Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që t’i rikthehen kushteve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Më 30 qershor, në një raport për Këshillin e Sigurimit, Guterres i bëri thirrje SHBA-së të heq dorë nga sanksionet ndaj Teherani ndërsa theksoi se Irani duhet t’i kthehet zbatimit të plotë të marrëveshjes.
Ai i cilësoi si “veprime shqetësuese” shkeljet që Tehereni i ka bërë kushteve të marrëveshjes.
SHBA-ja dhe Irani janë përfshirë në bisedime jo të drejtëpërdrejta në Vjenë të Austrisë për të ringjallur marrëveshjen e cila kishte kufizuar aktivitetet bërthamore të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Ende nuk është caktuar një datë se kur do të vazhdojnë bisedimet. / Radio Evropa e Lire
