Edhe Dhoma e Tregtisë kërkon shtyrje të procesit të fiskalizimit, të mbështeten sipërmarrjet për kostot

Ermir Ermir

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), në komentin që ka bërë për aktin normativ që parashikon heqjen e gjobave për fiskalizimin, ka kërkuar shtyrjen e këtij procesi.

Në mendimin që Dhoma ka dhënë për projektligjin, shprehet dakord në parim për këtë shtesë të projektligjit, pasi nisur nga qëllimi i tij, ai bëhet për të mos penalizuar komunitetin e biznesit në këtë proces implementimi të kësaj reforme.

Por, Dhoma kërkon që për mbështetjen reale të komunitetit të biznesit në përshtatjen sa më të shpejtë dhe sa më të mirë me këtë sistem elektronik /reforma e re e fiskalizimit, domosdoshmërisht nevojitet: Shtyrja e afateve ligjore në zbatimin e kësaj reforme dhe në veçanti për fazat e parashikuara sipas ligjit.

Ashtu siç kanë vepruar shumë vende evropiane, periudha e testimit të platformës të faturës elektronike do të duhet domosdoshmërisht të shtyhet. Është shumë e rëndësishme jo vetëm që të mos aplikohen penalitete, por të evidentohen problemet dhe të mbështeten sipërmarrjet  në përballimin  e kostove për kualifikimin e stafit që do të aplikojë në platformën e faturave  elektronike.

“Adoptimi i programeve të reja kompjuterike, mirëmbajtja e sistemit, kostot dhe periudha e trajnimit të stafit brenda kompanisë, ashtu edhe vetë testimi i platformës së faturës elektronike, forcon bindjen tek sipërmarrja për shtyrjen e afateve ligjore për zbatimin e kësaj reforme, përtej vitit 2021”, thuhet në mendimin e Dhomës. / monitor

Share This Article
2 Comments
  • pse nuk vini biznesmenet tja shkruajne ligjet o parlament i dhjere qe punoni ti vini shqelmin publikut

    ndyresirat Duan socializem per oligarket, ndersa kapitalizmin per popullin.

    duan tu falen taksat ndersa u rrjedhin fitimet lume

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *