Jorgo Mandili
Ngjarjet e ditëve të fundit, ai në rrugën Levan-Vlorë ku u shua një familje e tërë nga një gangster dhe vrasja e katërfishtë në Velipojë, tronditën opinionin shqiptar dhe jo vetëm, me barbarinë dhe shpërfaqjen e shumë probleme që mundojnë dhe sundojnë shoqërinë shqiptare këtu e 30 vjet me radhë. Tabloja që të shfaqin këto ngjarje është një mjedis i ashpër, mbytës, denigrues, të gjithë kundër të gjithëve, të gjithë hajdutë, të gjithë të korruptuar, ky vend nuk bëhet, më mirë të ikim etj etj, një mjedis stresues që na ka transformuar në të pashpresë , të nënshtruar e të dëshpëruar … jemi përshtatur keq me këtë gjendje… jemi si të droguar ..dhe kjo “drogë” është propaganda, mashtrimi, demagogjia e hipokrizia …. Se këtu nuk ka shtet!
Por a është vërtetë kështu? A janë të gjithë shqiptarët kështu? Jo, në asnjë mënyrë jo. Por fakti që dukuri të tilla të shëmtuara dhe turpëruse po ndodhin shpesh, janë kthyer në problem shqetësues për shoqërinë shqiptare.

Çdo mendje mesatare e kupton se kjo krizë 30 vjeçare në shoqërinë tonë anon më së tepërmi nga imoraliteti ku gënjeshtra, padrejtësia, abuzivizmi, mashtrimi, zhvatja, vjedhja, hipokrizia, zilitë meskine, intrigat, tribalizmi, nepotizmi, korrupsioni etj, janë shndërruar në sistem jete, kanë fituar qytetarinë duke u shfaqur në pamje e forma të ndryshme me lloj lloj çmendurish e marifetesh që “certifikojnë” degjenerimin moralo – politik të një shoqërie dhe fatkeqësinë e një populli që është sunduar dhe skllavëruar gjatë kësa periudhe.
Politika shqiptare dhe të qeveritë e këtij tranzicioni që për fat të keq ende vazhdon, nën shembullin e Sali Berishës ideuan, projektuan dhe zbatuan një sundim skllavopronar duke ndërtuar një shtet anarkik, jo ligjor, “të mbuluar me frazeologji, me retorikë e me patos pseudodemokratik, me çka ajo i krijon hapësirë të pakufizuar sundimit të vet despotik oriental”. ( R. Qosja)
Në të tilla kushte duket se ndikimi i popullit në qeverisje bëhet pothuaj i pamundur. Përfaqësuesit e politikës, pushtetit dhe “medikomit”, përpiqen të krijojnë iluzionin se kjo “demokraci” është “fuqia e popullit” që përfaqëson lirinë e njeriut e të qytetarit. Por në fakt është më tepër liri e tregut dhe kapitalit për një “shoqëri të tregut” e jo të një shoqërie të “mirëqenies sociale të bazuar në ekonominë e tregut” . Shoqëria e tregut presupozon liri për të dominuar të “fortët”, liri pa barazi dhe pa drejtësi. Një xhungël e vërtetë, ku të “fortët” pushtetin, pasurinë, politikën e gjithçka ekziston në Republikën e Shqipërisë, e trajtojnë si pronë të tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan me të. Këtë psikozë krijoi Berisha në qeverisjen e parë e të dytë, ndërsa në ndihmë kanë bizneset, klanet partiake dhe nepotiste, bankat dhe mediet. Paraja dhe tregu përcakton “ligjet e shoqërisë”, gjithçka- sjelljet, veprimet, qëndrimet, mendimet e vlerësimet dhe zhvlerësimet e institucioneve, individit, organizatave, sindikatave etj.
Zhan Zhak Russoi thotë: “Ka nga ata që kujtojnë se janë padronë të të tjerëve, por që faktikisht janë më skllevër se këta të fundit”. Këto lloj “speciesh” humane edhe nëqoftëse nuk do të ishin efektivisht padronë, me siguri do të ishin shpirtra servile që do të zvarriteshin poshtërsisht përpara njeriut të parë “të fortë” që do t’i nënshtronte. Kushdo qofshin, të gjithë të kërrusur mbi tokë, që mënyrën më të ulët për pasuri, para, hedonizëm, pushtet dhe epsh dhe këto i lidhin me dhimbjet, plagët, mashtrimet, vjedhjet, vrasjet, mjerimin e varfërinë e të tjerëve. Me mentalitetin oriental dhe veprimet feudale, ju sipas porosive “të të fortëve” keni krijuar një realitet dëshpërues: mllef dhe polarizim; të gjithë kundër të gjithëve, të gjithë njëlloj, krizë idesh, izolim të mendimit intelektual, indiference ndaj denoncimeve të drejtuesve politikë e pushtetarë të pamoralshëm, blerje e medieve, emërime nepotike, krahinore, partiake, relativizim të të vërtetave, konformizëm e servilizëm, kudo padrejtësi dhe pabarazi sociale, poshtërime e nëpërkëmbje të dinjitetit etj etj.
Ky realitet i trishtë e dëshpërues u instalua gjatë 30 vjetëve dhe kërkohet me çdo kusht të çrrënjoset, të fitojë civilizimi, arsyeja dhe idealet e një shoqërie të qytetëruar. Për këtë votuan shqiptarët më 25 prill: që t’u tregohet vendi bandave dhe banditëve, që askush të mos guxojë të dalë mbi shtetin dhe mbi ligjet e këtij shteti. Kjo është sfida më e madhe e Edi Ramës dhe qeverisë së tij në këtë mandatr të tretë radhazi. Ata që ndërtuan një shtet me banditë dhe me gangsterë, populli i ndëshkoi me votë. Tani është radha e atyre që populli u dha sërish shansin të qeverisin ta justifikojnë këtë votëbesim. Ata që krijuan dhe mbështetën një sistem neoliberal të demokracisë më antihumani, më antinjerëzori , i inspiruar nga maksima neveritëse e Adam Smithit “Gjithçka për ne asgjë për të tjerët” dhe nga ideologjia absurde sipas së cilës” tregu mund të diktojë ligje për çdo aspekt të shoqërisë njerëzore” për të krijuar qytetarin spektator jo pjesëmarrës aktivë në jetën sociale duke e transformuar atë në një qenie irracionale për të mos marrë vendime të arsyeshme, natyrisht që nuk kanë të ardhme… Transformimi i njerëzve në krijesa irracionale e robotike për t’i mbajtur nën kontroll është objektivi i tyre dhe për këtë investojnë para dhe energji të jashtëzakonshme… Në rast të kundërt, nëse njerëzit do ishin të ditur e të formuar do të orientoheshin drejt zgjedhjes së arsyeshme, por kjo zgjedhje do ishte fatale për këta padronë sepse nëse ligjvënësit do të ishin përfaqësuesit e popullit do të rrëzohej autoriteti jolegjitim dhe do tu mbyllej dera e hapur në institucionet ligjvënëse e ligj zbatuese.
Prandaj dhe këmbëngulet aq fort për shkuarjen deri në fund të reformës në drejtësi. Ja, po bëhen pesë vjet nga miratimi i kësaj reforme, por ritmet kanë qenë tepër të ngadalta, ndërsa shqiptarët janë të paduruar. Zvarritjej janë trishtuese dhe shpresëvrasëse. Njerëzit duan të shikojnë pushtetarë, poltikanë dhe gjyqtarë të ulen në bankën e të akuzuarit si të pandehur dhe të ndëshkohen për padrejtësitë që kanë bërë, për pasuritë e paligjshme dhe talljen me demokracinë në këtë vend. Në fakt, këto ishin dhe tri akuzat e rënda që iu përmendën nga Departamenti amerikan i Shtëtit kur e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non grata në SHBA.
Reforma në drejtësi në Shqipëri, 5 vjet nga miratimi vazhdon të prodhojë debate. Konsensusi politik që shoqëroi miratimin
\nuk vijoi me miratimin e ligjeve që rridhnin prej ndryshimeve kushtetuese, apo dhe me zbatimin e tyre. Analistët dhe ekspertët mendojnë se kjo reformë ka ecur ngadalë dhe nuk ka prodhuar atë që qytetarët prisnin prej saj. Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë filluar ta artikulojnë këtë shqetësim, madje kanë aluduar edhe për një marrëveshje që e minon atë. Por ekspertët janë të matur kur thonë, se për të parë ndarjen e ndikimit politik nga institucionet e reja të drejtësisë, do duhet të kalojë një kohë e gjatë.
Korrupsioni, keqfunksionimi, mungesa e integritetit, profesionalizmit, pavarësisë, efiçencës, besueshmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së sistemit tashmë janë identifikuar dhe pranohen gjerësisht si fenomene dëmtuese, që janë në fokus të kësaj reforme të thellë, me qëllim ndryshimin e situatës në sistemin e drejtësisë në vend.
Eksperienca tridhjetë vjeçare ka treguar mënyrën sesi vendosej drejtësi në këtë vend, ku rast pas rasti në veprimtarinë e gjyqësorit, dëgjonim e lexonim çështje ku kryefjala ironikisht ishte padrejtësia, kur duhet të ishte drejtësia. Prandaj hapi për nisjen e një procesi që do të ndihmonte “pastrimin” e sistemit të drejtësisë, u prit me entuziazëm. Ajo që nuk u parashikua nga kjo reformë ishte pasoja që do të sillte në sistemin gjyqësor. Një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e kanë kaluar vetingun apo të tjerë që kanë dhënë dorëheqje kanë nxjerrë në pah një problematikë të mprehtë, atë të boshllëqeve në shkallët e gjyqësorit. Kjo situatë ka sjellë ngadalësimin e mëtejshëm të punës së gjykatave. Si rrjedhojë edhe pamundësi të individëve për t’u siguruar një proces të rregullt ligjor. Prandaj, këtu është “plaga” me e madhe e kësaj reforme që lidhet me respektimin e të drejtave të individëve. E drejta për proces të rregullt është ndër më thelbësoret sepse i siguron individit respektimin e një sërë garancive mbrojtëse në një proces gjyqësor. Njëkohësisht këtu preket edhe respektimi i vlerave demokratike në vend, ku sigurimi i një sistemi drejtësie te pavarur, të paanshëm, efektiv është një tregues domethënës për mënyrën sesi funksionon demokracia.
ÇFARË BËJMË?
Çfarë bëjmë ? Siç duket, ne tashti jemi në një dashuri të madhe me ta, aq sa ata na kanë vënë në një gjumë ku shohim ëndrra të ëmbla demokracie…ndoshta ” sindroma e Stockholmit”?
Gjithsesi, ekziston edhe një zemërim popullor, por është i verbër… urrejtje e sulme të ndërsjellta …vetëshkatërrues kundër interesave të veta duke përkrahur figura politike qëllimi i të cilëve është të dëmtojnë sa më shumë të jetë e mundur .Nëse ne energjinë apo fuqinë tonë të brendshme e vemë në veprim duke u zgjuar nga gjumi atëherë ne mund ta ndryshojmë mjedisin sado i ashpër e mbytës të jetë, në rast të kundërt ne do të jemi të transformuar nga ky mjedis, siç edhe jemi, të dëshpëruar pa shpresë, të pafuqishëm për të ndryshuar mjedisin…
A mundemi të ndryshojmë mjedisin ? … Është e vërtetë se kur jeta bëhet e vështirë, edhe ne e gjejmë veten në “ujë të vluar”: nën breshërinë e propagandës, denigruese, shkatërruese, mpirëse që lufton në çdo fushëbetejë të shpirtit, prodhon, shumëfishon, shkatërron, shfaros, sajon, ndërton e zhbën-një mjedis i egër dhe i ashpër. Nëpërmjet njëlloj “bombardimi” të fuqishëm pohimesh, opinionesh, argumentesh dhe prononcimesh që vijnë nga të gjitha kanalet e burimet, nga një ushtri e tërë “agjitpropësh”- mediash të shkruara e televizive, portalesh e kanalesh informacioni të panumërta, i të gjitha palëve që trajtojnë opinionet e tyre të pabazuara, si fakte të pakundërshtueshme që na trondisin me emocione negative si frika dhe mungesa e shpresës, përfundojmë të dobët, të lëshuar, të dëshpëruar, të nënshtruar … pajtohemi me gjendjen madje, mund të bëhemi aq të rraskapitur dhe të dëshpëruar, sa të duam të heqim dorë nga përpjekjet tona … na duket normale kjo jetë skllavëruese e nënshkruese. Por mund të bëhemi edhe të ngurtë me “zemër të gurtë”. Në këtë gjendje, duket sikur zemrat tona janë ngurtësuar, jo më të afta për të lejuar që dashuria të rrjedhë brenda ose jashtë nesh. Madje, këtu e ka zanafillën ajo sjellja e shëmtuar e vetëgjyqësisë: ne mund të fillojmë të kapemi nga inati, zemërimi dhe urrejtja ndaj njerëzve në jetën tonë dhe të marrim edhe kallashin për të “larë hesapet”. Dhe kjo ndodh kur shteti është indiferent dhe njerëzit humbasin besimin te shteti.
Dhe në realitet gjatë këtij 30 vjeçari jemi pajtuar me këtë mjedis i cili na ka transformuar në të tilla gjendje …
Pse? … çfarë ndodh me ne? Mos vallë jemi indiferentë ndaj të vërtetave? Mos vallë besojmë a priori, verbërisht pa dyshuar se çfarë na serviret? Mos vallë harrojmë shpejt ngaqë kujtesën e kemi të shkurtër? Vërtetë, çfarë ndodh me ne? I dëgjojmë, i shohim, i komentojmë, i shajmë, i lavdërojmë, merremi natë e ditë me ta, duke harruar shpesh herë dhe familjen, tjetërsohemi, “shesim” dinjitetin, bëhemi ndërgjegjja e të tjerëve. Ky do të thotë kapitullim. Kështu ne do të këndojmë rekuiemin për vetën tonë.
Përse duhet t’u besojmë këtyre individëve kushdo qofshin ata, dhe të kapemi fort pas çdo premtimi apo opinioni të tyre ,duke i bërë tonat këndvështrimet e tyre, që thjesht u pëlqejnë të tjerëve ose thjesht sepse ato na bëjnë të ndjehemi mirë?
A janë tonat këto mendime? Sigurisht që jo! Kjo do të thotë se ne ndodhemi në “botën” e tjerëve, të cilat drejtojnë sjelljet dhe veprimet tona. Dhe vendimet për ngjarjet e ndryshme nuk i marrim ne, por të tjerët, Ata! A nuk të çon kjo në heqjen dorë nga drejtimi i jetës tënde duke e lenë veten ta marrë rrjedha e ta përplasë ku të dojë ajo? A nuk të çon kjo në humbjen e lirisë personale e të identitetit individual? Kjo të bën të mos jesh ti, të mos jesh vetvetja ta mohosh veten për hir të “dashurisë”partiake “apo për interesa të ngushta personale. Të mos jesh ndërgjegjja jote e të shesësh dinjitetin për “një copë bukë”, siç thotë populli.
E pra ,shumica prej nesh e bën, duke mos analizuar, thelluar e dyshuar çka shohim,dëgjojmë e lexojmë ..Ose nga militantizmi,ose nga interesa pragmatiste ,ose nga padituria ,ose nga të menduarit si plebej,ose nga të trajtuarit e vetes si adoleshent se “kështu “më pëlqen ..
Ky është edhe një problemi i yni që lidhet me pragcivilizimin tonë që ende jemi në fazën “foshnjore” të qytetërimit modern…
Me njerëz të tillë “pa tru”, çdo klasë politike e ka shumë të lehtë të manipulojë individët e t’ i organizojë në turma e t’i lëshojë përpara si “kope” aty ku do “shefi” vetëm me një “fërshëllimë” .
Një bindje e tillë, një vetëflijim i tillë për prijësin (sikurse po ndodh aktualisht në opozitën shqiptare) është forma më e lartë e primitivizmit të një njeriu që “truri i është dhënë gabim”, është një “njollë mortaje e qytetërimit”. Jashtë kontekstit të kohës kur është thënë dhe e zhvendosur në rastin tonë mund të kujtojmë fjalët e Gebbelsit “Ndërgjegjja ime është Hitleri”. Dhe e flijoi veten dhe familjen (gjashtë fëmijë) menjëherë pas vetëvrasjes së Hitlerit.
ÇFARË TË BËJMË? …
Të lëshuar, të nështruar, të dëshpëruar, të zemëruar, duke bërë çfarë?…e ne i biem legenit duke bërë “llaka- llaka” nëpër fejsbuqe e kafene në vend që të ngrihemi të luftojmë për të drejtat tona qytetare njerëzore e jetësore …Ne dimë të vrasim për një fjalë goje… kurse kur na “rrjepin lëkurën e xhepat” të fortët , rrimë e heshtim ose bëhemi qaramanër … kur nuk jemi të zotë të ndryshojmë gjëndjen, atëhere a nuk do të ishte më mirë të përshtatemi me ligjin e më “të fortit” për të qenë përjetësisht të nënshtruar madje me dëshirën tonë” …
…Llalla do fitojë pafajësinë, si Fullani dikur, Gjingjoni po na del “engjëll”, djali i Saliut bën orgjira, budallenjtë e politikanëve studiojnë në kolegje e universitete euroantllantike . Ja bëni ca durim dhe do të shihni se si do shpëtojë djali i biznesmenit që çoi në varr një familje … dhe përsëri do lëvizë me shpejtësi skëterre duke u kapardisur para policisë e drejtësisë. E pse jo, kur Saliu e djali i tij së bashku me Mediun hodhën në erë një fshat të tërë e çuan në varr 26 njerëz e shëtisin të lirë, madje kriminelet do të të bëjnë edhe moral, duke u tallur me ty?
Në fejsbuqe,portale ,kafene,” luftojmë” si “donkishotianë” se nuk kemi këllqe si ” robinhudër” …prandaj le të kënaqemi me mbijetesën” për t’i dhënë kuptim vuajtjes “- siç thoshte Nitchezen …Le të përpiqemi t’i japim kuptim vuajtjes dhe të shijojmë ” lirinë e demokracinë” të ” lidhur me zinxhirë” …Por a është dinjitoze e fisnike një qëndrim i tillë ndaj brezave të ardhshëm ? A nuk ndjejmë përgjegjësi për të ardhmen e tyre ?
Po po duhet vepruar .E vetmja rrugë e shpëtimit ,por….para se të veprojmë duhet të zgjohemi nga gjumi letargjik “demokratik” e pastaj të transformojmë këtë mjedis mbytës e të ashpër!
A MUNDET TË RINGIHEMI?
Dy rrugë ka: Ose vepro ose rri skllav! Nga duhet filluar? Shkrimtari rus Solzhenicin e shpreh qartë ndryshimin: “nëse duam të ndryshojmë botën nga do t’ia fillojmë nga vetja apo nga të tjerët? Në besimin tim them se duhet të fillojmë nga vetja duke bërë gjërat që kemi nevojë të bëjmë dhe duke u shndërruar në variantin më të mirë të vetes. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi shumë më tepër mundësi ta bëjmë botën edhe më të mirë ”
Të shndërrohet në variantin më të mirë të vetes për ta bërë botën më të mirë ! Po si ? Në ç’mënyrë?
Nuk ekziston një zgjidhje universale e zbatueshme për të gjithë e për të gjitha vendet… për revolucione socialë as që bëhet fjalë sepse situata revolucionare nuk ekziston, as për solidaritet sepse sindikatat janë formale… Mund të ketë zgjidhje specifike për probleme specifike, por jo të vlefshme për çdo rast, të paktën me aq sa na tregon historia e njerëzimit … Nëse i hedhim një sy kësaj historie shohim se veprimi është ai që i ka bërë realitet shumë të drejta që gëzojnë njerëzit sot .. Nuk është një akt i vetëm, as një veprimtar i vetëm që çon përpara një drejtim politik … Është një kudhër që i shërben edhe kalitjes së ndërgjegjes, që i shërben edhe dijes. Provohen të bëhen gjërat dhe mësohet … Mësohet se si është bërë bota dhe kjo shërben se si të kuptosh … Se si të vazhdosh, mund të mbështetesh tek njeri tjetri. Mund të informohemi nga njeri tjetri … mund të konfrotojmë idetë dhe në këtë mënyrë t’i përsosim ato.
Kur pyesin çfarë të bëjmë duhet edhe të përgjigjemi se gjithçka që mund të bëjmë! Të shfrytëzojmë ato liri që disponojmë, që nuk kanë rënë nga qielli por janë arritur me çmimin e luftërave të vështira popullore, të dhimbshme të guximshme e si janë bërë realitet… Kjo është një trashëgimi e njerëzimit falë betejave të luftuar nga të tjerët ..mund të bëhet shumë nëse organizohemi nëse luftohet për të drejtat e veta siç është bërë në të kaluarën dhe shumë beteja mund të fitohen.
Kështu do të rinjihemi në shkallën e dinjitetit që na takon si njerëz. Kështu ngjallet shpresa!
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Nuk mbajme shprese se do ngjallet shpresa me kete klase politike e drejtesi qe vetem kane vjedhur e pasuruar.
Dhe sidomos me kete shoqeri ku klasa politike ka futur politiken percarse,urrejtjen e degjenerimin e rinise analfabete dhe qe kerkon me teper se sa japin
Cfare shprese mund te ngjallet kur ju si gazete edhe kur botoni nje leter te te plagosurit ne Sarande dhe sjelljen rrugacerore te mjekut,ju MBYLLNI KOMENTET ne vend qe t’i lejonit ato pa censurim?
Pse na mbyllni gojen te shprehim mendimin tone ndaj akteve te tilla kriminale?
Nuk i heq asnje presje , shkrim qe pershkruan shume mire situaten ku ndodhemi ! Si? Nga ti a fillojme? Per mendimin tim nese do na duhet te presim qe te ndryshojne njerzit do te duhen shume vite e shume kohe e lodhje qe do te sjell ne deshtim ! Degjenerimi i shoqerise eshte shume i perhapur dhe i thelle , personalisht nuk kam shprese tek njerzit, edhe sikur te dal nje hero ai i vetem apo me nje grusht njerzish nuk mund te bej asgje ! Mendimi im eshte se duhet investuar shume ne teknologjine smart , te eliminojme sa te mundemi faktorin njeri ne rregullimin e shoqerise ! Te bejme nje sistem te komanduar nga teknologjia smart qe nuk njeh korrupsionin njerzor dhe te udhehequr apo administruar nga nje grusht njerzish qe do te kishin te qarta detyrat e pergjegjesite e tyre !Dronet jane nje menyre shume e mire per kontrollin e trafikut e territorit , nuk ka nevoje per adresa (qe tregohet si nje menyre qe frenon punen e tyre) per gjobat, mjafton qe makina qe identifikohet si shkelse te ndalet kudo ku shikohet e te sekuestrohet nese ka disa gjoba e nje kohe te gjate qe nuk i paguan ! Ky eshte nje shembull, por ka shume te tjere ku smart teknologji mund te ndihmoj ne berjen e shtetit ! Nese njerzit edukohen e ndergjegjesohen se rregullat nuk mund te shkelen e as te anash kalohen pasi sistemi nuk e mundeson dicka te tille ateher ata do te fillojne te kerkojne llogari, te denoncojne cdo shkelje e te behen ata guardianet e pare te rregullave shoqerore !
Po hiqi ndonje presje, se nuk behet qameti.
Bravo Mirel! Komenti me i bukur qe ekziston! Stereotipi i shqiptarit qe flet dhe komunikon per te bere zhurme, si qenie kafsherore bazuar ne instikte qe jemi. Komenti yt eshte i pavlere dhe pa pasoje, aq sa nje krimb ne qytet.
mirel, nuk te rrihet pa futur hundet ngado si kone qe je…nuk gjete ndonje gje qe s’shkonte ne komentin e ketij zoterize me lart dhe u kape me “presjet” ! Me komentet e tua prej deliranti qe ne permbajtje kane vetem sharje, sharje dhe vetem sharje pa mbarim, nuk eshte se ndikon per mire ne shoqeri, pervecse ne menyre negative, pasoje e degradimit total qe ke..dhe,askush s’ka nevoje te mesoje dicka prej teje, e normalisht qe s’ke se si te jesh dakord as me profesor J.Mandilin e me askend qe nuk eshte tru pjerdhur si puna jote.
Zoti Mandili,si mund te ngjallet shpresa,kur gazeta DITA eshte bere mbrojtesi me i madh i nje kryebashkiaku mashtrues si Veliaj,qe i ka lene lagjet periferike te Tiranes si GETO,pa asnje element jetik?
E e shihni se ka dy dite qe boton foto pa fund reklame,sikur ky ka shkuar ne SHBA per te nenshkruar dhenien falas te 1 miliard dollareve?
Pse duhet bere kjo reklame e ndyre kur nuk shoqewrohet me fakte ne interes te popullit?
A do kemi shprese se Veliaj do na sjelle kur te kthehet me lajme te mira per ne shqiptaret,apo vetem pordhe dhe zgerdhirje ne foto?
“Prisni e shpresoni”- thotë Edmond Dantesi, tek romani “Konti i Montekristos”. Dhe me që shpresa, thonë se vdes e fundit, atëherë me siguri, pas vdekjes sonë “shpresa” do te triumfojë . . . .
Akoma ka mesazhe qe thone ‘ngrihuni’? Ngrihuni, po, por ikni, sa me shpejt nga ky vend, kush e ka mundesine. Kjo anije e madhe mes tymit po mbytet, sa me shpejt te ikesh larg, aq me mire. Sa me shpejt te kthehemi ne njerez, e jo ne bageti te trembura se mos i vrasin bagetite e tjera rruges. Ngrihuni ne proteste? T’u vrasin? Te leni nenat dhe baballaret, bashkeshortet dhe femijet rruges? Ngrihuni e ikni, sa me shpejt, braktiseni kete kosh plehrash me njerez te stermunduar e te kthyer ne shoqeri instiktive.
Jo me kete klase politike s’ka shprese po vetem zythje efhe ma thelle ne degradimin shoqeror e kombtar!
I nderuari Mandili!
Nuk mund te shtrohet sot pyetja ne se ” A mund te ngjallet shpresa”,kur kete shprese kemi 30 vjet rresht,qe po e vrasim ne te gjithe qelizat e saj!
Per cfare shprese flitet sot,kur per 30 vjet nuk kemi pare me sy asnje element te DEMOKRACISE DHE SHTETIT LIGJOR?
Si mund te kemi shprese ,kur ata qe moren pushtetin per 30 vjet rresht,ne emer te antikomunizmit nazist i vune flaken Shqiperise,e grabiten dhe shkaterruan tere pasurite kombetare,qe mbollen urrejtjen dhe percarjen ne popull,qe zhvilluan luften e klasave me te eger dhe me te madhe se me pare duke i ndare shqiptaret ne komuniste e antikomuniste,ne toske e gege,ne muslimane e katolike,ne veriore e jugore,ne sllave e greke etj gje qe cuan ne lulezimin e krimit dhe korrupsionit gjigand aq sa sot nje grusht cubash jane bere miliardere,ndersa shumica e popullit vuajne per buken e gojes!
Pushtetin e moren ata qe e kishin mjele edhe pushtetin socialist me pare,qe nga Sali Berisha,Fatos Nano e deri tek Edi Rama!
Si mund te ndertonin demokjracine dhe shtetin ligjor keta sharlatane,kur ne koken e tyre levrinin mendime se si te mbulonin te kaluaren e tyre komuniste,te cunave te bllokut se sa te qanin hallet e shqiptareve?
Cfare shprese mund te na ngjallet kur edhe bota nuk i ka thene asnje fjale banditit Sali Berisha,por tani pasi rrenoi Shqiperine,na shpallet i korruptuar?
Si mund t’i varen sot melcite ne qafe ujkut Edi Rama,qe eshte po aq antishqiptar sa edhe Berisha?
Shpresa mund te ngjallet kur ju si gazete mund t’i shporrni te gjithe sofistet e deri tanishem dhe t’i hapni faqet e gazetes njerezve te tjere progresiste!
DITA: I nderuarë Z.J.Mandili: “Anatomia”Juaj politike,Ekonomike,Sociale,Shoqërore është shumë e kjartë:
1.DASH goditi brinjë më brinjë Sb si i korruptuarë në 30 vite,Dhunues i Demoktacisë,Pengues i Drejtësisë,Shpifs me Retorikë helmuese Kombëtare dhe Nd/Kombëate.Pra,ky kafshë..është fatkeqsia mr.1 Kombëtare 30 vjeçare.Kaq mjafton që populli e kuptoi se në 30 vite Sb na ka sabotuarë demokracinë,ndaj jemi të varfër dhe jashtë dyerve të Europës.Athere çduhet të bëj populli më këtë konfliktual të madh..!?Ja u ngritë..të vrasi Sb..? Këtë do Ai që ti vendoset busti ku ishte i E.Hoxhës përball tradhëtarit A.Zagolli.
2.Fatkeqsia Shqipëtare nr.2 është DREJTËSIA e kapur prej Sb që në 92.Dhe Ajo nuk bëhet më kurrë sa të jetë Sb mbi dheee..! Këtë e di mirë populli.Dhe nuk ka burrë nëne të arrestoi Sb.Pasi Ai mbrohet nga shumë agjentura të huaja.Mbrëm këtë e dëgjuamë edhe nga SHOTA E HAKLAJVE.
3.Tashmë topi është mbi DASH,që shpalli Sb non grata.E.Biberaj dhe Rajersoni na e prunë Sb në 92 për të luftuarë Komunizmin-DASH duhet ti gjëj vëndin.
4-Për DASH Putini dhe Viçiçi është këtu tek NE.O sot o kurrë.
-FLM DITA,J.M
C’i ben Anatomise Ethemi..e vdes fare
O ethem trapi, ku e shikon ti DASHIN me brire qe i ka thyer brinjet salehut?….ai po thyen rekorde si notar i “zoti” ne gjirin e lalzit, biles do te jete dhe ne parlament o dallkauk sepse lideri qe ti i lepin sumen, edvin shkerdhata, ja ka bere gjithcka te lehte, pra i ka uruar pleqeri te mbare, qe do te thote, deri sa ti vije ngordhja do te shijoje te gjitha paret qe ka bere nga punet e pista dhe ato i ka me bollek per te gjithe lukunine…
Po ti vete, perse nuk ha ate pensionin e kapterit dhe mos te na cash trapin o enuk pa shtylle kurrizore!
A mund te ngjallet shpresa me njerez zemer kalbur si puna juaj?!
Sipas Remos reforma ne drejtesi qenka ber sa per tu “gjetur ” kola ne pun.! Pra kjo refome qenka bere per te mashtruar opinionin se coc po behet e ne faks sipas Remos kjo qenka nje vrim ne uje.!
Po si mendon ti se vertet nje shtet qe mori persiper berjen e drejtesise do te deshtoj kaqe me turp.!
Kjo eshte e pa besueshme.Megjithate ruani keto shkrim se mbase pas pake kohe do te ballafaqohemi perseri me to dhe se kush ka te drejte.
Liu nga selenic-a….!!
Kur te reformohet koka dallkauke e shumices shqiptare atehere do te kete dhe reforme per pa-drejtesine….deri atehere ne na ka perpire dheu……
Nese vertete je nga Selenic-A, merr ndonje cope ZIFT-ti dhe mbaje per kujtim tek koka e krevatit se rruge te shtruar te pakten deri ne Vlore s’ke per te pare kurre……qe ne fakt duhet te ishte gjeja me e thjeshte, por per ju te jete mire partia se te tjerat “kane kohe”, i di Qeveria!! Shko nga kapter Ethemi matane lumit Vjose ne mallakaster dhe i fusni nganje pace-pilaf shoqeruar me raki skrapari nga ajo qe ju ka dehur LIDERI, gjeni dhe Guri Rroken(ate qe i kendonte babe Erdoges), dhe beni nje kenge per vezir Rama–llahun tuaj….o mendje pjerdhur!!
O Jorgaqi, po ti ku e fut veten, nuk je medicom dhe ti, si gjithe pushtet e pushtetit?
E çfar te themi more vellezer….! Mbasi lexova shkrimin e z.Mandili , rrejsht mbas rrjeshti ,mu krijua pershtypja se do te perfundonte me vargjet……..
……..Ngrihuni ju o te munduar ……..
……..Ju t’urët skllever anemban…….
………Na buçet gjaku i turbulluar……..
………S’duam padron edhe tiran…….
Etj..etj…etj……..
Haha……… ky shkrim mbase mund te frymezoje ndoshta ndonje 20 apo 25 vjeçar. Por per mua petsonalisht eshte kotradiktor ne ato qe thote . Te ngrihemi thote Jorgo por revolucion nuk bejme dot. Te solidarizohemi me hallexhiun por sindikat nuk kemi , te ndryshojme ligjet por partite nuk na perfaqesojne . A dihet gje se nga bie rruga z.Mandili?!