Rama: Paraqitu me kartë identiteti për t’u vaksinuar, qendrat hapur deri në orën 20:00

Ornela

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje të gjithë personave mbi 18-vjeç të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.

Teksa ka ndarë foto nga procesi i vaksinimit ditën e sotme në disa qytete të vendit, Rama shprehet se po ecën me ritme të mira në të gjithë vendin ndërsa shton se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00.

“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit

Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit. ***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës”, shkruan Rama.

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Lejoni njerezit te zgjedhin nder vaksinat qe jepen. Pse duhet njerezit te paguajne nen dore apo te hyjne ne mik per te marre Pfizer?. Kur do marri fund korripusioni ne Shqiperi… Per cdo gje, njerez te babzitur, qe nuk kane asnje kontribut per shoqerine, vecse t’u pine gjakun dhe djersen te tjereve dine. Nuk po paguhet ai qe e shpiku, po paguhet shqiptari qe ruan vaksinen me leket publike. Maskarenj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *