor shumë larg nga fusha e energjisë, Art Agolli tregon se filli i përbashkët është fuqia e sipërmarrjes për të zbuluar procese që përshpejtojnë zgjidhjet e problemeve. Tani për tani, ai problem është një sistem i mbingarkuar i shëndetit publik që përpiqet të mbajë ritmin me një sfidë të paparë.

Por çfarë është kjo kompani, ku shtrohet dhe ofron shërbim aktualisht dhe se si mund të vijë në Shqipëri, Art Agolli tregon në këtë intervistë në Dita.

 

-Z. Agolli, kur keni shkuar në Kanada dhe pse jeni vendosur në Alberta?

Lëvizja nga SHBA në Alberta ishte kur krijuam Bankers pasi headquaters të kompanisë i vendosëm në Calgary. Qyteti i Calgary zgjidhet pothuajse çdo vit si një nga 5 qytetet më të jetueshëm në botë për cilësinë e jetesës.

-Më çfarë jeni marr në fillimet tuaja aty dhe a ka qenë e vështirë?

Ardhja tek sipërmarrja private ka qenë graduale. Fillimisht kam punuar si konsulent për Bankën Botërore në Washington DC dhe më pas si ekzekutiv për Koch Industries, kompaninë më të madhe private (jo ne bursë) në Amerikë.

Nga eksperienca tek Koch kam mësuar shumë dhe kjo u bë dhe shkak për bashkëkrijimin e Bankers Petroleum dhe projektit në Shqipëri.

-A ka shumë shqiptarë Alberta?

Në Alberta jetojnë rreth 3500 familje shqiptare. Kemi një shoqatë shqiptare të mrekullueshme këtu. Quhet Shoqata Shqiptaro Kanadeze e Calgary (www.albcanyyc.org). Kemi dhe një shkollë shqipe në Calgary ku kam ndihmuar në hapjen e saj. Shoqata është shumë aktive dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë, gjuhës dhe kulturës shqipe dhe komunitetit këtu. Shqiptaret ne Alberta janë të privilegjuar pasi paguajnë një çmim të reduktuar për testet Covid pranë Equity Health. Më vjen mirë që një pjesë e rëndësishme e stafit të Equity Health janë profesionistë shqiptarë që jetojnë në Calgary.

-Ju jeni themelues i Bankersit, po tani keni lidhje me të?

Kompania është shitur një kompanie kineze në vitin 2016. Nuk kam lidhje me të prej shumë kohësh por më vjen mirë që ai investim vazhdon të jetë një nga taksapaguesit dhe eksportuesit më të mëdhenj në Shqipëri.

Kanadaja është një ndër vendet e njohura për firmat e naftës, ku një pjesë e tyre kanë ardhur edhe në Shqipëri, por nuk kanë pasur rezultatet e pritura. Çfarë strategjie duhet të ndjekë Shqipëria për menaxhimin e kësaj pasurie natyrore?

Mendoj që reformat në drejtësi që po kryen në Shqipëri me ndihmën e qeverisë amerikane dhe EU do ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e klimës së duhur për investime të tjera huaja në energji por dhe në fusha të tjera.

-Z. Agolli, a është e vështirë jesh sipërmarrës në Kanada?

Është e vështirë, por jo e pamundur. Inovacioni nuk njeh kufij, por pak ja dalin të monetizojnë dhe aplikojnë idetë inovative si produkte finale në treg. Pra përqindjet e suksesit janë të vogla.

-Çfarë është ”Equity Health Services” dhe kur është themeluar?

Equity Health është krijuar nga unë para 2 vitesh. Është një kompani kanadeze që operon në fushën e bioteknologjisë dhe shëndetësisë. Equity punon kryesisht me rritjen e kapaciteteve shëndetësore si ato diagnostike por dhe infrastruktura të tjera për sektorin shëndetësor publik.

Sektori shëndetësisë në Kanada është publik. Për shembull Equity bëri të mundur rritjen e kapacitetit të laboratorëve publik Kanadez për përballimin e pandemisë gjatë Covid dhe sot ne jemi një nga kompanitë kryesore të testeve Covid për sektorin publik, ndërkohë që kemi hapur dhe laboratorët tanë privatë në Kanada, Karaibe dhe po shohim mundësinë e hapjes se laboratorëve dhe shërbimeve diagnostike edhe në vende të tjera.

-Pse vendosët që këtë herë të kalonit në fushën e shëndetësisë?

Inovacioni në bioteknologji dhe shëndetësi është shumë interesant dhe i domosdoshëm. Pandemia e solli dhe më shumë në fokus nevojën për teknologjitë e reja dhe përmirësimin e sistemeve shëndetësore që janë të mbingarkuar dhe në shumë raste jo efiçient.

-Ofron vetëm teste dhe analiza dhe ku shtrihet aktiviteti i saj?

Platformat e diagnostikimit molekular (ku bën pjesë dhe testet për Covid) si dhe ato onkologjike janë fusha jonë primare por ofrojmë dhe smart solutions të tjera si pasaportat dixhitale të vaksinimit, qendra dhe shërbime shëndetësore mobile që nga kirurgjitë për të ulur radhët e pritjeve deri tek laboratorë mobile që nuk mbulohen dot nga laboratorët tradicional. Me pak fjalë synojmë krijimin i një shërbimi “uber” në diagnostike ku shërbimi të shkojë tek klienti sa më shumë të jetë e mundur. Teknologjitë e diagnostikimit “Point of Care” ose që bëhen vetë nga pacienti janë fokusi më i madh i shpikjeve teknologjike të reja në shëndetësi dhe ne po aplikojmë shumë prej tyre. Klientët tanë kanë mundësinë ti aplikojnë këto teste pa pasur nevojë të vinë në laboratore dhe të marrin rezultatet online në një kohë shumë të shkurtër dhe ti ndajnë ato me mjekët e tyre të familjes.

Si distributorë të disa prej kompanive më të mëdha diagnostike në botë për Kanadanë kemi krijuar dhe rrjetin tonë logjistik që na jep mundësinë të konkurrojmë dhe me produkte të tjera. Për shembull, vitin që shkoj bëmë të mundur prokurimin e miliona PPE për qeverinë Kanadeze dhe Australiane nga Kina në një kohe rekord dhe pa asnjë reklamim ndërkohë që shumë qeveri patën probleme në sigurimin e PPE.

-E keni menduar ta ushtroni aktivitetin tuaj edhe në Shqipëri?

Kam shumë dëshirë që Equity Health të investojë në Shqipëri. Kemi disa produkte sidomos platforma jonë e testimit të kancerave dhe tumoreve që mund t’i sjellim në Shqipëri që ato të bëhen aty. Gjithashtu bashkëshortja ime Alda është onkologe këtu dhe specializohet veçanërisht për imunoterapitë që mund të ofrohen dhe në Shqipëri.

-Cila është ambicia juaj në këtë drejtim?

Dëshira është që kompania të bëhet lider në këtë fushë në North Amerika (Kanada dhe USA) dhe të shtrihet dhe në vende në zhvillim ku ka shumë nevojë për këto produkte. Për shembull para se të hapnim laboratorin tone në Bahamas vendi ishte i varur totalisht nga USA dhe paguanin çmime shumë të larta. Sot Bahamas është totalisht i pavarur në diagnostikë dhe shërbimi kryet me 1/3 e çmimit. Këtë gjë do doja ta ofronim dhe në Shqipëri, që të ulnim kostot e diagnostikimit për Shqipërinë.

-Ishte situata me Kovidin ajo që ju shtyhu më shumë në këtë drejtim…?

Covid na bëri “të famshëm” në Kanada por dhe e bëri publikun dhe vendimmarrësit shtetëror më të vetëdijshëm për rëndësinë strategjike që ka ky sektor jo vetëm gjatë pandemive. Më vjen mirë të mendoj që si Shqiptarë kemi dhënë një kontribut të madh në përballimin e pandemisë në Kanada dhe në vende të tjera. Kemi humbur disa miq shumë të mirë në Shqipëri nga Covid dhe shpresoj që suksesi jonë të jetë dhe një homazh ndaj tyre.

– E keni menduar ndonjëherë, kthimin dhe jetesën në Shqipëri?

Nuk di pse por nuk e ndej sikur jam larguar ndonjëherë nga Shqipëria.

Share This Article
3 Comments
  • Jo po Fusha shpk, po cjane keto lobingje per Bankers Petroleum qe beka bamiresi / besoj e dini se ilacet kane benzoate brenda, dmth derivate hidrokarburesh says:

    Nje “smart ass” me fokus “para me thes”

    • Bankers petroleum qe kryente krim mjedisor ne Shqiperi dhe e mbronte qelbesira Lu , qe te mos procedohej penalisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *