Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Kim bën bashkë Ruçin, Metën, Bashën! Mungon Rama

Ermir Ermir

Në ceremoninë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë bërë bashkë të gjithë figurat e larta të shtetit, duke nisur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha,  ministrat e qeverisë Rama, krerët e komuniteteve fetare, kryeprokurorin Olsian Çela. Në ceremoni ka munguar kryeministri Edi Rama.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përcjellë edhe një mesazh.

“Deklarata e pavarësisë, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejta të patjetërsueshme, siç janë jeta, liria, që për të siguruar këto të drejta qeveria themelohet prej njerëzve duke e marrë këtë të drejtë nga pëlqimi i njerëzve, që sa herë një formë qeverisëse shkatërrohen këto parime, është e drejta e popullit ta shfuqizojë ose ta ndryshojë atë dhe të themelojë qeverinë e re, duke hedhur baza mbi këto parime dhe duke organizuar kompetencat e saj në një formë të tillë siç do t’u duket atyre që ndikon në sigurinë dhe lumturinë e tyre”.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *