Parma e ka të lehtë ndaj Livornos

redaktor

Parma vazhdon të bëjë të madhen në Serinë A, duke u regjistruar rezultatin e nëntë pozitiv radhazi, dhe sukesin e dytë në seri pasi likuidoi me lehtësi Livornon në Toskanë 3-0. Formacioni i Donadonit, që kishte drejtuar dhe Livornon në të kaluarën, dhuroi një tjetër provë force duke e kthyer në një shëtitje transfertën e saj. Palladino coi emilianët në avantazh në dhomat e zhveshjes, ndërsa Livorno nuk kishte saktësinë e duhur përpara portës.

Në pjesën e dytë, Parma luajti si e madhe duke menaxhuar rezultatin ndërsa vendasit gabuan shumë përballë portës verdheblu. Hedhja përpara krijoi hapësira mbrapa për Livornon, që u ndëshkua nga Amauri në minutën e 86-të. Gjithsesi braziliani i natyralizuar si italian la sërish shenjën e tij dhe në të 93-tën kur realizoi nga pika e bardhë. Me këtë fitore Parma u ngjit në vendin e shtatë duke iu afruar ndjeshëm dhe Interit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *