Mbytet një pushues 60-vjeçar në Durrës

Ornela

Një pushues në Durrës është mbytur ndërsa lahej në det.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen Nr. 13, Plazh. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

NJOFTIMI

“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.”

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mir t’ju bohet o popull injorant .
    C’do nji njeri qe s’do not ne Dete ?

    Ho mer ti ,kritiku i Turizmit ku je perse fshihesh .
    Kush ja ka fajin ktyre ,qe shkojn e mbyten pr qejf ,Ministria
    Shteti ?
    Po hik mer burr e meso note pastaj hec ne dete ,S’ju vjen turp 60 -vjec e nuk ka mesuar ala note .

    Nuk eshte fali i rojeve te Shpetimit qe na rekomandojne disa mendjemedhenj dhe ato si Kulla Vrojtimi drrase ku vrojton Roja e Shpetimit ata qe hyjne ne det .
    Jooo , mos u justifikoni keshtu te dashur qytetare se nuk bo !

    Po ju them per her te fundit te gjitheve :

    Kush gabon ne Dete ai ndenshkohet nfa Deti .
    (hajt shnet doni edhe Plazhe me Roje ,me Infermjeri e Dr. dhe Polici si dikur ne monizem ! Hik ere tru komunisti ,merrni vesh ju )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *